• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Grabitja në banesën e biznesmenit, për 5 minuta autorët zbërthyen bravat. Detajet

15:38 : 26/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria vijon hetimet lidhur me zbardhjen e grabitjes në vilën e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikel të Krujës. Nga raportimet mësohet se grupi hetimor ka mundur të sekuestrojë 4 prova që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Gjithashtu kompanive celulare u janë kërkuar të dhëna lidhur me numrat e mundshëm telefonikë që mund të jenë përdorur në zonën pranë vilës, në orët kur mendohet se ka ndodhur grabitja.

Biznesmeni ka pohuar se autorët kanë mundur t’i marrin një armë gjahu, shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove.

Ndërkohë Fax News ka siguruar pamjet nga grabitja e dhunshme në Nikël të Fushë-Krujës. Imazhet iu përkasin kamerave të sigurisë së një banese që ndodhet ngjitur me atë të Nazmi Çangut, ndërsa grabitësit, dyshohet se duke njohur mirë strukturën e vilës së këtij të fundit, kanë shmangur edhe kamerat e sigurisë.

Në pamje duket vetëm njëri nga grabitësit që shfaqet rreth orës 01:00 të mëngjesit të të dielës duke hyrë përmes murit anësor rrethues të vilës. Ai ndalon për pak kohë tek njëri automjet i parkuar, e provon nëse hapet apo jo, më pas të njëtën gjë bën dhe tek automjeti tjetër. Automjetet nuk i hapen ndërsa ka dyshime se ka kërkuar çelsa shtëpie por pa sukses. Grabitësi me kapuç në kokë, veshur sportiv, i drejtohet derës kryesore të vilës. Aty qëndron për rreth 5 minuta derisa zbërthen bravat. Ai më pas vrapon nëpër oborr, ngjitet në mur dhe tejkalon në anën tjetër.

Hetuesit kanë dyshime se ky person ka qenë caktuar në rolin e atij që hap rrugën për të tjerët. Këta të fundit pas sinjalizimit nga personi që shihet në pamje se rruga është e lirë, kanë hyrë njëri pas tjetrit në vilë, por këtë radhë kamerat nuk kanë kapur asgjë, pasi kanë përdorur një tjetër rrugëhyrje.

Lexo edhe:

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

Fax News hyri këtë të martë brenda banesës së Nazmi Çangut. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërsa familjarët na theksuan se nuk ka pasur ndonjë komplikim të situatës së tij shëndetësore më tepër nga sa e kanë denoncuar në fillim. Nazmiu vetë nuk preferon të prononcohet, ndërsa për rastin na foli i vëllai.

“Nazmiu është mirë. S’ka patur asnjë përkeqësim të shëndetit të tij nga sa e ka deklaruar ai në fillim. Çështja është në duart e hetuesve, dhe ne duam vetëm zbardhjen e ngjarjes. Nuk kemi dyshim për askënd sepse askujt nuk i kemi asnjë borxh dhe asnjë konflikt. Jetojmë në këtë lagje bashkë me vëllezërit dhe kurrë s’kemi patur probleme”.

Ai na tregon edhe për dinamikën e ngjarjes.

“Lëre ç’thuhet! Të paktën 6 veta kanë qenë brenda banesës. 3 qëndronin tek dhomat e fëmijëve, (me këtë rast dua të konfirmoj se nuk kanë pasur asnjë dhunim prej grabitësve), 2 qëndronin në dhomën e Nazmiut, një tjetër herë ngjitej lart dhe herë zbriste poshtë, me sa duket mbante komunikimin me njëri-tjetrin. Kanë qëndruar më shumë se 2 orë brenda. I kanë kërkuar çelsin e kasafortës. Nazmiu nuk ka pranuar. Iu ka thënë “Çelsin e kam në bankë, kur më duhen para shkoj dhe i marr”. Sa i përket lajmeve se në kasafortë apo banesë janë marrë letra me vlerë, është mashtrim. Aty janë marrë diçka më shumë se 100 mijë euro dhe disa bizhuteri, asgjë tjetër. A mund të më thotë dikush vetëm diçka?! Çfarë letrash me vlerë mund të jenë marrë?”

Burime i thanë Fax News nga grupi i hetimit se ngjarja është komplekse, por është bërë një punë e mirë për identifikimin e autorëve për të cilët janë ngritur edhe pista konkrete. Nga ana tjetër këtë të hënë në Fushë-Krujë mbërrijnë përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në lidhje me hetimet për këtë ngjarje.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

09:41 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

09:16 : 15/05/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025
BOTA

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025
Para

Publikohen mesazhet e fshehta mes Icardi-t dhe aktores me të cilën tradhtoi Wanda Narën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

09:41 : 15/05/2025

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

09:16 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com