• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Nga çokollatat te patatinat, këto ushqime ndalohen të shiten dhe konsumohen në shkolla

20:19 : 26/10/2021
në SHENDETI

Disa ushqime, të cilësuara si të pashëndetshme për shëndetin e fëmijëve nuk do të lejohen të tregtohen më në ambientet brenda apo pranë shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të vendit.

Rregullorja e hartuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë, përfshin një listë me produktet ‘e ndaluara’

Kërkesat dhe rregullat e Rregullores do të zbatohen në çdo rast të ofrimit të ushqimit në institucionet arsimore, pavarësisht frekuencës dhe masës së ushqimit të ofruar ose mënyrës së realizimit, nëse përgatitet në mensën e institucionit arsimor parauniversitar. Rregullat që lidhen me përshtatjen e mjediseve shkollore dhe me kushtet e higjienës, zbatohen në çdo rast të konsumimit të ushqimit në shkolla, edhe kur nxënësit e sjellin ushqimin me vete.

Ligji sqaron se përgjegjës për zbatimin e këtyre rregullave është institucioni arsimor që duhet të monitorojë standardet e ushqimit në mjediset e shkollave.

Lista e ushqimeve të ndaluara për t’u furnizuar e ofruar në mjediset e institucioneve arsimore

Lexo edhe:

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Nuk lejohet të ofrohen ushqimet e mëposhtme: 1. Kripë tryeze dhe përbërës të tjerë: – kripë shtesë nuk duhet të sigurohet në shkolla; – nëse ka në dispozicion aromatizues, ato duhet të shpërndahen vetëm në porcione jo më shumë se 10 ml /pjesë ( si p.sh.: ketchup domatesh, majonezë, mustardë etj.).

2. Ëmbëlsira të paketuara: – Çokollatë dhe produkte çokollate (çokollatë e thjeshtë ose e bardhë, vezë të mbushura me çokollatë, çokokrem); – Produkte të veshura me çokollatë (p.sh.: biskota pjesërisht ose plotësisht të veshura, fruta ose arra të veshura me çokollatë, akullore dhe drithëra të veshura me çokollatë); – Ëmbëlsirë duke përfshirë ëmbëlsirat pa sheqer (p.sh.: çamçakëz, xhelatina, likuiricia, karamele të çdo lloji përfshirë menta, lëpirëse sheqeri, ëmbëlsira me sherbet, marshmalloës, dhe ëmbëlsira të tjera); – Çokollatë, kos ose fruta të thata dhe arra të veshura me sheqer; – Bareta drithërash, ëmbëlsira me fruta të përpunuara.

3. Ushqime të skuqura: Ushqime të skuqura, përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin, për shembull: patatina, salsiçe të skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla, etj.

4. Ushqime të aromatizuara (savoury snacks):* Ushqime të aromatizuara me një përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e specifikuara në aneksin 1, dhe në një madhësi paketimi më të madhe se 25 g. *Megjithëse snacks mund të përmbushin kriteret specifike të mësipërme, shkollat duhet të marrin në konsideratë të veçantë vendosjen dhe disponueshmërinë e ushqimeve të tilla, p.sh. në makinat e shitjes, pasi këto produkte nuk lejohen të ofrohen gjatë shërbimit të vaktit të drekës në shkollë.

Nuk lejohet të ofrohen pijet e mëposhtme: – pijet freskuese (me ose pa gaz) duke përfshirë ujëra me aromë; – pijet e cilësuara si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë; – pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar; – lëngjet e frutave të ëmbëltuara me sheqer të shtuar; – lëngjet e perimeve me sheqer ose kripë të shtuar; – lëngjet e ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara me lëngje frutash, të cilat hollohen për të bërë një pije; – qumësht i plotë; – pijet energjike.

Lista e ushqimeve të lejuara për t’u furnizuar e ofruar në mjediset e institucioneve arsimore

A. Ushqimet që mund të ofrohen në institucionet arsimore: fruta të freskëta (frut i plotë ose në pjesë); – fruta të konservuara në lëng natyral; – perime të papërpunuara.

B. Ushqime që mund të sigurohen vetëm nëse plotësohen kriteret specifike: – Fruta të thata* (pa sheqer ose kripë të shtuar). – Ushqime të aromatizuara që kanë sasi të reduktuar të disa elementeve ushqimore. Këtu përfshihen, për shembull: patatina e produkte të ngjashme me patatinat, kokoshka të kripura ose të ëmbëlsuara, krakers orizi, ëmbëlsira me tërshërë, grisini me ose pa fara. Kriteret: Lejohen vetëm snack-e të parapaketuara: – me madhësi paketimi jo më shumë se 25 g; – jo më shumë se 22 g yndyrë për 100 g; – jo më shumë se 2 g yndyrë për 100 g; – jo më shumë se 0.6 g natrium për 100 g; – jo më shumë se 3 g sheqer në total për 100 g.

C. Pijet që lejohen të ofrohen në institucionet arsimore janë: 1. Uji i pijshëm i rrjetit duhet të jetë i disponueshëm. – Nxënësit duhet të kenë qasje të lehtë në çdo kohë në ujë të pijshëm falas dhe të freskët. 2. Pije të tjera që lejohen të ofrohen: – ujë mineral (natyral ose i gazuar); – qumësht i skremuar, gjysmë i skremuar ose qumësht tjetër me yndyrë të ulët. *Kriteret: – jo më shumë se 1.8 g yndyrë totale për 100 ml; – jo më shumë se 5 g sheqerna totale për 100 ml; – jo më shumë se 10 g sheqerna totale për madhësinë e porcionit. 3. Pije të tjera që lejohen të sigurohen, nëse plotësohen kriteret specifike: Pije me bazë qumështi dhe kosi të pijshëm, të ftohta ose të ngrohta, si çokollatë ose kakao e nxehtë, milkshakes dhe smoothies të bëra me kos ose qumësht. Kriteret: – jo më shumë se 1.8 g yndyrë totale për 100 ml; – jo më shumë se 10 g sheqerna totale për 100 ml; – jo më shumë se 20 g sheqerna totale për racion. 4. Pije të pasuruara me kalcium: – jo më shumë se 1.8 g yndyrë totale për 100 ml; – jo më shumë se 5 g sheqerna totale për 100 ml; – jo më shumë se 10 g sheqerna totale për madhësinë e porcionit. 5. Çaj dhe kafe 6. Lëngje frutash dhe lëngje perimesh, me kusht që madhësia e racionit të mos jetë më shumë se 200 ml. 7. Një përzierje që përmban cilindo nga përbërësit e mëposhtëm, ose vetëm ose në kombinim, pa sheqer ose kripë të shtuar dhe një madhësi maksimale të racionit prej 200 ml: – fruta; – perime; – lëngje frutash; – lëngje perimesh. 8. Pije nga kombinimi i ujit me lëngje frutash dhe/ose lëngje perimesh. Pije të bëra me një kombinim të ujit mineral, të pagazuar ose të gazuar, dhe lëng frutash dhe/ose perimesh./Tch

Lajme të lidhura

SPORT

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025
Lajmet e Dites

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025
SPORT

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025
AKTUALITET

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025
SPORT

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025
Para

Irani: Sulmi kibernetik shkaktoi mbylljen e pikave të karburantit

TË GJITHA

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com