• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Lulzim Basha duhet të nxjerrë kokën nga rëra dhe të përballet

15:49 : 26/10/2021
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ermal Mulosmani

Ajo çka po ndodh në PD-në e sotme as nuk mund të mendohej 6 muaj më parë. Prej vitesh demokratët e drobitur nga mungesa e gjatë e pushtetit jetonin me kujtimin kur forca e tyre politike ishte një shpresë e madhe për Shqipërinë. Emocionet e tyre politike të së kaluarës ishin më të forta sesa shpresat e së ardhmes. Qeverisja autoritare dhe arrogante e Kryeministrit Rama dhe pafuqia e dukshme e rivalit të tij politik për ta përballuar kishin prodhuar një demoralizim deri në fatalizëm.

Dështimi i pothuaj të gjitha nismave politike të Kryetarit Basha, që nga Çadra e Lirisë, Republika e re, dorëzimi i mandateve, bojkotimi i zgjedhjeve lokale e deri te bashkëpunimi me Damian Gjiknurin, të ashtuquajturin kryehajdut të votave të Dibrës në emër të Reformës Zgjedhore i kishin zbehur të gjitha shpresat. Garancitë e ndërkombëtarëve për një sistem zgjedhor të barabartë u hodhën në erë nga ndryshimet kushtetuese të Korrikut nga Kryeministri në bashkëpunim me surrogatët e PD-së.

Dëshpërimi i humbjes së zgjedhjeve ishte episodi i fundit në sagën e votuesve demokratë. Masakra zgjedhore e pretenduar ishte kaq e sofistikuar saqë provat ishte shumë e vështirë të gjendeshin. Masa e gjerë e votuesve të demoralizuar demokratë e shihte fajin te udhëheqja e PD-së, udhëheqja e shihte te masakra zgjedhore. Në këtë kaos e pesimizëm zhvillohen me urgjencë zgjedhjet për Kryetarin e ri të PD-së, një formulë e njohur sipas së cilës faji projektohet jashtë Partisë dhe Kryetari është qelibar.

Dukej sikur oborri i PD-së ishte një rutinë e letargjisë. Këtë rutinë nuk e prishi as bomba e Departamentit të Shtetit që shpalli liderin historik të Partisë Demokratike si të padëshiruar për Shtetet e Bashkuara. Lulzim Basha u tregua shumë i matur tek sinkronizonte qëndrimet e tij publike me ato të Berishës, kundër Amerikës. Kërkoi transparencë dhe nxjerrje faktesh, fiks ato që kërkonte edhe Berisha.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare/ Barcelona dëshiron titullin, Espanyol në fushë për t’i prishur festën

Operacion antidrogë në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

Zgjedhjet e Partisë ishin në prag dhe një konflikt me Berishën do të ishte katastrofë personale në rezultat. Konflikti u shty me shumë kujdes, për në momentin e fundit të mundshëm, në ditën kur Parlamenti i ri do të fillonte punimet!

*******

“Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme por vetëm interesa të tilla”. Kjo thënie e njohur e Sharl Dëgol-it konfirmoi edhe një herë vërtetësinë e saj ditën kur Lulzim Basha vendosi të ndajë rrugëtimijn e tij politik me Sali Berishën.

Që nga ajo ditë e deri sot ka rrjedhur shumë ujë. Sali Berisha dhe Lulzim Basha tashmë janë në një luftë të hapur. Të dy thonë që e bëjnë këtë luftë në emër të së ardhmes së PD-së. Perceptimi publik është se të dy e bëjnë për interesa personale.

Në thelb çdo betejë, politike ose jo, është e nxitur nga interesa thellësisht personale. Oskar Uaild thotë diku: “Nëse një njeri nuk mendon për vete ai nuk mendon fare”.

Por kush do ta fitojë këtë luftë interesash personale dhe cili është interesi i publikut në të? A do të fragmentarizohet Partia Demokratike në fund të kësaj beteje për pushtet apo do të dalë më e fortë?

Këto janë pyetje fort të vështira për t’i parashikuar. Por një gjë duket e qartë: Luftës do t’i shkohet deri në fund nëse nuk ndërhyn ndonjë forcë madhore.

Foltoret e Berishës kanë zgjuar nostalgjikët, përfituesit e pushtetit të dikurshëm por edhe bazën e pezmatuar demokrate. Në çdo qark ku shkon, ai pritet me ovacione si në vitet e arta të pushtetit të tij. Të zhgënjyerit dhe pesimistët e derisotëm janë gjallëruar. Përfituesit e djeshëm dhe ata të nesërm i janë bashkuar me shpresën e rikthimit. Amalgama që përbën Foltoren është shumë më e parëndësishme sesa masiviteti i saj. Berisha ka sharmin e fituesit, karizmën elektrizuese të politikanit të racës.

Pasuesit e Foltores thonë se shumica e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar e kanë firmosur mbledhjen e tij. Çka, nëse është e vërtetë, do të thotë se Basha nuk ka votëbesimin e duhur në organin që ka të drejtën statuore ta shkarkojë nga funksioni. Dhe ky është fillimi i fundit të tij. Nuk ka rëndësi fare nëse Berisha është pasuesi i tij apo një tjetër.

Nga ana tjetër Basha ka ruajtur kontrollin mbi strukturat e Partisë, deputetët dhe ofiqarët partiakë të rretheve. Me pak fjalë mbi përfituesit direktë të pushtetit opozitar. Kush prej tyre del jashtë kontrollit të tij ndëshkohet. I pari e provoi Noka, pas tij edhe Kryetari i Fierit, Luan Baçi.

Për një periudhë të gjatë Basha zgjodhi të mbrohej me retorikë proamerikane duke deklaruar: “Kuvend që diskuton orientimin proamerikan të PD-së nuk do të ketë”. Garancia për mosmbledhjen e këtij Kuvendi ishin gjetur në kleçka statuore kontradiktore:

“Vetëm ofiqarët e Partisë (kryesia, Kryetari) mund të thërrasin mbledhjen e Kuvendit. Përndryshe Kuvendi mund të mblidhet por askush nuk e njeh” –thonë pasuesit e Bashës. Statuti i bërë leckë ndër vite është leva e Arkimedit ku po mbahet ligjërimi kundërshtues. Vini re paradoksin: Institucioni më i lartë i Partisë dëshiron të mblidhet por Kryetari apo Kryesia (institucione inferiore me statut) nuk japin miratimin. Dhe për këtë kundërshtim i referohen Statutit. Çfarë sofizmi!

Kjo është strategjia e strucit. Rreziku nuk ikën nëse ti fut kokën në rërë e nuk do ta shohësh. Ai është aty, duke ardhur me shpejtësi drejt teje. E vetmja mënyrë të shpëtosh prej tij është të përballesh.

Zoti Basha duket e kuptoi këtë të vërtetë kur filloi të flasë për mbështetje popullore të anëtarësisë. Paçka se u bë qesharak nga shifrat e përmendura në publik, sipas të cilave brenda pak ditëve mbështetja e tij lëviz nga 95-97% të anëtarësisë. Apo se “ka zgjedhur të mos përballet me Berishën se nuk do ta vëjë në pozitë inferiore”. Ky është humor politik i niveleve amatore. Por, tregon se Basha po i hap sytë dhe pregatitet për luftë. Paçka se me deklarata shvejkiane.

Berisha ka dy kundërshtarë shumë të fortë në betejën e tij të fundit, moshën dhe Amerikën. Beteja me Bashën nuk është asgjë përpara këtyre. E ardhmja e Partisë Demokratike, përtej çdo dëshire, nuk mund të jetë në duart e një 77 vjeçari me vulë antiamerikane. Në zgjedhjet e ardhshme Berisha do të jetë 81 vjeç, shanset për një drejtim aktiv janë afër zeros. Kështu që më e mira e të gjitha palëve, përfshirë edhe Berishën vetë, është të mbajë Partinë në tension elektoral njëvjeçar derisa të fitojë kandidati më i votuar. Berisha do i dëshmojë Amerikës peshën e tij elektorale si mburojë politike dhe do të fitojë kohë të dobishme për kalimin e hallit personal.

Publiku më në fund do të fitojë një Parti Demokratike ku demokracia nuk është krejt fasadë. Vetëm zgjedhjet e lira e demokratike do e rikthejnë besimin te Opozita. Edhe sikur ato t’i fitojë Lulzim Basha.

Lajme të lidhura

SPORT

Formacionet zyrtare/ Barcelona dëshiron titullin, Espanyol në fushë për t’i prishur festën

20:57 : 15/05/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Operacion antidrogë në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

20:49 : 15/05/2025
BOTA

Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Do të investojmë 1.4 trilionë dollarë në SHBA

20:47 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet, SPAK dhe kandidatët e bandave

20:33 : 15/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio: Nuk kam pritshmëri të larta

20:32 : 15/05/2025
Para

Rastet me Covid, izolohet qyteti me 4 mln banorë në Kinë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Formacionet zyrtare/ Barcelona dëshiron titullin, Espanyol në fushë për t’i prishur festën

20:57 : 15/05/2025
Foto ilustruese

Operacion antidrogë në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

20:49 : 15/05/2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Do të investojmë 1.4 trilionë dollarë në SHBA

20:47 : 15/05/2025

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025

Zgjedhjet, SPAK dhe kandidatët e bandave

20:33 : 15/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio: Nuk kam pritshmëri të larta

20:32 : 15/05/2025

Ndoqi Milanin në tribunë, Igli Tare: Këtu, vetëm për të ndjekur ndeshjen

20:22 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com