• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Miku im, çfarë dreqin po kurdis”/ Zbardhen përgjime të reja të dosjes së pastrimit të parave

14:42 : 14/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT
Francesko Zummo dhe Rezart Taçi

Francesko Zummo dhe Rezart Taçi

Vlera prej 18 milion e 400 mijë eurove e sekuestruar në “Alfa Bank” në Tiranë, është pikasur jo vetëm nga prokuroria e Palermos që përgjonte biznesmenët, por dhe nga Drejtoria e Pastrimit të Parave në Shqipëri.

Në muajin korrik 2021, kur në llogarinë e Françesko Zummos në Shqipëri kanë ardhur eurot nga Zvicra, stafi i “Alfa Bank” ka raportuar këtë megatransaksion në Drejtorinë e Pastrimit të Parave që ndodhet në Ministrinë e Financave.

Kjo Drejtori mësohet se sapo është vënë në dijeni për prezencën e 18 milion e 400 mijë eurove ka urdhëruar bankën të mos veprojë me kalimin eurove në Hong Kong dhe Singapor.

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka vendosur një masë të përkohshme të bllokimit të pasurisë, ndërsa menjëherë ka njoftuar dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK në Tiranë.

Për bllokimin e eurove në Shqipëri nuk kishte dijeni Françesko Zummo dhe këshilltari ekonomik i tij, Fabio Petruzella.

Lexo edhe:

Prokuroria mbyll hetimet për biznesmenin Rezart Taçi, dosja i kalon Gjykatës

Rezart Taçi kërkon që çështja e tij për pastrim parash të transferohet në Itali

Të dy këta shtetas italianë prisnin që eurot të kalonin nga Shqipëria në kontinentin e Azisë, në Singapor. Por eurot nuk po kalonin dhe menjëherë ata nga vila e tyre në Palermo kanë vendosur të telefonojnë biznesmenin Rezart Taçi.

Ekonomisti Petruzella, edhe ai i arrestuar tashmë, ia kishte besuar operacionin Rezart Taçit, i cili bashkë me njerëzit e tij në Tiranë, Artur Balla dhe Bledar Lilo, kishte ndjekur të gjitha fazat, por pa informuar që pak ditë pas derdhjes së shumës me 28 korrik 2021, Drejtoria kundër Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave, e kishte bllokuar llogarinë e Zummos, duke e sinjalizuar atë transfertë si te dyshimtë.

Nga Palermo, dy italianët telefonojnë Rezart Taçit në Milano, duke i kërkuar atij llogari dhe informacione direkte, se përse “Alpha Bank” i ka bllokuar eurot që kishin mbëritur nga Zvicra në Shqipëri.

Sipas dosjes hetimore, Rezart Taçi, siguron plakun Zummo mbi faktin se paratë e tij janë të sigurta dhe në të njëjtën kohë thotë se për këtë shumë prej gati 19 milionë euro ai garantonte me pasuritë e veta.

Rrethanat e kësaj bisede mes Zummos dhe Rezart Taçit janë përgjuar nga prokuroria italiane në shtëpinë e Fabio Petruzellës, i cili të nesërmen ia ka treguar detajet bashkëjetueses së tij, duke i thënë se:

“…dje plaku mori në telefon Rezartin dhe me tone shumë të acaruara i tha: ”…Miku im, çfarë dreqin po kurdis…!”

Në këtë pikë Rezart Taçi e siguroi se:

“…Jam unë garant! Të kam thënë, jam unë garant…!”-duke marrë përgjegjësi edhe me pasuritë e veta, nëse do dështonte si operacion.

Në këtë situatë të ndërlikuar dhe jo shumë të këndshme për bosin plak, rezulton se Zummo i ka kërkuar Rezart Taçit që t’i japë një financim paradhënie prej 500 mijë eurosh për disa shpenzime urgjente që duhet të bëjë në Milano nëpërmjet Fabios.

Por në fakt këta para nuk janë dhënë asnjëherë nga Taçi. Nga gjithë operacioni i pastrimit të parave, Rezart Taçi, bashkë me Fabio Petruzellan, do të përfitonin një fitim prej 16 për qind të shumës së pastruar, baraz me 3.088.000 euro.

/Ora News/

Etiketa: Françesko ZummoRezart Taçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokuroria mbyll hetimet për biznesmenin Rezart Taçi, dosja i kalon Gjykatës

14:40 : 11/07/2024
AKTUALITET

Rezart Taçi kërkon që çështja e tij për pastrim parash të transferohet në Itali

20:23 : 24/06/2024
AKTUALITET

Mbyllen hetimet për çështjen e Rezart Taçit, dosja dërgohet për gjykim

14:20 : 13/02/2024
AKTUALITET

Akuzohet për pastrim parash/ Shtyhet seanca për Rezart Taçin, arsyeja

10:38 : 18/01/2024
AKTUALITET

Do pastronin 18.4 mln € të ‘Cosa Notra’-s në Shqipëri, mbyllen hetimet për italianët që bashkëpunuan me Taçin

10:19 : 12/01/2024
AKTUALITET

Nën akuzë për pastrim të parave të mafias, GJKKO shtyn seancën ndaj Rezart Taçit

10:19 : 08/01/2024
Para

Dita ndërkombëtare e diabetit/ Endokrinologu: 3000 pacientë të rinj në vit

TË GJITHA

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025

“Robin Hudi izraelit”/ Misteret e beduinit të armatosur nga Izraeli për të luftuar Hamasin

15:49 : 06/06/2025

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com