• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Beteja e humbur me studentët

11:20 : 19/10/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, SHENDETI

Nga Erion Dasho

Dje mbi gjysma e studentëve u tentua të lihej jashtë auditorëve. Një ligj i mbrapshtë kërkon që studenti të paraqesë certifikatën e gjelbër lidhur me COVID-in, ku si alternativë e vetme ndaj vaksinimit dhe shërimit jepet testi i përjavshëm PCR.

Sërish komiteti i të ashtuquajturve “ekspertë” bie në gafën e radhës. Testi PCR ka botërisht një vlerë 72 orëshe ose tre ditore, ndërkohë që java ka 5 ditë. Një student që duhet të paraqesë testin të hënën, duhet të testohet të shtunën ose të dielën dhe, rrjedhimisht, vlera e testit skadon të hënën ose të martën.

Duke prodhuar urdhërin e fundit të çuditshëm dhe kontradiktor, ministria e të paaftëve dhe komiteti i amatorëve thjesht kanë krijuar një situatë ku edhe vetë studentët që besojnë tek vaksinimi janë duke kundërshtuar procesin e vaksinimit të detyrueshëm.

***

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

A ka vlerë vaksinimi i studentëve?

Sigurisht që po! Por këtë vlerë e materializojnë vende si Gjermania, Italia, Franca, etj.

》Vende ku studenti gjatë udhëtimit për në shkollë nuk ngjeshet në autobuzët skandalozë të Tiranës, ku rreziku për t’u infektuar është shumë më i lartë se në auditor.

》Vende ku studentit i kërkohet green pass jo vetëm për të hyrë në auditor, por edhe për të hyrë në bar, restorant, palestër, pishinë, teatër, etj.

》Vende ku studenti nuk ka parë vaksinat që vinin me çantë sepse kryeministrit i duhej show i radhës.

》Vende ku origjina e vaksinave është e sigurt dhe ato certifikohen nga autoritete të besueshme si EMA, FDA, etj.

》Vende ku fushata e vaksinimit nuk hapet për fushatë elektorale duke ja bërë të qartë publikut se qeverisë i intereson ashiqare vota dhe jo jeta e qytetarëve.

》Vende ku njerëzit nuk u lanë të vdisnin në shtëpi, duke u mashtruar me numrin e të sëmurëve dhe të vdekurve.

Me një fjalë, vaksinimin mund ta sanksionojnë vende serioze dhe jo republika bananesh sikundër e ka katandisur Shqipërinë Borati dhe puthadorët e vet.

Për të gjithë arsyet e sipërpërmendura, qeveria e demagogëve, ministria e të paaftëve dhe komiteti i amatorëve i kanë humbur studentët. Studentët nuk besojnë më dhe do të ndjekin çdo rrugë për të mos ju bindur urdhërave qesharakë dhe lehtësisht të kundërshtueshëm.

Në këto kushte, beteja me studentët është e humbur. Shumë shpejt burokratët e paaftë do të tërhiqen dhe studentët do t’u kthehen auditorëve sigurisht pa u detyruar të vaksinohen.

***

Cila duhet të jetë zgjidhja?

Zgjidhja është fare e thjeshtë. Alternativa ndaj certifikatës së vaksinimit duhet të jetë një metodë e cila të japë garanci të njëjtë se personi është i sigurt në raport me COVID-in, të jetë teknikisht e lehtë për t’u realizuar dhe të jetë e përballueshme financiarisht.

Testi PCR një herë në javë nuk plotëson asnjë prej këtyre kushteve. Ai ofron garanci vetëm të hënën dhe të martën, realizohet vetëm në laboratorë të specializuar dhe kushton minimumi 30 euro për test, e përkthyer kjo në një kosto mujore prej 120 euro.

Nga ana tjetër, një test komercial antigjeni me vetë-aplikim është një alternativë po aq e besueshme sa edhe vaksina. Duke qenë se ky test e ka vlerën 48 orë, ai duhet kryer tre herë në javë (të hënën, të mërkurën dhe të premten para hyrjes në auditor).

Sot në Europë një test i tillë kushton 50 cent. Bazuar mbi këtë çmim, kosto e testimit të një studenti do të ishte 6 euro në muaj dhe testimi bëhet në auditor 5 minuta para nisjes së orës së parë të mësimit. Kjo praktikë ndiqet sot në shumë shkolla europiane.

Të paaftët e komitetit të buratinëve politikë dhe të ministrisë nuk kanë nevojë të rishpikin rrotën. Mjafton të marrin përvojat e mira të botës dhe t’i aplikojnë. [Në fakt, nëse do ta kishin bërë këtë gjatë gjithë pandemisë, Shqipëria nuk do të ishte nga vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në botë].

Në vend që të armiqësohen me studentët dhe të krijojnë në popullatë një frymë tensioni dhe mosbesimi të mëtejshëm lidhur me vaksinimin, ata i kanë të gjithë mundësitë të bëjnë pikërisht të kundërtën.

Veçse kjo kërkon që, për herë të parë gjatë pandemisë, ata të marrin një vendim jashtë dirigjimit dhe urdhërave të padronëve politikë, ashtu si për fat të keq kanë bërë nga dita e parë e pandemisë deri më sot.

A do të jenë të aftë vallë?!

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

“Trump me dy pro*tituta në Moskë gjatë fushatës”, ish-spiuni britanik: Ka pamje...

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com