• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhoma Amerikane e zhgënjyer me paketën fiskale: Qeveria ka thyer angazhimet publike

10:26 : 11/11/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Dhoma Amerikane ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me paketën e re fiskale, në një shkresë drejtuar Eduart Shalsit, Kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat dhe Delina Ibrahimajt, ministre e Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Sipas shkresës, është thyer angazhimi publik për një paketë fiskale të qëndrueshme me ndërhyrje të paktën njëherë në katër vjet.

Dhoma pohon se ata u njoftuan për paketën pasi ajo kaloi në Këshillin e Ministrave dhe koha që u është lënë në dispozicion është e pamjaftueshme.

Për këtë arsye, Dhoma kërkon shtyrjen e shtyrjen e afatit të projektligjeve, pasi ato kanë nevojë për përmirësime.

Letra

Lexo edhe:

Dhoma Amerikane zgjedh Zv.President Rexhino Çekrezin

Dhoma Amerikane: Gjetja e punonjësve të kualifikuar problem serioz për kompanitë shqiptare

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri konsideron me rëndësi të madhe procesin e ndryshimeve mbi projektligjet për Paketën Fiskale 2022.

Në përgjigje të materialit që na është parashtruar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi ndryshimet e reja ligjore, Dhoma Amerikane ju bën me dije se: së pari, një pjesë e madhe e bizneseve anëtare, kanë reaguar me shqetësim, në lidhje me këto projektligje; së dyti, koha e vënë në dispozicion të Dhomës Amerikane nuk ka qenë e mjaftueshme që grupet tona teknike të zhvillojnë një analizë të plotë për të prodhuar komente të detajuara për draftin.

Përsa më sipër, Dhoma Amerikane shpreh shqetësimin mbi procesin dhe përmbajtjen e projektligjeve si më poshtë:

  • Thyerja e angazhimit publik për një paketë fiskale të qëndrueshme me ndërhyrje të paktën njëherë në katër vjet. Pasi komuniteti i biznesit ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm, mbi ndryshimet e shpeshta mbi paketën fiskale dhe tatimet, si dhe në përshtatje me praktikat më të mira botërore, zyrtarë të lartë duke përfshirë Ministrin e Financave, Kryeministrin, etj., janë angazhuar publikisht për ndryshime më pak frekuente të ligjit, njëherë në çdo 4-vjeçar. Për rrjedhojë, ky projektligj bie ndesh me angazhimet publike qeveritare, pritshmëritë dhe planifikimet financiare të komunitetit të biznesit dhe dëmton klimën e besimit reciprok mes sektorit publik dhe atij privat mbi angazhimet publike.
  • Shkelja e Përsëritur e Afateve të Ligjit mbi Konsultimin Publik. Dhoma Amerikane vëren e zhgënjyer se u njoftua mbi projektligjet e paraqitur nga Këshilli i Ministrave mbi paketën fiskale 2022, pasi ato ishin miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ishin depozituar pranë Kuvendit. Kjo praktikë – fatkeqësisht e përsëritur – është në shkelje të ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, i cili i kërkon autoriteteve shtetërore t’i ofrojnë palëve të interesuara një periudhë kohore të përcaktuar për të shqyrtuar dhe ofruar rekomandimet e tyre në lidhje me projektligjin/et e propozuar.

Për arsyet e mësipërme, Dhoma Amerikane kërkon shtyrjen e afatit të projektligjeve, nëpërmjet zbatimit te ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, duke i lënë mundësi grupeve të interesit të ushtrojnë të drejtën e tyre duke u njohur me përmbajtjen e ligjit dhe ofrimin e sugjerimeve për përmirësimin e tij. Në vijim, Dhoma Amerikane shpreh bindjen se projektligjet kanë nevojë për përmirësim, i cili do të mundësohej pas reflektimit të rekomandimeve të komunitetit të biznesit. Një pjesë e problematikës është e bashkëngjitur. https://amcham.com.al/wp-content/uploads/2021/11/Leter-e-Dhomes-Amerikane-te-Tregtise-lidhur-mbi-Paketen-Fiskale-2021-Nentor-10.pdf

Gjithashtu, Dhoma Amerikane rekomandon nisjen nga puna për hartimin dhe konsultimin e një Ligji të Ri për Tatimin mbi të Ardhurat, që të harmonizohet me standardet ndërkombëtare dhe kombëtare të kontabilitetit. Periudha 4-vjeçare në dispozicion të një ligji të ri të tatimit mbi të ardhurat, do i jepte mundësi grupeve të punës të unifikonin taksimin e pagamarrësve dhe personave fizikë e tregtarë. Kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar të biznesit, i cili do sillte një frymë të re në Investimet e Huaja Direkte, harmonizimin me standardet ndërkombëtare dhe krijimin e kushteve për uljen e informalitetit.

Etiketa: Dhoma Amerikane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhoma Amerikane zgjedh Zv.President Rexhino Çekrezin

11:29 : 22/11/2024
AKTUALITET

Dhoma Amerikane: Gjetja e punonjësve të kualifikuar problem serioz për kompanitë shqiptare

22:06 : 24/06/2024
AKTUALITET

Sigurimi i detyrueshëm për banesat, Dhoma Amerikane “rrëzon” projektligjin e qeverisë: Ka probleme!

16:43 : 13/09/2023
AKTUALITET

Taksa e pronës/ Dhoma Amerikane kundër nismës së qeverisë: Mos rëndoni qytetarët

15:29 : 05/09/2023
AKTUALITET

Dhoma Amerikane publikon raportin: Nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit

18:27 : 14/12/2022
AKTUALITET

Dhoma Amerikane: Korrupsioni e monopoli vijon të mbetet problem në Shqipëri

11:23 : 14/12/2022
Para
Foto: Getty Images

Konfirmimi nga Southampton, Broja gati për Angli-Shqipëri

TË GJITHA

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

14:18 : 09/05/2025

Vatikani publikon për herë të parë PAMJET brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

14:02 : 09/05/2025

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025

Merz e nis punën me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare

13:37 : 09/05/2025

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor Axial Seamount gati të shpërthejë

13:35 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com