• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I njohur ndërkombëtarisht si arkitekt/ Kush është Përparim Rama, fituesi i Prishtinës

08:18 : 15/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat janë mbajtur ditën e djeshme, komuna e Prishtinës tashmë ka në krye, kryetarin e ri, Përparim Ramën.

Rama mori 40,659 vota ose 51,07% të totalit të votave, duke mposhtur Arben Vitinë e Vetëvendosjes , dhe duke i shkaktuar Albin Kurtit një disfatë të thellë, teksa humb kryeqytetin.

Po kush është Përparim Rama

Situata socio-ekonomike e politike në Kosovë gjatë viteve të 90-ta kishte bërë që shumë kosovarë ta lëshojnë vendin. Disa në kërkim të një jete më të mirë, e disa të detyruar, meqë përndiqeshin nga regjimi i atëhershëm serb.

Këtë fat e ka pasur edhe prishtinasi, Përparim Rama, i cili ishte detyruar qysh në vitin 1992 të largohej nga Kosova për në Britaninë e Madhe, si 16 vjeçar, pasi përndiqej nga regjimi.

Lexo edhe:

Raporti/ Tirana më e ndotur dhe më e shtrenjtë, Prishtina ia kalon në çdo tregues të cilësisë së jetës

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

Por tash, pas gati 29 vjetësh, Përparimi që në Angli kishte shkuar si refugjat, Kosovës pritet t’i kthehet si arkitekt me famë botërore e që ka fituar shumë çmime në arkitekturë. Rama do të udhëheq Komunën e Prishtinës pas rezultatit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do u mbajtën ditën e djeshme.

Veprat e Përparim Ramës kanë bërë që për arkitektin kosovar të interesohen edhe mediat më të mëdha botërore, CNN e Bloomberg dhe shumë të tjera.

Në një rrëfim për CNN, Rama kishte folur për historinë e tij të largimit nga Kosova, luftën dhe zhvendosjen e tij në kryeqendrën e Britanisë së Madhe.

“Emri im është Përparim Rama dhe unë kërkova azil në Britaninë e Madhe në vitin 1992. Jeta në Kosovë nuk ishte aspak e lehtë. Të gjithë të rinjtë e asaj kohe merreshin me dhunë nga forcat policore dhe ushtarake serbe për t’u dërguar në luftën me kroatët apo boshnjakët, ndaj e pashë të udhës që për mua ishte më e lehtë të vija në Britani e të kërkoja azil, sesa të përballesha me situatën e atjeshme”, ka treguar Përparim Rama për CNN.

Shkaku i situatës së rënduar politike, Britania e Madhe ia kishte pranuar Ramës kërkesën për azil. Atje Rama kishte vazhduar jetën e tij dhe shkollimin.

Në Londër, ai kishte nisur studimet për arkitekturë, e që më pas rezultoi edhe me hapjen e një kompanie për arkitekturë dhe dizajn.

Perparim Rama është arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Ai ka deklaruar se është vlerësuar me disa çmime, ndërkaq puna e tij është botuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit përfshirë “London Building Design Magazine”.

Rama është intervistuar nga BBC, CNN, BLOOMBERG, RAI, The Times Neëspaper mbi Arkitekturën dhe Urbanistikën.

Në vitin 2012, ai ka marrë pjesë si këshilltar i veçantë në Lojërat Olimpike.

Edhe në faqen e Ministrisë së Kulturës, Shkencës dhe Tekonologjisë është publikuar një biografi e arkitektit, ku thuhet se në vitin 2012, Rama është përzgjedhur kurator për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venezia të Italisë.

Në CV-në e tij thuhet se ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele, ndërkaq më parë ka punuar si këshilltar në Aeroportin e Southampton.

Rama ka përvojë si mësues në Shkollën e Arkitekturës në Universitetin Nottingham dhe bashkë-mbikëqyr Doktoraturat në Arkitekturën Gjeneruese dhe modelimin e ndërtesës SMART në programin MA dhe PHD në institutin SmartLab Media.

Rama është prezantues i rregullt në konferenca ndërkombëtare. Ai prezantoi në fjalimet e TEDx në Prishtinë, Kosovë dhe Tiranë, Shqipëri mbi ndikimin e mjedisit të ndërtuar në sjelljen njerëzore.

Etiketa: arkitektperparim ramaPrishtina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti/ Tirana më e ndotur dhe më e shtrenjtë, Prishtina ia kalon në çdo tregues të cilësisë së jetës

10:53 : 14/10/2025
RAJONI

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

22:54 : 12/10/2025
RAJONI

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025
RAJONI

“Exit poll-et” për zgjedhjet në Kosovë/ Prishtina shkon në balotazh, dështon ish-ministrja e Edi Ramës

19:26 : 12/10/2025
SPORT

Prishtina eliminohet nga kualifikueset e Europa League, Sherif Tiraspol në turin e dytë

22:14 : 17/07/2025
RAJONI

“Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para?

14:13 : 11/07/2025
Para

Bora Zemani flet për herë të parë për marrëdhënien me Donald Veshaj: Po e pres

TË GJITHA

“Lavatriçja e parave të drogës s’dihet kur do fiket”/ Ish prokurori Beçi: Motorin e ka ekzekutivi

21:38 : 21/10/2025

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025

Gazetari italian: Mafia shqiptare, strukturë e fshehtë dhe elastike si ‘Ndragheta’

21:19 : 21/10/2025

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

21:11 : 21/10/2025

“Nëse s’vjen në orën 6…”/ Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB

21:02 : 21/10/2025

Ish-prokurori: Në Durrës dhe Kakavijë nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon

20:48 : 21/10/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, njëri tenton t’u arratiset policëve dhe i plagos

20:41 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com