Të dielën e 17 tetorit do të zhvillohet Maratona e Tiranës, por do të jetë edhe një ditë pa makina. Bashkia e Tiranës njofton se ndalohet parkimi i automjeteve në rrugët ku do zhvillohet Maratona që prej ditës së premte 15 tetor.
Nuk lejohet parkimi në:
Rruga “ Kavajës”( Segmenti Bogdanët – Dedë Gjon Luli)
Rruga “Ibrahim Rugova”
Rruga “Lekë Dukagjini”
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Bulevardi “Gjergj Fishta” (Segmenti Ibrahim Rugova – Astrit Balluku)
Bulevardi “Bajram Curri” (Segmenti Nazi Demi – Ibrahim Rugova)
Rruga “George Ë.Bush” (Segmenti i Rrugës së Elbasanit – Abdi Toptani)
Bulevardi “ Dëshmorët e Kombit”.
Punonjësit e Bashkisë kanë mbuluar tabelat të cilat lejojnë qëndrimin ose parkimin e automjeteve gjatë këtyre ditëve. Në rast të kundërt Bashkia do të heqë makinat tuaja me karroatrec.