Aksidenti i rëndë i ndodhur në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë ku mbeti i vdekur efektivi i policisë së burgjeve, Luan Cenollari ka shtuar diskutimet lidhur me rrogën dhe kushtet në të cilat punojnë punonjësit.
Sipas raportimeve, i ndjeri Cenollari ishte baba i 2 fëmijëve dhe po qarkullonte gjatë natës me makinë duke punuar si taksist “në të zezë’ në mënyrë që të siguronte të ardhura shtesë për familjen.
Lidhur me këtë çështje, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Valentin Macaj ka dhënë një intervistë për “Fax News” ku ka ngritur shqetësimin e mungesës së kushteve të krijuara ndaj punonjësve të policisë të cilët siç tha ai gjatë sezonit të verës, shkonin për të punuar në Greqi.
Macaj tha se kishte një keqpërdorim të fondeve dhe një diskriminim ndaj punonjësve të burgjeve duke i lënë ata me rroga të ulëta, të paushqyer dhe të keqveshur përballë krimit. Ai shtoi se në një situatë të tillë shteti duhet të marrë masa për të siguruar që punonjësit e policisë të gëzojnë një status më të lartë dhe më të respektuar në shoqëri.
Intervista
A ka punonjës të tjerë të burgjeve që bëjnë punë të dyta?
Macaj: Absolutisht që ka, cdo sezon vere qe ka vjelje frutash në Greqi, marrin lejen vjetore dhe shkojnë punojnë atje për të shtuar sadopak të ardhurat e tyre. Edhe uniforma ishte një dështim se deri më sot nuk kanë marrë asnjë palë këpucë, duhet theksuar se që prej 2007 deri në 2018 i blejnë vetë uniformat e tyre.
Kushtet e vështira në ambientet e punës, ju lutem juve si media të shkoni të shihni sesi bëjnë shërbimin punonjsit e burgjeve, pa mjet mbrojtës, pa xhama dhe rrinë me 8-9 orë në këmbë pa pushim.
Çfarë masash merren kur një efektiv humb jetën? Kush e mbështet familjen e tij?
Është kodi i punës që e përcakton ndihmën financiare që i ofrohet familjes, e përfitojnë fëmijët e mitur por ai i ka të rritur. Por sin ë cdo rast aksidentesh kemi edhe të tjera, kemi edhe rastin e vetëvarjes së një polici pasi mbaroi turnin e tretë, për shkak të stresit. Sigurimet që paguhen nga efektivët, nuk shkojnë në të mirën e tyre. Në cdo rast punonjësit mbledhin sadopak lekë që munden dhe dërgojnë një zarf si ndihmë. Por tani të shihet sesi reagohet këtë herë.
Buxheti për burgjet në 2022
Të shkruar në project-buxhet nuk ka se do të rritet paga e punonjësve të burgjeve ashtu sic po thuhet nëpër media. Rritja është shumë e vogël dhe kjo rritje nuk do të përfitohet e plotë pasi kalon pagën e 40 mijë lekëve. Mendohet për mure, për rikonstruksione. Imagjino ne kemi kërkuar me vite të mbyllej burgu i Zaharias dhe tashmë pas 3 vitesh po flitet se do dërgohen në Lezhë. Po ashtu KLSH ka arritur në përfundimin që duhet të hqet nga detyra ai drejtor. Absolutisht duhet të merret një masë sepse drejtori actual i burgjeve ka urdhëruar që të na ndalohet pagesa edhe të shtunën e të dielave. Ka disktiminim të hapur, të mos u japësh uniformave, mos t’u japësh rrogë të shtunave dhe të dielave, ku i heq armën? Atëherë ti si do ta motivosh punonjësin e policisë, si mund ta bësh trim përballë krimit? Unë garantoj se në rajonin e ballkanit, se edhe gratë e efektivëve kanë të drejtë të mbajnë armë. Ky eksperimetn ku hiqet arma si këtu, është bërë në Holandë ku ne e dimë sesi janë kushtet e funksionimit të shtetit atje.
A ndihen të sigurtë policët e burgjeve jashtë punës së tyre?
Unë kam shumë denoncime që më thuhet se u është bërë presion për të dënuar të caktuar, sapo dalin jashtë burgjeve, familjarë të të dënuarve u dalin para dhe i kërcënojnë. Imagjino ti një të dënuar me 41 bis përballë një punonjësi policie që nuk ka ngrënë as vaktin e ushqimit, të keqveshur. Në rrugë dalin pa armë dhe pa transport. Ne kemi një flotë mjetesh karakatinë, që është bërë një katrahurë me fondet. Për hir të së vërtetës, qeveria i ka dhënë fondet por janë drejtuesit që i bëjnë këto gjëra ndaj punonjësve të burgjeve. Në këtë gjendje janë 3395 policë, deri më tani janë larguar mbi 220 policë nga detyra.