• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Vettingu në politikë’/ Basha: Kundërshtarët e egër të këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë parlament

17:47 : 25/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli nga foltorja e Kuvendit për amendamentin e PD për vettingun e politikanëve.

Basha u shpreh se politika duhet të pastrohet nga të gjithë të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin, nga ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me fuqinë që u është besuar për përfitime personale, duke braktisur interesin e qytetarëve.

Mes të tjerash, kryedemokrati iu përgjigj kritikëve të këtij propozimi të PD, duke u shprehur se “Jam po ashtu i bindur që kundërshtarët e egër të këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, apo në cdo karrike tjetër që mbajnë në emër të qytetarëve, për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me krimin. Por kjo nuk do të na pengojë”.

Pjesë nga fjala e Bashës në Kuvend:

Dhe propozimi i tretë, ai i Vettingut të politikanëve, që është edhe një nga mjetet që mund të adresojë më së miri prodhuesin e renditjeve që prezantova pak më parë, nëpërmjet pastrimit të politikës nga të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin. Pastrimin e politikës nga të gjithë ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me fuqinë që u është besuar për përfitime personale, duke braktisur interesin e qytetarëve, duke u kthyer ne pengesë të mirëqeverisjes dhe prodhues krizash që i shërbejnë vetëm një grushti të vogël njerëzish, që përfitojnë nga korrupsioni dhe mungesa e besimit që ai ngjall te aftësia dhe forca e njerëzve për të ndryshuar rendin e gjërave.

Lexo edhe:

No Content Available

Ne e kemi hedhur hapin e parë. Jam i bindur që debati nuk do të mungojë. Jam po ashtu i bindur që kundërshtarët e egër të këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, apo në cdo karrike tjetër që mbajnë në emër të qytetarëve, për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me krimin. Por kjo nuk do të na pengojë. Nuk do të na pengojnë as ata që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar, të cilët, pasi për tre dekada kanë lëshuar romuze kundër politikanëve, nëpër kafe apo emisione, e sot kanë zhvilluar empati dhe dhembshuri për politikanët që do të kalojnë sitën e vettingut.

Asgjë nga këto nuk do të ketë rëndësi për ne, sepse këto nuk janë prioritete të Partisë Demokratike, por prioritete të qytetarëve të këtij vendi që duan t’i japin fund lidhjes së politikës me krimin, që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë të zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar,që duan ta shohin Shqipërinë të përparojë drejt Bashkimit Europian, e jo të konkurrojë me shtetet e Unionit Afrikan, në listën e zezë të vendeve të korruptuar dhe autoritariste. Kjo është një emergjencë kombëtare, një gjendje e jashtëzakonshme që kërkon mjete të jashtëzakonshme për zgjidhjen e saj.

Ndaj i takon anëtarëve të këtij Parlamenti të mbajnë një qëndrim mbi atë që shqiptarët duan dhe presin për të pasur një të ardhme më të mirë, e për t’i dhënë fund një tranzicioni të tjezgjatur. Dikush, vite më parë, ka thënë që ekziston një lidhje e ngushtë midis frikës dhe korrupsionit. Sepse vetë frika e humbjes së pushtetit korrupton. Por frika e pak njerëzve që kanë përdorur besimin e qytetarëve për të shpërdoruar pushtetin, nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për një ndryshim rrënjësor që ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit.

Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta, dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd. Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëve të korruptuar, jo politikanët e korruptuar që largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshëm për fëmijët dhe familjet e tyre.

Etiketa: basha vetting boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Detaje nga krimi në Greqi/ Zbulohet lidhja e pilotit grek me një 16-vjeçare

TË GJITHA

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

15:17 : 17/08/2025

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

14:35 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com