Identifikohen 4 turistët rusë që u asfiksuan në saunën e hotel “Gloria Palace”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:20 të mbrëmjes së kaluar, në Qerret.
Viktimat janë pjesë e një familje, një çift, vajza dhe dhëndri i tyre: Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.
Turistët kishin 1 javë të akomoduar në këtë hotel dhe kishin mbërritur në vendin tonë me një grup turistësh të huaj. Mungesa e tyre është konstatuar nga turistët e tjerë rusë.