• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bisedimet bërthamore, SHBA-Iranit: Koha po mbaron!

20:03 : 14/10/2021
në BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se koha po mbaron që Irani të rikthehet tek negociatat e Vjenës për ri-aktivizimin e marrëveshjes bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të marrë në konsideratë opsione të tjera, nëse Irani refuzon të negociojë me mirëbesim. Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine.

Irani ishte fokusi i bisedimeve të mërkurën në Departamentin e Shtetit mes Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe homologëve të tij nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Zoti Blinken tha se gjatë nëntë muajve të fundit, administrata e Presidentit Biden e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara do t’i riktheheshin zbatimit të plotë të marrëveshjes bërthamore, nëse Irani do të bënte të njëjtën gjë. Tashmë ai thotë se koha po mbaron.

“Nuk do të vendos një datë të caktuar, por me çdo ditë që kalon dhe me refuzimin e Iranit për t’u angazhuar në mirëbesim, hapësirat po ngushtohen”, tha Sekretari Blinken.

Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid paraqiti një pamje më të zymtë, duke thënë se Irani është pranë sigurimit të armëve bërthamore.

“Nëse iranianët nuk besojnë se bota dëshiron seriozisht t’i ndalë, ata do të nxitojnë drejt bombës bërthamore. Izraeli rezervon të drejtën për të vepruar në cilindo moment dhe me çfarëdo mënyre”, tha zoti Lapid.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

1 vit nga vrasja e Martin Canit/ Konfliktet në shkolla mbulohen, oficerët denoncojnë presionin e eprorëve

Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara ende besojnë se marrëveshja bërthamore vazhdon të jetë mënyra më efikase për t’u përballur me sfidën që paraqet Irani, por se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të marrin në shqyrtim opsione të tjera, nëse Irani refuzon të negociojë. Zoti Lapid tha se opsionet e tjera ishin pikërisht në zemër të bisedimeve që u zhvilluan të mërkurën.

Për muaj të tërë, Shtetet e Bashkuara së bashku me fuqitë e tjera u përpoqën të shpëtonin marrëveshjen e vitit 2015, nëpërmjet bisedimeve indirekte në Vjenë. Por, bisedimet ngecën dhe disa vëzhgues thonë se mundësitë duken edhe më të pakëta me ardhjen e një udhëheqjeje të re në Teheran. Presidenti iranian Ebrahim Raisi thotë se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe ka kritikuar sanksionet amerikane ndaj Teheranit si një mënyrë e re për të bërë luftë./VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

17:40 : 17/11/2025
AKTUALITET

1 vit nga vrasja e Martin Canit/ Konfliktet në shkolla mbulohen, oficerët denoncojnë presionin e eprorëve

17:40 : 17/11/2025
AKTUALITET

Banesa u dogj nga zjarri, çifti i moshuar në Vlorë në mëshirë të fatit: Flejmë jashtë

17:20 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

17:17 : 17/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ certifikon kryebashkiakët

17:07 : 17/11/2025
BOTA

Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë

17:02 : 17/11/2025
Para

Nano merr vendimin e parë pas emërimit: Policëve tu paguhen orët shtesë, fondi të merret nga paratë e konfiskuara nga krimi

TË GJITHA

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

17:40 : 17/11/2025

1 vit nga vrasja e Martin Canit/ Konfliktet në shkolla mbulohen, oficerët denoncojnë presionin e eprorëve

17:40 : 17/11/2025

Banesa u dogj nga zjarri, çifti i moshuar në Vlorë në mëshirë të fatit: Flejmë jashtë

17:20 : 17/11/2025

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

17:17 : 17/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ certifikon kryebashkiakët

17:07 : 17/11/2025

Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë

17:02 : 17/11/2025

Ambasada e SHBA në Tiranë rinis punën pas hapjes së qeverisë amerikane

16:53 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com