• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet ‘kopshtari’ shqiptar në fermën e kanabisit! Emri (Foto)

17:35 : 20/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Profesioni i ‘kopshtarit’ është mjaft i shprehur ndër shqiptar në Britani. Policia ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar në Uells, i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin Aldjon Musollari, i cili sipas mediave britanike ishte transportuar ilegalisht në Uells nga një grup i krimit të organizuar me qëllim që të punonte si “kopshtar” në një “fermë kanabisi”.

Ambienti i cili ishte shndërruar në fermë të sofistikuar kanabisi kishte qenë më parë zyrë postare.

Plantacioni i kanabisit ishte në pronësi të një grupi të organizuar kriminal.

Aldjon Musollari u kap nga policia teksa po dilte nga plantacioni i kanabisit me vlerë rreth 100 mijë paund.

Lexo edhe:

No Content Available

Muret e ish-postës ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike, gjithashtu ishte instaluar një sistem ndriçimi për mbarëvajtjen e rritjes së bimëve të kanabisit. Në banesë u gjetën transformatorë të energjisë elektrike, thasë me plehra dhe një sistem ujitjeje hidroponik i lidhur në banjën e katit të sipërm.

Ata që ndërtuan fermën e kanabisit kishin hapur gjithashtu një vrimë në tavan dhe kishin vendosur shkallë që bënin të mundur aksesin nga dhomat e banimit te zona e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjykata e Kurorës në Swansea tha se kur policia ndaloi Musollarin, ai u përgjigj: “Unë nuk flas anglisht. Jam pa pasaportë. Jam emigrant ilegal.”

34-vjeçari shqiptar u tha oficerëve të policisë se ai kishte hyrë në territorin britanik me një kamion që ishte nisur nga Belgjika rreth gjashtë javë më parë.

Ai tha se kishte punuar në ndërtim në Liverpool dhe më pas të udhëtoi për në Cardiff ku kaloi një javë duke jetuar rrugëve deri në momentin që iu afruan dy burra, të cilët e çuan në Ammanford dhe e mbajtën në banesën e tyre.

Musollari pranoi akuzat për kultivim të kanabisit, ndërkohë që ai nuk rezulton me asnjë dënim të mëparshëm.

Avoakati i shqiptarit, Matt Murphy, tha se duke pasur parasysh nivelin e lartë të papunësisë dhe varfërisë në Shqipëri, klienti i tij shfrytëzoi rastin për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për t’u angazhuar në kultivimin e kanabisit në mënyrë që të siguronte të ardhura për gruan dhe prindërit e tij në vendlindje.

Për shkak të pranimit të akuzave, shqiptarit iu ul një e treta e dënimit dhe ai u dënua me 20 muaj burg. Ai do të qëndrojë në paraburgim për gjysmën e kësaj periudhe, ndërsa pjesën e mbetur të dënimit do ta kalojë jashtë qelisë duke shërbyer në komunitet.

Ky nuk është rasti i parë ku të rinj shqiptarë detyrohen të largohen nga vendi për shkak të varfërisë dhe papunësisë, duke u futur në borxhe me trafikantët që t’u mundësohet mbërritja në “Tokën e Premtuar”, e më pas ata detyrohen të punojnë në “shtëpi bari” që të shlyejnë borxhin ndaj trafikantëve.

Janë të panumërta rastet ku shqiptarët përjetojnë drama të tilla rrugëve të Europës.

Etiketa: kanabis shqiptari droge boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

VIDEO/ Tension në “Loro Boriçi”, protagonist bëhen trajnerët Ndreu dhe Brdaric

TË GJITHA

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400% të mbrojtjes ajrore

15:22 : 09/06/2025

Minierat/ Raporti i KLSH: Strategjia e mangët pa indikatorë matës të sektorit

15:18 : 09/06/2025

Ndërron jetë foshnja 5-muajshe në Greqi, arrestohen dy prindërit shqiptarë

15:11 : 09/06/2025

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

15:03 : 09/06/2025

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com