• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre ministra të Ramës lektorë në Akademinë e Barinjve

18:54 : 08/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Barinjtë po ulen në numër. Mungon një “Akademi” për trajnimin e tyre, por kjo do të zgjasë vetëm pak, pasi një brez çobanësh do të dalin në vijim. Qeveria pritet të investojë në këtë drejtim, vetë ministrja e Bujqësisë e konfirmoi teksa u shpreh se “do të hapet një Akademi për barinjtë”.

Edhe lektorët janë gjetur, madje tre nga ministrat e kabinetit të qeverisë Rama janë gati të japin kontributin në akademinë më të re, që do të rivalizojë me të drejtë edhe Akademinë e Shkencave të Skënder Gjinushit. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, që mban edhe gradën shkencore “Doktor”, mund të jetë njëri nga lektorët e njohur. Më pas vetë Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca që i ka parë nga afër hallet e barinjve nuk do mbesë pa dhënë shkencën e saj për trajnimin e tyre.

Kjo detyrë e rëndësishme ska si të mënjanojë dhe lënë pa aktivizuar Ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali. Për ministren që iu besua ky post edhe në qeverisjen Rama 3, ka shumë rëndësi ajo që në botën moderne njihet si “PR” (pi-ar), marketing dhe propagandë.

Ministrja Spiropali, për shkak se nuk ka shumë njohje në terren mund të japë lëndën mbi veshjen e barinjve, me gunat e leshta, trastën në supe, kërrabën apo edhe ndonjë instrument muzikor si fyelli. E ka paksa të vështirë, sepse njeh vetëm dyqanet e shtrenjta të veshjeve dhe parfumeve me famë, por me krijimtarinë përtej realitetit që nuk i mungon, po krijon një garderobë interesante për çobenët, edhe sipas krahinave të vendit.

Lexo edhe:

No Content Available

Lënda më kryesore është sjellja e barinjve kur u humbasin delet apo dhitë. Në këtë pikë leksionet pritet të jenë me shumë interes nga Dr Manja. Ai njeh jo vetëm mënyrën si duhet të sillet çobani teksa lëshon dhëntë nëpër lëndina, por edhe formën e veçantë që duhet të aplikojnë kur u humbasin. Një prej mënyrave është thirrja e cjapit apo dashit të tufës. Ndjellja duke hipur në një gurë të madh apo kodër dhe në fund nëse nuk kanë sukses në anën vizive, Dr Ulsiu mund tu sugjerojë ndjekjen nëpërmjet gjurmëve, apo kakërdhive.

Nismëtarja e “Akademisë së Barinjve” kurrsesi nuk do e humbiste rastin të bëhej pjesë e leksioneve duke i orientuar çobanët si të zgjedhin llojet më të mira të kullotave. Ajo thotë se ka bredhur cep më cep të vendit kur ishte drejtoreshë e AZHBR-së. Askush nuk e vë këtë në diskutim, ndaj livadhet e kullotjes, llojin e barit që prodhon më shumë qumësht dhe oazet ku do mbahën bagëtitë nga çobanët do i sugjerojë Krifca në disa broshura.

E gjithë infrastruktura do të jetë gati dhe barinjtë pasi të përfundojnë “akademinë”, do të marrin diplomat përkatëse, e cila u njihet edhe në vendet e BE-së, madje edhe në Amerikë. Vetë kryeministri Rama, që nuk lë fletushkë pa lëshuar; si legalizime, diploma, apo certifikata kursesh, pritet të shpërndajë diplomat e barinjve dhe gradën e tyre shkencore si “akademikë” të fushës së ruajtjes së lopëve, deleve dhe dhive.

Do mbahen shumë seminare, qindra orë xhirime me ministra dhe kryeministrin pritet të shfaqen për nismën më të re të hapjes së “Akademisë së Barinjve”. Kjo mund të përkojë edhe me nisjen e satelitëve në hapësirë dhe gjatë trajnimit në terren çobanët do të monitorohen nga dy satëlitët “Arnaut 1, Arnaut 2”. Kemi ecur shumë përpara me Rilindjen. Nuk ka më barinj të patrajnuar, sepse do jemi vendi i parë në botë që barinjtë mbajnë gradën e “Akademikut”, kjo falë kryeakadamikut tonë.

Etiketa: rama barinjte ministrat boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Aksident i trefishtë në Elbasan, përplasen dy makina dhe një motorr

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com