• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lidhje me një klan kriminal/ Djali i Vuçiç ‘non-grata’ në Malin e Zi

18:42 : 08/11/2021
në AKTUALITET, RAJONI

Danilo Vuçiç, djali i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka qenë person i padëshirueshëm për shtetin e Malit të Zi.

Mediumi opozitar serb “Nova” dje raportoi se dyshohet që të apostrofuarit i ishte ndaluar hyrja në shtetin malazez për shkak të lidhjeve me një klan kriminal.

“Danilo Vuçiçi u shpall person me interes për sigurinë për shkak të afërsisë së tij me një klan kriminal që vepron si në Mal të Zi, ashtu edhe në Serbi. Disa herë në publik janë shfaqur pamjet ku Danilo Vuçiqi ka qenë në shoqërinë e disa anëtarëve të atij klani dhe këtë e kanë parë jo vetëm qytetarët, por edhe shërbimet e sigurisë dhe për këtë është vendosur që Danilo Vuçiçi të futet në këtë listë të personave, të cilëve u është ndaluar hyrja për masë paraprake në atë vend”, ka thënë një burim i mirëinformuar i “Nova”-s nga Mali i Zi.

Por për këtë, krerët e shtetit serb kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, në një prononcim për televizionin serb “Pink” tha sot se nuk ka pasur informacione se Danilo Vuçiçit i ishte ndaluar hyrja në Mal të Zi. Ajo madje tha se mund të konfirmojë që as presidenti serb nuk e ka pasur këtë informacion.

Lexo edhe:

Kongresmenët kërkuan shpalljen non-grata, reagon Vuçiç

“Kurrë nuk kam pasur asnjë lloj informacioni zyrtar për gjëra të tilla dhe e di që as presidenti Vuçiq nuk ka pranuar informacione të tilla, që është vërtet e pabesueshme”, tha ajo.

Kryeministrja, që shpesh shndërrohet në mbrojtëse dhe zëdhënëse të Vuçiçit, ka thënë se në mediat serbe po bëhen “sulme të rënda” ndaj presidentit dhe qeverisë serbe.

“Ajo që po i bëhet presidentit Vuçiq me sulme ndaj familjes së tij, nuk ka kurrfarë lidhje me Danilon, është sulm direkt ndaj presidentit Vuçiç”, tha ajo.

“Sulmet bëhen drejtpërdrejt nga mediat në pronësi të Dragan Sholakut dhe Dragan Gjilasit dhe kjo është fushata më e ndyrë që kemi parë ndonjëherë dhe sapo ka filluar”, u shpreh Bërnabiçi.

Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dje deklaroi se nuk ka qenë në dijeni se djalit të tij, Danilos, i ishte ndaluar hyrja në Mal të Zi, e as që ka pranuar njoftim zyrtar për këtë.

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi ka bërë të ditur dje se lista e të huajve të cilëve u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, është rishikuar dhe prej saj janë hequr 18 persona, përfshirë Danilo Vuçiqin.

Presidenti i Serbisë ka mohuar pretendimet e disa mediave se djalit të tij i është ndaluar hyrja në shtetin fqinj për shkak të afërsisë me një klan kriminal që vepron si në Mal të Zi ashtu edhe në Serbi.

“Nuk jam informuar se nuk është lejuar të hyjë. As ai dhe as unë nuk morëm kurrë një shpjegim zyrtar. Ju dëshironi të thoni se nuk trillim i pastër, se, siç shkruajnë disa media, është për shkak të lidhjes me një grup kriminal, mirë, nuk është kështu. Është e mundur që për shkak se ka marrë pjesë dy herë në liturgji në Mal të Zi, ose dikush ka dashur të tregojë ‘si do ta trajtojnë presidentin e Serbisë’”, tha Vuçiçi në konferencën e djeshme për media. /Zëri

Etiketa: vucic non grata boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kongresmenët kërkuan shpalljen non-grata, reagon Vuçiç

19:35 : 07/11/2021
Para

Tre ministra të Ramës lektorë në Akademinë e Barinjve

TË GJITHA

VIDEO/ Momente paniku, mbrojtësi bie pa ndjenja në fushë

21:02 : 13/06/2025

Forca e Mbrojtjes së Izraelit: I gjithë vendi është në zjarr nga predhat iraniane

21:00 : 13/06/2025

Psikologët i vënë drynin derës/ Situatë e pazakontë, “Urdhri i Psikologut” është jashtë shërbimit

20:49 : 13/06/2025

Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

20:48 : 13/06/2025

“Izraeli nën zjarr”/ Irani nis hakmarrjen, qindra raketa drejt Tel Aviv-it dhe Jerusalem-it

20:36 : 13/06/2025

Temperaturat e larta shtojnë numrin e insekteve, mjekja: Çfarë duhet të dini për pickimet gjatë verës

20:28 : 13/06/2025

Kushtoi 100 milionë paundë, Guardiola i bën dalje yllit të skuadrës

20:20 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com