• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Foltorja’ e Berishës/ Fuga: Do të ndjejmë tronditje që shkojnë përtej Partisë Demokratike

22:46 : 25/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Akademiku Artan Fuga, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi lëvizjen politike të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se Berishën në këto takime po e mbështesin persona që janë të zhgënjyer nga kryedemokrati Luzlim Basha dhe situatën aktuale të PD.

“Unë e kam përjetuar këtë lëvizje, këto takime të zotit Berisha me militant të PD që e mbështesin si një segment i shoqërisë i cili e ndjen veten të pa përfaqësuar nga sistemi i parive në Shqipëri dhe që në një farë mënyre kanë pasur një kahje drejt PD afatgjatë, por që kanë një zhgënjim nga zoti Basha dhe fakti që për të disatën herë, janë thirrur në protesta, mitingje dhe kanë ikur pa kuptuar se çfarë kanë bërë. Është një pjesë e popullsisë që për shkak të mbështetjes së opozitës nuk gëzojnë privilegjet që gëzojnë militantët socialistë.

Në një farë mënyre dhe me braktisjen e zgjedhjeve lokale në 2019 janë të pakënaqur. Ata nuk kanë durim të presin 4 vite. Unë këtu e shoh problemin”, tha Fuga.

Më tej, akademiku shtoi se nëse Sali Berisha nuk do të shpallej ‘non grata’ nuk do e ndërmerrte këtë lëvizje, por sipas tij, ky aksion ka ndodhur për të mbijetuar në politikë.

Lexo edhe:

No Content Available

“Problemi është këtu që dihet se jeta në partitë shqiptare është aspak demokratike. Ato në fund të fundit janë struktura që përbëhen nga një lider, një grup i ngushtë ndihmësish, një grup parlamentar që përgjegjësisht është i bindur, i rreshtuar se rregullat e partive janë të tilla dhe një masë militantësh. Po të shohim ne të gjitha këto gjëra që na ndodhin, për korrupsionin, drogën, për njërën dhe për tjetrën, do të shohim që brenda partive nuk ka zëra që ndërmarrin reformim. Unë kam thënë gjithmonë që në kushtet që jemi vetëm një krizë e madhe, e ardhur nga rrethana të jashtme mund të shkundë sistemin. Nuk e diskutoj fare që zoti Berisha të mos kishte problemin e vet, nuk do e ndërmerrte këtë lëvizje, kjo dihet.

Në momentin kur ai u vendos në një situatë që ose do të mbijetonte në politikë dhe pak më gjerë se politika, ose do të ndërmerrte një veprim, ai zgjedh të marrë një veprim. Nëse unë do të isha në PD, deputet, do e shikoja ndryshe, por unë e shoh si studiues dhe kjo do të sjellë një tronditje brenda Partisë Demokratike, por jo vetëm. Duhet të shikojmë qartë atë që po ndodh dhe të mos shohim atë që ndodh me paragjykime të politizuara”, përfundoi akademiku.

Etiketa: fuga berisha foltorja boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Për dy muaj 48 vjedhje, vihen në pranga 4 shqiptarët e rrezikshëm

TË GJITHA

Aksion i madh kundër lojërave të fatit në Kosovë, arrestohen 34 persona

15:22 : 07/07/2025

38 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, teksa bisedimet për armëpushim hyjnë në fazën vendimtare

15:13 : 07/07/2025

Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

15:07 : 07/07/2025

Një 37-vjeçar godet me forcë dyert dhe muret e Spitalit të Pukës, kundërshton edhe policët/ EMRI

15:05 : 07/07/2025

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Metës, e quan fans i Zeqinesë: S’kam nevojë t’i marr leje askujt!

14:52 : 07/07/2025

Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji

14:44 : 07/07/2025

Me padi në SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

14:43 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com