Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ishte e ftuar këtë të martë në studion e emisionit “FrontLine”, n
Vokshi momentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Sipas saj, lideri aktual i partisë, Lulzim Basha ka ndërmarrë akte anti-statutore e këtu iu referua përjashtimit nga grupi parlamentar të Sali Berishës dhe pezullimit nga komisioni i sigurisë të Flamur Nokës.
Vokshi argumentoi se Basha po e kthen PD në një parti të mbyllur, ndryshe sipas saj nga oferta politike e Berishës, që është pro një partie të hapur dhe demokratike.
Po ashtu, ajo ka ndarë detaje nga mbledhja e fundit e zhvilluar dje mes grupit parlamentar, ku ka pasur dhe një debat me Bashën.
Vokshi: Unë mendoj që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, PD është e vetmja forcë politike e madhe që mbetet në opozitë për të tretin mandate. Kjo ka sjell dëshpërim, te shumë demokratë që kanë kaq vite që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në PD. Pas datës 25 prill demokratët prisnin që gjërat të ndryshojnë. Ka humbur besimi te PD si një forcë që do të vijë shpejt në pushtet. Menjëherë pas zgjedhjeve ndodhën edhe vendimet e tjera që unë personalisht i kam kundërshtuar. Një vendim i zotit Basha për përjashtimin e Berishës, që na u komentua grupit parlamentar që prisnim prej 2 orësh për të hyrë në brenda. Kjo është anti-statuor. Sepse nuk u mor vendimi i strukturave. Zoti Basha me të vërtetë është drejtues, por s’mund të marrë vendime personale e t’i bëj me dije. I tillë është përjashtimi i Sali Berishës, pezullimi i Flamur Nokës, vetëm pse tha mendimin e tij të lirë. Po ashtu është dhe shkarkimi i Luan Baçit, që ishte pro Berishës.
A i ndruheni fatit që mund të keni të njëjtin fat si Flamur Noka?
Vokshi: Unë kam gati 30 vite në PD. Kam kontribuar. Unë nuk jam në PD për një post, nuk druhem nëse më shkarkon zoti Basha, sepse mendoj që ajo që kam zgjedhur është parimore. PD ka nevojë për liri veprimi, për t’u bërë më e hapur, gjë që Basha ka zgjedhur të mos e bëjë. Sali Berisha po propozon ndryshime rrënjësore nga PD, që janë përqafuar nga një pjesë e madhe e demokratëve. Ai propozon një parti më të hapur, më të fortë, më demokratike. Vetëm kështu, më shumë qytetarë do të kenë besim te PD. Pra duhet hapur, jo mbyllur. Momentalisht nuk ka liri veprimi brenda PD. Në mbledhjen e grupit parlamentar nisi të fliste zoti Basha. Menjëherë pas hapjes dhe trajtimit të çështjeve rutinë, unë mora fjalën, jo për të folur për veten time dhe as për të trajtuar çështjet e ditëve të fundit të akteve anti-demokratike të zotit Basha ndaj dy forumeve. Por e mora fjalën për të pyetur zotin Basha se si mundet ai të kishte një reagim para selisë së PD, duke thënë se koha e tij ka marrë fund e do t’i presë tubin e oksigjenit Edi Ramës. Ishte një fjalor jo etik. Sapo unë fillova të flisja, ai tha që kjo nuk është në rendin e ditës e nuk flas për këtë. Unë it hash që ju nuk përcaktoni kohën e askujt, e jo më të Berishës, duke shtuar se distancohem nga këto deklarata. Vetë demokratët të mblidhen në Kuvend dhe të vendosin cili do të jetë lidershipi i partisë. Sapo unë fola të tjrajtoja këtë shqetësim të madh, u çua nga karrigia dhe tha se kjo nuk është në rend të ditës. U largua zoti Basha nga mbledhja. Zoti Spaho gjithashtu kërkoi faljen për ndryshimet kushtetuese që ka bërë PD në kuvend. Është konsultim që nuk u ndoq kurrë, por në mënyrë autoritare pa marrë mendimin e deputetëve u depozituan në Kuvend. Edhe zotit Spaho nuk iu dha fjala, iku zoti Basha dhe u mbyll mbledhja.
A ka një linjë të re në PD ose me mua ose kundra meje?
Vokshi: Askush nuk është kundër zgjedhjeve. Unë kam kërkuar ndër vite që të bëheshin zgjedhje të forumeve drejtuese. Në 2015 kur janë bërë zgjedhjet për forumin rinor është marrë vendimi që të bëheshin zgjedhje, fillimisht për forumin rinor, e më pas për të gruas. Unë kam kërkuar zgjedhje në 2017, në 2019, e më ka thënë që nuk do të bëhen zgjedhje e do të komandosh kryetaret nëpër degë. Unë kam që nga fundi i 2019 dhe gjithë vitin e kaluar që kam hyrë në proces zgjedhor. Ajo që unë dua të sqaroj, është që lidhja demokratike e gruas i ka kryer zgjedhjet. Janë bërë anëtarësimet e mbi 10 mijë zonjave. Mendoni në kushtet represive, pa llogaritur zgjedhjet e reja. Unë kam listë të plotë të anëtarësisë të vjetër e të re. Kam bërë Kuvendet e 74 degëve. Zoti Basha po kërkon të uzurpojë hapësira që nuk i takojnë me statut. Statuti i PD nuk i jep të drejtën kryetarit të hapë zgjedhjet në forum. Forumet janë organizata partnere dhe janë organizata partnere. Çfarë kërkon Basha? Të fshijë sistemin? Unë nuk do lejoj që të fshihet kontributi i 10 mijë zonjave. Kuvendi duhej të ishte bërë. Unë kam kërkuar që të mblidhet që të zgjidhet atje. Ne do të vazhdojmë me finalizimin e këtij procesi. Unë do t garantoj që gara të jetë demokratike. Kryetari i partisë nuk nënshkruan asnjë udhëzim për procesin. Nuk është e rëndësishme nëse unë do të kandidoj, Ccështja është se po shkelen hapësira statuore. Kjo nuk është beteja ime. Nëse zonjat do të vendosin që unë të jem në krye, është vullneti i tyre. Basha si mundet të mohojë vullnetin e 4200 të atyre që kanë firmosur. Ftoj Bashën, lidershipin e PD t’i bashkohen Foltores. Basha është i detyruar ta njohë vullnetin e sovranit demokrat. Data 11 dhjetor do të jetë një festë e madhe.