• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama “punësohet” në Serbi

16:53 : 04/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pa u tharë ende boja e firmës së dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zev, kryeministri Rama udhëtoi me ngut drejt Beogradit. Nën frikën se nisma e “Ballkanit të Hapur” po dështonte, pati një takim të gjatë me mikun e tij Aleksandër Vuçiç. Po tentojnë të nëshkruajnë shpejt çdo marrëveshje, me qëllim që ta bëjnë fakt të kryer, pas inga tre shtete që e nëshkruan marrëveshjen e “Open Balkan”, mund të mbesin vetëm dy inisiatorët, Rama -Vuçiç. Sot u fol për qumështin serb dhe për merakun e madh të Ramës që ai të mos prishej dhe të kthehej në “kos të pakonsumueshëm”. Iu qa halli edhe produkteve të tjera serbe, u fol edhe për Kosovën, por si një “shtet trazovaç”, që nuk po ndiqte nga pas nismën e Ramës dhe Vuçiçit.

Në ballkanin e trazuar, problem nuk është qumështi, mallrat industrial apo gruri serb, por konflikti dhe urrejtja mes vendeve. Serbia ka shkaktuar dy luftra të përgjashme në Ballkan pas viteve 1990, por sot është vendi që edhe me ndihmën e “idiotëve politikanë”, në Shqipëri apo Kosovë, ku Rama është në krye, po e kthejnë Serbinë nga agresore në viktimë.

E në Serbi tani qeshin, qeshin pasardhësit politik të Milosheviçit, qeshin pasardhësit e Sheshelit, të Karaxhixhit apo Arkanit. Të këtyre famëkeqëve që gjaku i derdhur Boshnjakëve, shqiptarëve të Kosovës dhe kroatëve i lumturonte. Jetët e humbura të tyre, mes të cilëve gra dhe fëmijë i bënin këta kriminelë lufte që ti “zinte gjumi” të qetë.

Në Serbi po qeshin, sepse një politikan që përfaqëson shtetin shqiptar, qan më shumë hallin e qumështit të fermerëve serb, sesa të gjakut të derdhur në Kosovë dhe kudo tjetër në Ballkan. Qeshja e tyre do të zgjasë, për aq kohë sa kryeministri Rama, Beogradin e ka kthyer si “shtëpinë e tij”, jo vetëm nga vizitat e shpeshta, por për shkak të nismës së ndërmarrë ku Kosova nuk është pjesëmarrëse.

Lexo edhe:

No Content Available

Në një konferencë të gjatë shtypi, i shtrirë rehatshëm në kolltukun e servirur nga stafi i Vuçiçit, kryeministri Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku ra në sy një përgjigje perverse, pasi mu bash e në mes të kryeqytetit serb, gjeti momentin të ironizonte Kosovën dhe kreun e qeverisë Albin Kurti. “Është vendimi sovran i atyre që kanë marrë votën dhe kanë mandatin për të vendosur në Kosovë. Nuk është as përgjegjësia dhe as detyra ime që të ndërhyjë në Kosovë, pasi siç e dini unë nuk kam parti politike në Kosovë dhe nuk jam subjekt zgjedhor në Kosovë”, tha Rama, duke nënkuptuar pikërisht Lëvizjen Vetëvendosje në Shqipëri.

Por ndërsa “ironia therëse” u përçua, në mënyrë indirekte ofroi edhe një shërbim për ekstremistët serbë, kur u pyet për dhunimin e flamurit shqiptar në Beograd, teksa tha se këto ngjarje ndodhin kudo dhe persona të tillë ka kudo. Sot Kosva lëngon edhe për mijëra viktima të zhdukura, eshtrat e të cilëve gjenden në varreza masive në Serbi.

“Unë jam për falje. Kërkimi i faljes nga Serbia është kapaku që do ti japë zgjidhjen përfundimtare njohjes nga Serbia. Unë them që falja vjen në fund, nuk mund të vijë në fillim. Ballkani i Hapur ka mundësuar që në të kemi realitet atë që prej vitesh e kemi ëndërruar. Nuk hiqet dot kufiri në konflikt të hapur me Serbinë sepse jo Serbia por ngrihet dhe Uashingtoni dhe thotë Shqipëria e Madhe”, tha politikani “vizionar” Edi Rama, që shëmb kufij dhe relativizon luftën që shkaktoi mbi 20 mijë viktima në Kosovë dhe spastrim etnik të frikshëm.

Relativizimi i së shkuarës së dhimbshme, veçimi i Kosvës si “vend problematik” që nuk sheh nga e ardhmja, por nga e shkuara, në fakt janë qëndrimet zyrtare të shtetit serb, që shpesh po artikulohen në mënyrë indirekte edhe nga kryeministri Edi Rama. Kemi sërish kohë, spektakli politik dhe te qeshurat në Serbi do të vazhdojnë gjatë e më gjatë. Në fundin e këtij viti Rama do presë në Tiranë mikun Vuçiç, për të prerë sërish pak javë më vonë biletën për në Beograd. Për “ekonomi kohë” në fakt Ramës i nevojitet një zyrë në Beograd dhe kjo duhet parë me prioritet, vajtje-ardhjet Tiranë-Beograd dhe anasjelltas po e lodhin disi “liderin global”, Edi Rama.

Etiketa: rama serbi vucic boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
sportzfront

Fishkëllyen himnin e Izraelit, FIFA dënon Kombëtaren e njohur

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com