• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Për inat të Sali Berishës, do të fle me Kimeten”

10:54 : 14/11/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Edmond Tupe

Kur ia prezantuan Théophile Gautier-it, këtij shkrimtari të famshëm francez të shekullit XIX, Charles Baudelaire-in si një ndër poetët e rinj më premtues të asaj kohe, Mjeshtri e pyeti këtë: “A i lexoni fjalorët?” dhe kishte të drejtë: Si përkthyes e leksikograf, por edhe si shkrimtar sado modest, jam përdorues i  rregullt i fjalorëve edhe njëgjuhësh, pra shqip-shqip ose frëngjisht-frëngjisht, edhe dygjuhësh, pra shqip-gjuhë e huaj dhe anasjelltas. Rrjedhimisht, kam shijuar, ndër të tjera, edhe pasurinë jo vetëm leksikore, por edhe frazeologjike të gjuhës sime amtare, e cila më ka mahnitur dhe ndihmuar këto vitet e fundit për të analizuar figurativisht edhe aktualitetin politik në Republikën Rambambum të Shqipërisë.

Në kuadrin e përplasjes Berisha-Basha, çka më bën të ndiej një keqardhje sëmbuese për fatkeqësinë që e ka pllakosur Partinë Demokratike – e kam fjalën për përçarjen e saj të frikshme që i bën socialistët e kryeministrit të përjetshëm Rambambum të fërkojnë duart, shalët, barkun dhe nënbarkun gati në një ekstazë orgazmike, falë “Fjalorit frazeologjik të gjuhës shqipe” (Tiranë, 2010) të Jani Thomait m’u kujtua sërish shprehja “më shtiu pleshtat” në kuptimin ‘më nxori telashe e ma prishi rehatinë; më vuri në një gjendje të vështirë’, çka përputhet pikërisht me situatën aktuale: A nuk i shtiu pleshtat Sali Berishës Departamenti Amerikan i Shtetit duke e shpallur atë ‘persona non grata’ ? A nuk i shtiu pleshtat Sali Berishës edhe Lulzim Basha duke e nxjerrë jashtë grupit parlamentar të Partisë Demokratike? Nga i njëjti fjalor më erdhi gjithashtu shprehja “për një plesht djeg jorganin” e ilustruar me shembullin që vijon: ‘Në vend që ta shëronte, si doktor që është, ia bëri gangrenë, kështu, për një plesht dogji jorganin’, shembull ku fjala “doktor” ngjan sikur parandiente qysh në vitin 2010 se ish-doktor Sali Berisha do të organizonte foltoret e tij për të djegur “jorganin”, pra atë pjesë të Partisë Demokratike në duart e “pleshtit” Basha! Nga ana tjetër, me fjalët dhe veprimet e tyre a nuk i thonë praktikisht njëri-tjetrit dy protagonistët Berisha e Basha “Më marrsh pleshtat!”, shprehje kjo që figuron në fjalorin e lartpërmendur?

Një si parandjenjë më thotë që lexueset dhe lexuesit e mi të sotëm mendojnë se tani ka ardhur moment të flas disi më në hollësi edhe për jorganin. Mirë, pra, veçse më duhet të pranoj se, si autor librash erotikë që jam gjithashtu, fjala “jorgan” më ka ngjarë gjithnjë si term i veçantë erotik jo vetëm se të kujton shtratin, ku përveç gjumit bëjmë edhe disa veprime fort të ëmbla e mbresëlënëse, por edhe sepse po t’i heqim kësaj fjale germën e parë përftojmë – o mrekulli! – termin “organ” pa të cilin tek një çift dashuria do të ndihej e cunguar, kurse orgazma do të ishte vërtet fort e mundimshme për t’u arritur! Rrjedhimisht, dhe kësisoj po i kthehem fjalorit të Jani Thomait, shprehja “i bëhem jorgan (dikujt)” ose “i hedh jorganin”, në kuptimin ‘e mbroj dikë, e marr në mbrojtje, nuk e lë të pësojë gjë a të dëmtohet nga diçka, e ruaj nga ndonjë rrezik’, ngjan si e bërë enkas për Sali Berishën që kërkon me çdo kusht, me afsh e me dashuri, ta mbrojë Partinë Demokratike duke… duke e futur në… në shtratin e vet, sepse Lulzim Basha kërkuaka ta nxjerrë nga shtrati i tij, a thua se bëhet fjalë për… për një lumë dosido!

Lexo edhe:

No Content Available

Ndërkaq, në mënyrë që të mos i mbetet hatri tërësisë së proverbave të gjuhës shqipe, le të qëndrojmë paksa tek disa syresh: Kështu, me shumë gjasë, proverbi “Për inat të sime vjehrre, do të fle me mullixhiun!”, në gojën e Sali Berishës do të riformulohej si vijon: “Për inat të Soros-it / Biden-it, nuk do të fle me Kimeten!”, kurse në gojën e Lulzim Bashës do të riformulohej si vijon: “Për inat të Sali Berishës, do të fle me Kimeten!”; proverbi “Politika është kurvë” në gojën e Sali Berishës do të riformulohej si vijon: “Politika është llasticë”, kurse në gojën e Lulzim Bashës do të riformulohej si vijon: “Politika është kurvicë”; proverbi “Më mirë vonë se kurrë!” në gojën e dy protagonistëve Berisha e Basha, do të riformulohej në  të njëjtën mënyrë, pra si vijon: “Më mirë vonë se kurvë!”.

Së fundi, lidhur me proverbin “Koka e vogël ha të madhen” aq i dobishëm për kuadrot e Partisë së Punës  në kohën e diktaturës hoxhiste,  nëse atyre u shkonte mendja t’i tradhtonin bashkëshortet, unë u rekomandoj gjithë politikanëve, përfshirë edhe Ramën, Metën, Berishën e Bashën, që t’i vënë gishtin kokës! Cilës kokë? Ah, këtë e dinë ata dhe vetëm ata të katër, madje i këshilloj të këmbejnë mendimet e tyre në këtë pikë fort delikate, sepse, siç thotë një proverb erotik që kanë nisur ta përdorin rëndom anëtaret e anëtarët e forumeve rinore të të gjitha partive tek ne, “Sheh rrushi rrushin dhe piqet, prek pjeshka rrushin dhe digjet!”.

*Marrë nga “Panorama”, titulli origjinal “Pleshti dhe Jorgani”

Etiketa: emdond tupja

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Nga legjendë në 'hallexhi', Hakan Shukur: Erdogani më mori gjithçka

TË GJITHA

Zgjedhjet e 11 Majit nisin me probleme teknike në Lezhë, vonesa në një qendër votimi

07:45 : 11/05/2025

Përplasja në Dibër/ Xhemal Gjunkshi: Ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri

07:28 : 11/05/2025

Përplasja në Dibër/ Arrestohet oficeri i policisë Esat Gjura, babai i kandidatit socialist

07:26 : 11/05/2025

PD Shkodër: I dënuari për vrasje, Arian Zoga po blen vota për kandidatin e Ramës

07:20 : 11/05/2025

VIDEO/ Kapet në Mat administratori i Xibrit, lista me emra dhe fletë votimi për Agron Malaj

07:19 : 11/05/2025

Shqipëria voton/ Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë

07:10 : 11/05/2025

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com