Media angleze Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë Selamet Mehmetaj, një 28-vjeçari shqiptar nga Tropoja, i cili ka marrë nën kontroll trafikun e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.
Mehmetaj ka rënë pre e një investigimi të Daily Mail, ku një gazetare e ka kontaktuar përmes faqes në Instagram “Albanian Blood”, për tu bërë një nga klientet e tij të shumta të blerjes me shumicë të kanabisit. Pas takimit me gazetaren, Mehmetaj ka rrëfyer vetë në mënyrë të pavetëdijshme se me kë po fliste, mënyrën e funksionimit të perandorisë së tij të drogës.
Artikulli i Daily Mail
Sapo ka ikur mesdita në Wetherspoons në veri të Londrës dhe Selamet Mehmetaj po pi një koka-kola, teksa tregon për një gazetare të infiltruar si blerëse kanabisi, se si funksionon tregtia e tij shumëmilionëshe e kanabisit.
Baroni i drogës, Mercedes-Benz-i i të cilit 50,000 paund pa targa të përparme është i parkuar aty pranë, ka rënë dakord të takojë klientë të rinj, pasi u kontaktua përmes faqes anonime në Instagram që reklamon biznesin e tij.
I shqetësuar nga pijanecët e tjerë dhe këmbësorët kalimtarë në qendrën e qytetit Wood Green, 28-vjeçari shpjegon se si çdo muaj ai furnizon tregtarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me 2,500 bimë kanabisi, si dhe mbledh sytha për t’i shitur.
Ndërkohë që, gazetarja e fshehtë paraqitet si klient për baronin e drogës.
Selamet Mehmetaj, i quajtuar ndryshe si ‘Djalli’, shet dhe ushtron aktivitetin e tij përmes faqes anonime në Instagram ‘Gjaku Shqiptar’.
Dhe ai në takim me gazetaren, me qetësi e bën shumë të qartë se çfarë ndodh me ata që guxojnë që të mos t’i binden, duke u mburrur në fakt se si i preu dy gishtat një klienti që nuk e paguante – dhe i mori paratë e tij para se t’i priste një këmbë.
Në faqen e tij në Instagram të titulluar ‘Gjaku shqiptar’, Mehmetaj ka reklamuar fabrikat e tij të kanabisit dhe ka postuar video për të nxjerrë në pah llojet e ndryshme të kanabisit që disponon, duke inkurajuar klientët e rinj ta kontaktojnë.
Instagrami e hoqi faqen e “gangsterit shqiptar” pasi u kontaktua nga Daily Mail.
Por ndërsa faqja ishte ende aktive, gazetarët e fshehtë të Daily Mail, të paraqitur si klientë, kontaktuan përmes aplikacionit të mediave sociale me banorin e drogës.
Mehmetaj i ka takuar pranë shtëpisë së tij në Palmers Green. Gjatë takimit ai rrëfeu me mburrje se si i shpëtoi burgut pasi u kap me një armë pa leje në Britaninë e Madhe.
Akuzës për armën ruse që e kishte çuar kontrabandë nga Shqipëria duke e fshehur në makinën e tij, Mehmetaj tha se i shpëtoi përmes avokatit, i cili kishte përgatitur një histori duke pretenduar se arma nuk ishte e tij.
Qeshi teksa përshkruante se si policia nuk mundi të gjente një sasi kokaine, kanabisi dhe armë gjatë një bastisjeje në banesën e tij me pesë dhoma gjumi, pasi efektivët nuk e kontrolluan mirë një dhomë.
Mehmetaj është nga qyteti verior shqiptar i Tropojës. Ai ka zhvilluar një perandori të lulëzuar droge në Mbretërinë e Bashkuar – dhe përdor rrjetet sociale për ta promovuar atë.
Gazetarja e fshehtë e Daily Mail ekspozoi perandorinë e lulëzuar të drogës të Mehmetajt në Angli.
Edhe pse u fshi faqja e tij në Instagram e titulluar “Gjaku Shqiptar”, faqet e tjera të tij, të cilat nuk promovojnë kanabisin, mbeten aktive.
Pasi një gazetare e fshehtë i dërgoi një mesazh llogarisë “Albanian Blood” duke e pyetur për blerjen e kanabisit me shumicë, ai pranoi të takohej në një kafene.
Duke mbërritur në takim me një Mercedes-Benz CLA AMG të zi, ai rrëfeu gjithashtu se si biznesi i tij kishte lulëzuar gjatë karantinës duke qenë se të gjithë ishin në shtëpi.
Mehmetaj shpjegoi se si çdo muaj ai rrit deri në 2500 bimë kanabis, të cilat i quan ‘foshnjat’ e tij – duke përfshirë ‘stardog’, një kanabis me fuqi të lartë dhe ‘tortën e dasmës’, një tjetër lloj droge super e fuqishme.
Sipas Mehmetajt, biznesi i bën atij miliona në vit, por kur shiten nga tregtarët, bimët vlejnë dhjetëra apo edhe qindra miliona paund më shumë.
“Kam njerëz që marrin çdo muaj nga unë për magazinat e tyre, dikush do 200, dikush tjetër 300”, shtoi Mehmetaj.
Instagrami luajti një rol të madh në reklamimin e biznesit të tij, tha Mehmetaj, duke shpjeguar se askush nuk e dinte se ai qëndronte pas faqes “Albanian Blood”, e cila kishte pothuajse 1000 ndjekës.
Për të nxitur trafikun e drogës, ai poston lidhje dhe fotografi nga llogaria në një faqe tjetër në Instagram, në të cilën ka 12,000 ndjekës.
Kjo faqe më e njohur shfaq makinat dhe paratë e tij, talljet me policinë, si dhe videot ku ai këndon rap.
Këngë të tjera rap që ai ka prodhuar me emrin Memz janë në dispozicion në Spotify dhe Apple Music. Në profilin e tij në internet ai quhet “Djalli”.