• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akulloret kancerogjene/ KLSH kallëzon në Prokurori kreun e AKU, Bledar Skënderi

18:01 : 10/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Bledar Skënderi, kreu i AKU, është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për shpërdorim detyre.

Sipas KLSH, Skënderi nuk ka vepruar lidhur me bllokimin e menjëhershëm të rreth disa ton akullore, për të cilat sistemi RASFF, kishte njoftuar për praninë e lëndëve kancerogjene.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “duke marrë shkas nga problematika e trajtuar në disa media, për t’iu përgjigjur ndjeshmërisë së publikut dhe informimit të tij për çështjet që lidhen me garantimin e sigurisë ushqimore, KLSH ushtroi jashtë programit vjetor të miratuar, auditimin tematik në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me objekt: ”Mbi procedurën e ndjekur nga DPAKU nga marrja e njoftimit nëpërmjet sistemit RASFF (sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin e popullatës dhe ushqimin për kafshë) për përdorimin e paautorizuar të substancës “oksid etileni” në prodhimin e produktit ”Akullore” (importuar dhe tregtuar në tregun shqiptar), deri në inspektimin, bllokimin, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e saj””.

Nga auditimi i ushtruar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar mosveprime të Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të cilat janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe aktet nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit të drejtuar prej tij.

“Për mosveprimet e Drejtorit të DPAKU, KLSH ka depozituar kallëzimin penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lexo edhe:

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

E gjithë situata lidhet me akulloret e kompanisë “Mars”, për të cilat ishte vërtetuar se kanë përmbajtje kancerogjene.

Më konkretisht, bëhej fjalë për oksid etileni, i cili është konstatuar në këto produkte, sipas Foodwatch.org.

Këto produkte, sipas AKU, kanë hyrë në Shqipëri në periudhën mars-maj 2021, para se BE të jepte alarmin. Ndërkohë që veprimi i AKU lidhur me tërheqjen nga tregu të produkteve të rrezikshme është bërë disa javë më pas. Kështu Bashkimi Europian dha alarmin lidhur me akulloret kancerogjene më 31 korrik 2021, ndërkohë që AKU nisi të marrë masa më 13 gusht, kur nxorri njoftimin e parë, pra me dy javë vonesë, ndërkohë që referuar stinës së verës e cila ka qarkullim të produktit, duhej të ishin marrë masa të menjëhershme.

Në një njoftim zyrtar, pasi alarmi ishte dhënë në media, dhe në rrjetet sociale pati shumë denoncime, AKU njoftonte se “nisur nga rasti që produkti është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë si dhe referuar nivelit të riskut “Risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut” sipas njoftimit të ardhur nga RASFF, që produkti është i rrezikshëm për konsumatorin e duhet të tërhiqet nga tregu, veprim ky i ndërrmarrë nga të gjithë vendet të cilat e kishin importuar, Drejtori i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Inspektimeve Urdhëroi Drejtorite Rajonale te AKU të ndjekin menjëherë gjurmueshmërinë në OBU që janë furnizuar me këto produkte për të verifikuar: sasinë e produktit gjendje sipas emrit, datës së skadences, peshës dhe nr loti; a ka filluar kthimi i këtij produkti ne kompaninë importuese; nëse nuk konstatohet gjendje të verifikohet nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë kur është kryer shitja e fundit e këtij produkti, duke e faktuar dhe bashkëngjitur këtë shitje procedurës së inspektimit“, njofton AKU.

Referuar disa raportimeve, në momentin kur nga AKU nisën kontrollet, nga produktet e cilësuara me përbërje kancerogjene, ishin shitur rreth 11.7 ton. Kështu AKU zyrtarisht njoftonte pas më shumë se dy javësh se:

Sasia e shpërndarë në treg – 1.610.413 kg
Sasia e kthyer nga tregu – 435.669 kg
Sasia që rezulton e shitur – 1.174.744 kg

Shkeljet e konstatuara nga KLSH dhe kallëzimi penal ndaj kreut të AKU, vjen një ditë pasi ministri i Drejtësisë, njoftoi se dy inspektorë të AKU ishin kallzuar penalisht, pasi i kishin vendosur një gjobë të padrejtë një biznesi në Fier, si presion për ti marrë rryshfet.

“Qytetari është vendosur në presion nga disa inspektorë të AKU në Fier. Ata e kanë gjobitur me vulën e shtetit. Ne menjëherë jemi vënë në lëvizje. Gjobëvënësit me maskën e shtetit që nuk përfaqësojnë shtetin do përballen me drejtësinë dhe nuk do ta kenë të lehtë. Do vendosim në kallëzim edhe drejtuesit e tyre si person në dijeni. Drejtuesit jo gjithmonë janë pjesë e gjobave por ata duhet ta dinë veprimtarinë e inspektorëve në terren. Mua nuk më rezulton në rastin konkret që të ketë praktikë të vendosjes së gjobave që u vjen njerëzve”, tha Manja.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025
AKTUALITET

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025
Para

Lukashenko sulmon liderët europianë: Ju b*stardë të çmendur, doni ...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com