• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manjani tregon se cila është mundësia e vetme e Bashës për të qëndruar në politikë

21:22 : 26/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mendon se Lulzim Basha ka një shans për të qëndruar me dinjitet në politikë, nëse vendos t’ia dorëzojë Partinë Demokratike Sali Berishës.

I ftuar në A Shoë me Adi Krastën në Syri Tv, Manjani thotë se PD sot është zero në elektorat dhe PD-ja e vërtetë është lëvizja e liderit historik të demokratëve, Berisha.

Manjani flet edhe për vendimin e Gjykatës së Parisit për të shqyrtuar padinë e ish-kryeministrit për vendimin e Antony Blinken, duke e konsideruar këtë si lajm të mirë.

“Nëse Gjykata e Parisit ka vendosur të gjykojë vërtetësinë e të dhënave për vendimin e Blinken, është një lajm i mirë. Pavarësisht se në këtë mes është z.Berisha, por historia është që kushdo që është i fyer, i nëpërkëmbur nga një shtet tjetër, pa prova, do të duhet të ketë një mënyrë. Unë di që Berisha nuk ka kërkuar të hiqet statusi ‘non grata’, por mos shpif, ky është thelbi i gjyqit. Nëse Gjykata e Parisit e ka pranuar, është një gjë e mirë, pozitive.

Realisht nuk e kisha menduar që z.Berisha do të kishte dëshirë për t’u kthyer në Partinë Demokratike. Nuk jam i sigurt që është gjëja më e mirë e mundshme për një parti politike. Mendoj se lëvizja e Berishës ishte gjëja e duhur në këto çaste kur PD po atrofizohej duke fjetur dhe të gjithë i shkonin nga pas dhe nuk e merrnin vesh nga po vinte, PD nuk ka fituar asnjë betejë dhe kjo lëvizje i ka dhënë një farë gjallërie. Sot PD ëhstë një hiç elektoral, është një zero elektoral. Po të kishte zgjedhje PD do të ishte zero”, u shpreh Manjani.

Lexo edhe:

Kulla te selia e PD/ Manjani: Dikush ka vendosur t’i japë ndonjë llokmë përdoruesit të SHQUP

Manjani: Basha po sillet si diktator

Pjesë nga intervista

Adi Krasta: Çurçill është rikthyer. Charles de Gaulle. Presidenti Trump hapur ka deklaruar se mund të rikthehet…

Ylli Manjani: Nëse Berisha do të rikthehet, nuk ka çfarë të rikthejë, sepse ai është kryetar i PD. Nëse kjo ndodh do të ishte mbrojtja më dinjitoze e fundit e ndershme që mund t’i bënte Lulzim Bashës, sepse Lulzim Basha do duhet t’ia dorëzonte partinë liderit të vërtetë. Është tjetër gjë t’ia dorëzonte një tjetri, do ta rëndonte pak. Është një shans i fundit që i jepet Lulzim Bashës për të qëndruar me dinjitet në politikë, nëse kjo do të ndodhë.

Adi Krasta: Historia e një bashkëjetese të çuditshme mes dy PD-ve, PD-së territoriale dhe PD-së institucionale. Tomor Alizoti tha se të dy PD-të nuk mund të bënin sikur nuk ekzistonin njëra apo tjetra dhe se ajo duhej marrë në konsideratë dhe për ta ulur në tavolinë…

Ylli Manjani: Asnjë blasfemi nuk ka një politikë. Ndodh çdo gjë. Amerikanët kanë sjellë në pushtet talebanët pas 20 vitesh luftë. Janë në pushtet sot me marrëveshje me qeverinë amerikane, janë në pushtet pa zgjedhje. Por unë nuk besoj se ka dy PD, por vetëm një PD, PD-ja që drejton Sali Berisha.

Adi Krasta: Është një lajm i keq për kryeministrin rikthimi i Berishës në krye të PD…

Ylli Manjani: Nuk e mendoj kështu. Kryeministri është analizë tjetër. Së pari, destatuimi i Lulzim Bashës ka ndodhur për shkak të veprimeve të tij. Është një kryetar jo rezultativ. Kohët e fundit, së dyti, më ka habitur me idetë thellësisht komuniste që propozon dhe i mbron me zell. Është gati që të shkatërrojë sistimin politik demokratik të 30 viteve të ardhshme vetëm se pse nuk ulet me Sali Berishën. Të vendosësh Parlamentin në SPAK, është t’i thuash popullit nuk pyes për votën tuaj sepse vendimet i merr SPAK-u.

Adi Krasta: E konsideroni një lloj kalimi të pavarësisë së institucionit më të rëndësishëm të pushtetit tek një agjenci…

Manjani: Tek një agjenci e cila në fund të ditës varet apo jo nga Rama, ç’punë ka Prokuroria të caktojë mandate. Mandatet i ndan populli. Nëse Lulzim Basha vendos ta propozojë është komunist, rikthimi i frikshëm i Frontit Demokratik.

Etiketa: manjani basha boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kulla te selia e PD/ Manjani: Dikush ka vendosur t’i japë ndonjë llokmë përdoruesit të SHQUP

22:29 : 13/01/2022
AKTUALITET

Manjani: Basha po sillet si diktator

19:35 : 16/12/2021
AKTUALITET

Manjani-Bashës: Lul na qelbe!

19:25 : 13/12/2021
Para

VIDEO/ Shënon Giroud, Milani në avantazh ndaj Torinos

TË GJITHA

Temperatura të larta deri në 35 gradë, por priten edhe reshje shiu në disa zona

08:04 : 05/06/2025

Trump ndalon udhëtimet drejt SHBA për shtetasit nga 12 vende

08:02 : 05/06/2025

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:58 : 05/06/2025

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com