• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkarkohet nga detyra gjyqtari që kërkoi favore se*suale

14:21 : 11/10/2021
në AKTUALITET

Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra këtë të Hënë gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi.

Ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë më datë 17.10.2019, e ka deklaruar fajtor Hysin për veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe e ka dënuar me 3 vjet burgim, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

Ish-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, ka refuzuar ankimimin e të pandehurit dhe ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Hysi e ka shlyqer dënimin dhe rezultonte se merrte ende pagë si pjesë e sistemit të drejtësisë.

Argumentat

Në seancën e sotme, inspektori i Lartë, Artur Metani argumentoi pse Hysi duhet të shkarkohet nga detyra.

Lexo edhe:

No Content Available

Metani tha se nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, provohet se:

Gjyqtari është gjetur fajtor për veprime, të cilat për nga natyra e tyre janë të shkallës më të rëndë, siç janë aktet korruptive të lidhura me ushtrimin e funksionit të gjyqtarit.

Veprimet e tij kanë diskretituar rëndë figurën e gjyqtarit, imazhin e tij në publik, si dhe kanë ulur besimin e publikut tek figura e gjyqtarit e tek gjyqësori. Kjo pasi i pandehuri ka kërkuar e pranuar ryshfet në favor të tij dhe e ka përfituar atë për shkak të detyrës së tij, si gjyqtar dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar favor seksual nga një palë ndërgjyqëse.

Veprimet e gjyqtarit kanë cenuar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë nga veprimet e parregullta të personave të jashtëm, por edhe nga veprimet e vetë atij si funksionar i drejtësisë.

Vepra penale është kryer me dashje direkte, me motiv kryesor përfitimin e një shume të konsiderueshme monetare, si dhe kërkimi i favoreve seksuale përkundrejt dhënies së një vendimi civil, në favor të njërës palë në proces gjykimi nga gjyqtari Roland Hysi.

Kur shkelja disiplinore e kryer është aq e rëndë sa e bën magjistratin të papërshtatshëm apo të padenjë për të vazhduar funksionin e tij, atëherë masa disiplinore nuk mund të luajë më rol edukues. Në këtë rast, masa disiplinore merr përsipër të mbrojë interesin publik, duke larguar nga detyra magjistratin dhe duke u kthyer kështu në masë me natyrë të pastër ndëshkuese ndaj tij. Dënimi i gjyqtarit për kryerjen e një krimi dhe forma e prerë e këtij vendimi, sugjerojnë caktimin e  masës disiplinore të shkarkimit nga detyra.

Në përfundim, KLGJ pranoi kërkesën e ILD për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit dhe ndërprerjen e marrëdhënieve financiare të tij.

Përgjimi

Fillimisht, gjyqtari i Fierit u denoncua në media pasi kërkonte seks dhe para nga një grua e cila kërkonte në gjykatë kujdestarinë e vajzës së saj.

Në videon e transmetuar në emisionin “STOP”, në Tv Klan, gjyqtari Hysi thotë se arrin të shikojë edhe ngjyrën e të brendshmeve dhe se atij nuk i shpëton asgjë. Kjo, sipas tij, e bënte “origjinal”.

Në përgjimin e publikuar, gjyqtari i thotë ndër të tjera gruas: “Kush ka besim te mua, ka fituar botën. Kam qenë 25 vjeç kryetari i Gjykatës së Bajram Currit…,kam qenë 25 vjeç,…. 93 -’95 dhe kur bridhja me 4 varëse floriri …. dhe kur bëja stërvitje dhe kur i kisha të gjitha …, e di si më rrinin nga mbrapa…? Në këmbë. Unë i trajtoj njerëzit si zyrtar dhe tërë jetën më kanë ardhur nga mbrapa më luteshin edhe sot e kësaj dite të njëjtën gjë kam…Më dëgjo një çikë Landin! Vetëm më dëgjo..! Të q… dhe më beso për këtë…! Të q…të gjithë më luten! Të të garantoj! Jam një mashkull i devotshëm, jam një mashkull potent dhe me autoritet!…”

Etiketa: roland hysi

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

E pazakontë/ 2-vjeçari refuzon të vendos maskën, familjen e zbresin nga avioni

TË GJITHA

“Kishte elementë kriminalë”/ Incidenti në Vorë, Albana Vokshi: Jam kërcënuar bashkë me familjen

02:30 : 12/05/2025

Numërohen 5 kutitë e para në Durrës, ja cila parti kryeson

02:22 : 12/05/2025

Numërohen 119 kuti votimi në gjithë vendin! Ja diferenca mes PS dhe PD

02:06 : 12/05/2025

Hapen dy kutitë e para në Shkodër, PD në avantazh

01:50 : 12/05/2025

Qarku i Dibrës, numërohen tre kutitë e para

01:48 : 12/05/2025

Vota e Diasporës/ Numërohet kutia e parë, PD në avantazh

01:45 : 12/05/2025

Numërohet kutia e parë në Elbasan, ja kush kryeson

01:42 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com