• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Histori shqiptare/ Dy vëllezër në sherr për qenin në Tiranë! Njëri qëllon me gurë tjetrin

17:51 : 31/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Qeni fut në sherr dy vëllezër në Tiranë. Por veç kësaj, më i vogli që dyshon se qeni është i rrezikshëm, është nxehur me më të madhin edhe për një arsye sepse ai në një nga rastet përmendi se do ta zgjidhte çështjen me polici. Por kur oficerët morën në pyetje të gjithë anëtarët e familjes në fjalë që insiston se nuk ka dijeni për arsyet e sherrit, u habitën disi që njëri nga anëtarët jo vetëm kishte bezdi qenin që lehte dhe ishte i rrezikshëm, por edhe policinë. Megjithatë policia i tha gazetës Si se vëllai kundërshtoi pretendimin se kishte qëlluar me gurë më të madhin, mbasi sipas tij në ato çaste ai nuk ndodhej në lagje, por në një kantier ndërtimi ku punon si punëtor krahu.

Por të dhënat e fqinjëve të administruara nga policia e Kamzës tregojnë se vëllai në një nga çastet e irritimit i kishte kërkuar llogari tjetrit thanë burime shumë të sigurta të gazetës Si duke e pyetur “përse e njoftove policinë në telefon”. Në fakt ajo që rezulton të ketë ndodhur nga burimet policore është mbajtja mëri midis dy vëllezërve, mbasi njëri prej tyre nuk e dëgjonte kur ai i kërkonte ta hiqte kafshën shtëpiake mbasi ishte i rrezikshëm. Dhe kur më i madhi ka paralajmëruar se do njoftonte policinë, kjo e ka mbushur kupën.

Procedimi i mbajtur shënim nga një oficer policie pranë komisariatit numër 5 i referohet denoncimit të shtetasit T.L. i moshës 54 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Edhe ai është me profesion punëtor dhe sulmi nga i vëllai i ndodhi teksa po udhëtonte së bashku me familjen për të shkuar një vizitë tek të afërmit.

Një burim i Gazetës Si pranë policisë tregoi se vëllai tjetër e thirri 57-vjeçarin dhe kur ju afrua e qëlloi së pari me grushte në kokë. Ai është hutuar dhe i paqartë se me çfarë ishte goditur, pa që ndërkohë i shpërtheu gjaku në fytyrë.

“Aty ishte bashkëshortja, vëllai qëlloi dhe iku me vrap për të hyrë në shtëpinë e tij. Më mori gruaja dhe përkrahu më futi në banesë dhe ndërkohë njoftoi policinë dhe ambulancën që më morën dhe më dërguan për ndihmë mjekësore”, shprehet sipas policisë i dëmtuari që me një qese ilaçesh në dorë është kthyer në shtëpi. Kur policia i mbërriti për ta marrë në pyetje ku dhe ka kërkuar të informohet se për çfarë shkaqesh përplaseshin dy vëllezërit, ai ka ngritur supet. “Nuk e di, nuk e di përse më qëlloi”, thekson i dëmtuari sipas burimeve të Gazetës Si.

Lexo edhe:

No Content Available

Gruaja e tij i rrëfen se kunati ia qëlloi burrin me gurë në kokë. “U futa për t’i ndarë, ndërkohë që ai denonconte dhe shante me fjalë të pista. Nuk kam asnjë dijeni dhe as arsye, nuk kemi pasur konflikte, kemi fërkime për qenin por nuk ka mundësi të ndodhë për një qen”, mbyll gruaja e denoncuesit.

Mbas marrjes së dy dëshmive, policia i tregon gazetës Si se ka shoqëruar vëllain sulmues, një 49-vjeçar nga Kukësi, banues në Tiranë edhe ai dhe njëkohësisht edhe fqinj i të vëllait. Por ai ka mohuar çdo gjë. Sipas tij nervozizmi I erdhi ngaqë tjetri njoftoi policinë dhe e kishte paralajmëruar se çdo gjë do ta zgjidhte përmes policëve.

“Nuk është e vërtetë që e kam goditur vëllain me gurë apo çdo gjë tjetër. Kam qenë në punë mbasi punoj në ndërtim”. Ai shpjegon rrethana të paqartë duke i drejtuar policët në një version tjetër, mbasi sipas më të voglit rrahja me gurë nuk është e vërtetë. Por qeni dhe policia janë dy arsye se përse ai është mërzitur me vëllain e madh.

“Qeni i vëllait sulmoi dhe kafshoi një fëmijë, dhe kam frikë se një ditë do copëtojë edhe fëmijët e mi. Për këtë jemi grindur dhe i kam kërkuar ta heqë, më ka thënë se këtë gjë do ta zgjidhim me polici. Kur ishte dëmtuar menjëherë i hipa makinës dhe shkova në spital dhe aty mora dijeni se çfarë kishte ndodhur. Qeni është problem, policia nuk ka arsye pse të njoftohej. Më telefonoi i plotfuqishmi i zonës, kërkoi të paraqitesha në komisariat dhe jam i mërzitur se përse njoftoi policinë. Por qeni është problem i pazgjidhur mund të hajë edhe fëmijët e tjerë”. Policia shton për Gazetën Si se qëndrimi mohues i 49-vjeçarit që kundërshton ta ketë sulmuar me gurë apo sende të tjera familjarin e tij nuk është bindës. Për këtë sipas burimeve të Gazetës Si pranë komisariatit lokal numër 5, pavarësisht alibisë se ai ishte në punë atë ditë, është kërkuar edhe listë-prezenca pranë kompanisë së ndërtimit dhe derisa të kthehen përgjigjet, 49-vjeçari do të referohet për dhunë në familje./Si

Etiketa: sherr vellezer histori qeni boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Përplasi shpërndarësin e picave në rrugë, shqiptari tenton të ikë nga vendngjarja

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi

16:09 : 15/05/2025

Sherri me grushta brenda KZAZ 30, KQZ shkarkon vëzhguesit

16:05 : 15/05/2025

Zjarr në një depo kimikatesh në Spanjë, 80,000 banorë izolohen për shkak të tymit toksik

15:58 : 15/05/2025

As Vjosa Osmani nuk ‘zhbllokon ngërçin’ politik për konstituimin e Kuvendit

15:55 : 15/05/2025

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet Turqinë

15:53 : 15/05/2025

Vllaznia konfirmon Edi Martinin si trajnerin e ri të skuadrës

15:51 : 15/05/2025

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi/ EMRI

15:49 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com