Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka vjedhur në një kompani, ku punonte si menaxher.
I arrestuari është shtetasi A. D., 34 vjeç. Po ashtu njoftohet se u procedua në gjendje të lirë J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin.