Klipi i këngës së Mevlanit ku protagoniste ishte Shqipe Hysenaj ka bërë që dyshja prej kohësh të jenë ndër më të komentuarit në rrjet. Kjo vjen pas deklaratës së Shqipes ku shprehej se Mevlani nuk ia ka dhënë ende pagesën.
I ftuar tek “Glamour Zone” ai u pyet për borxhin ndaj Shqipes dhe tha: “Unë eci me këtë parim: ndodhi edhe kam fakte. Këtë gjë e dimë unë, Zoti dhe Shqipja. Nuk kam reaguar në rrjete sociale sepse më është dukur shumë fëmijënore.
Shqipja dëgjoi një demo të këngës ’Love Story’(Shuj Shuj) dhe më thoshte gjithmonë do vij unë te klipi, do vishemi si arab se ka tendence arabe muzika, etj. I thashë nëse do vish ti do të paguaj njësoj si gjithë të tjerët e stafit dhe pranoi. E kam përcjellë deri në shtëpi dhe mos e harro Shqipe (i drejtohet asaj), të kam thënë ’Urdhëro lekët’ e më the ’Jo o lali nuk të marr lekë unë ty’. Mos harro se ke thënë që je dhe besimtare, nuk gënjej unë”.
Për ta mbyllyr si temë , inati i Shqipes është që kur u pyeta në program, unë thashë që Shqipja më ka kërkuar të jetë në videoklip. Ajo se përtypi dot se po të kisha thënë që unë e ftova, kjo temë s’do ekzistonte. Edhe nëse i do hajde, veç mos fol më,– shtoi Mevlani.
Shqipja filloi të fliste përsëri së fundmi rreth borxhit dhe u shpreh se Mevlani ka bërë si “hallexhi” prandaj nuk ja ka dhënë lekët dhe se ajo i dha famën, ndjekësit dhe klikimet.
Së fundmi, Mevlani ka bërë veprimin e papritur, ai i ka dërguar asaj me zarf lekët live në emision te Shqipëria Live. Shqipja u pre nga ky gjest, grisi zarfin dhe tha se nuk pranon lekët nga njerëz fallco.
View this post on Instagram