Përleshje masive mes gjimnazistëve. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Durrësit. Të rinjtë kanë goditur me grushta njëri-tjetrin.
Arsyeja e sherrit nuk dihet ende.Ndërkohë në rrugë kalojnë qytetarë normalisht. Arsyeja e sherrit nuk dihet ende.
Një konflikt banal, por që degjeneroi deri në përdorimin e armëve, ndodhi para pak ditësh mes dy mësueseve të shkollës Andon Zako Çajupi në Tiranë. Mosmarrëveshja mes mësueseve të Historisë dhe Gjuhë Leterësisë mësohet se ka nisur pasditen e së premtes dhe ka vazhduar edhe mëngjesin e të hënës, 11 tetor, ku u përfshinë në koflikt edhe familjarët e tyre.
Incidenti ndodhi rreth ores 8.30 të mëngjesit të 11 tetorit 2021 në afërsi të gjimnazit Çajupi ku dëshmitarë ishin edhe vetë nxenësit e tyre.
Sipas policisë 2 mësueset janë ulur në një lokal në afërsi të shkollës ku edhe konflikti u agravua duke sjellë edhe dëmtimin e katër personave të cilët u dërguan për ndihmë në spital.
Në dabat e sipër dhe me akuza të ndërsjellta arsimtaret kanë telefonuar të afërmit e tyre ku më pas janë përfshirë në konflikt të paktën 5 persona disa prej tyre të armatosur.