• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vettingu i politikanëve/ Nga hetimi përtej lidhjeve familjare deri te vendimi nga GJKKO, ja çfarë propozon PD

17:03 : 20/10/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend nismën e saj për amendamentet Kushtetuese, ku përfshihet edhe Vettingu i Politikanëve.

Kryeministri Edi Rama në anën tjetër është shprehur i gatshëm për të dialoguar me opozitën për propozimet e saj, ndërsa drafti sipas kreut demokrat Lulzim Basha synon pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe lidhjet me krimin, apo sikundër ai e konsideron “llumi i tranzicionit”.

Rreth tre vite më parë, Edi Rama refuzoi propozimin e opozitës për vettingun e politikanëve dhe në atë kohë deklaronte se këtë proces do e udhëhiqte SPAK. Ndërkohë sot demokratët ia kanë besuar SPAK-ut pikërisht atë që e konsiderojnë Vettingun e politikanëve, ndërsa Basha tha se ai duhet të shtrihet nga drejtuesit më të lartë të shtetit, Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri, te lideri i opozitës, ministrat, deputetët dhe të zgjedhurit vendorë.

Vetingu i funksionarëve publikë përfshin verifikimin për një periudhë 10 vjeçare që nga dita e deklarimit. Subjektet që i nënshtrohen Vettingut janë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministri dhe ministrat, Presidenti i Republikës, kryetari i bashkisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit dhe Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Demokratët propozojnë se mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese, që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, apo pasuri të pajustifikuar ligjërisht.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Nëse funksionari publik që është në detyrë jep dorëheqjen nga funksioni, brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, procesi i kontrollit të integritetit ndërpritet. Në këtë rast atij i ndalohet e drejta për t’u zgjedhur apo emëruar në një funksion publik për një periudhë 15 vjet.

Por çfarë përmban nisma dhe si e kanë menduar demokratët të realizojnë këtë proces?

Hetimi do të bazohet në 3 shtylla: Pastërtia e figurës, backgroundi dhe deklarimi i pasurirsë. Bazuar në draftin e propozuar nga demokratët, shkallët që vendosin për fatin e një politikani janë:

SPAK krijon një strukturë prej 6 prokurorësh të cilët do të verifikojnë të gjithë politikanët dhe të dalin në përfundim nëse duhet të shkarkohet apo të lihet në detyrë.

Një gjykatës i zgjedhur me short nga GJKKO shqyrton kërkesën e SPAK për shkarkimin nga detyra ose konfirmimin në detyrë të politikanit dhe është pikërisht GJKKO organi që vendos përfundimisht për të gjithë ata qëë i nënshtrohen Vetingut të politikanëve.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar i përbërë nga 6 deputetë (3 nga opozita dhe 3 nga mazhoranca) është organi që mund të apelojë vendimin për konfirmimin në detyrë të politikanëve.

Funksionari publik ka të drejtë të apelojë vendimin e shkarkimit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shkalla e fundit ku shqyrtohet një vendim shkarkimi është Gjykata Kushtetuese, verdikti i së cilës hyn menjëherë në fuqi.

Një funksionar publik që është në detyrë i nënshtrohet një vetingu të përkohshëm që vlen 3 vite, ndërsa për një funksionar që do të marrë detyrën për herë të parë vetingu është i përhershëm.

Në rast se për funksionarin publik gjenden lidhje me krimin apo pasuri e pajustifikuar, atëherë ai shkarkohet automatikisht dhe nuk ka të drejtë të mbaje funksion publik për 15 vite.

Shkarkimi për pasuri të paligjshme hyn në fuqi kur funksionari ka më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme. Në rast të lidhjeve me krimin, SPAK ka të drejtë të nisë procedim penal automatikisht për funksionarin publik.

Vetingu i funksionarëve publikë përfshin verifikimin për një periudhë 10 vjeçare që nga dita e deklarimit. Subjeketet që i nënshtrohen Vetingut janë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministri dhe ministrat, Presidenti i Republikës, kryetari i bashkisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit dhe Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.

“Funksionari publik dorëzon një deklaratë dhe i nënshtrohet një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal. Funksionarët publikë plotësojnë dhe i dorëzojnë SPAK një deklaratë të detajuar për figurën e tyre që mbulon një periudhë 10 vjet përpara deri në datën e deklarimit, sipas ligjit“, shkruhet nder te tjera ne ndryshimet e propozuara nga PD.

Kontrollit i nënshtrohen edhe personat e lidhur me ta, bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët në moshë madhore, si dhe çdo person tjetër i përbërjes familjare të këtyre funksionarëve.

Ndërkohë ka raste specifike kur subjekt i Vetingut janë edhe bashkëshortët e fëmijëve në moshë madhore, vëllezërit dhe motrat dhe bashkëshortët e tyre, personat me miqësi të njohur apo lidhje familjare me funksionarin publik, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie, qoftë edhe të tërthortë, për shkak të funksionit publik me funksionarin në fjalë, si dhe çdo person fizik apo juridik me të cilin zyrtari ka pasur ose ka marrëdhënie interesi të çfarëdo lloji.

Perfundimi:

-Mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese, që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, apo pasuri të pajustifikuar ligjërisht. Nëse funksionari publik që është në detyrë jep dorëheqjen nga funksioni, brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, procesi i kontrollit të integritetit ndërpritet. Në këtë rast atij i ndalohet e drejta për t’u zgjedhur apo emëruar në një funksion publik për një periudhë 15 vjet.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

VIDEO/ Ilir Daja feston ditëlindjen, i kërkon dhuratë lojtarëve: E dua të hënën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com