• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plani i Ramës/ Duma: Nuk është krizë energjie por korrupsioni, PD do bëjë kallëzime në SPAK për abuzime me OSHEE-në dhe KESH

19:49 : 09/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetarja dhe deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma është shprehur se nuk është ceshtje e krizës energjitike por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Në një deklaratë nga selia blu, deputetja Duma i është kundërpërgjur kryeministrit Edi Rama mbi planin e prezantuar duke thënë se plani i vërtetë është të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para një grusht njerëzish.

Sipas Dumës 200 milionë euro, që do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe  që shqyen për orekset e tyre këtë verë.

Deklarata e Grida Dumës:

Prej ditësh Partia Demokratike ka thënë që nuk është ceshtje e krizës energjitike, por se pari e mbi te gjitha krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Lexo edhe:

Duma: Vendimi i Gj.Kushtetuese për mos shkarkimin e Metës është fitore

Duma: Deklarata e Nishanit për garën është e pavërtetë

Sot Rama e faktoi këtë.

Asnjë fjalë për energjinë. Madje u shiti si lajm të jashtëakonshëm që nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

Ndërkohë plani i vërtetë është të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para po ai grusht njerëzish që e hapi këtë gropë, që në asnjë rast nuk vjen nga jashtë, por nga shushunjat e korrupsionit që gjallojnë në ekosistemin e kësaj pakice.

Dhe nuk janë pak. 200 milionë euro, që do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe  që shqyen për orekset e tyre këtë verë.

Deklamoi një paln për të mbrojtur shtresat në nevojë nga rritja e cmime, por në fakt u tha vazhdoni të paguani njësojë sepse nuk kemi para për t’ju rritur paga e pensione.

Të tjerët, sipërmarrësit e ndershëm që luftojnë për të mbajtur hapur dyert e dyqaneve apo fabrikave, që mbajnë gjallë motorin e ekonomisë, do të duhet të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Janë ata që do ta paguajnë rritjen e energjisë.

Por nuk janë vetëm ata. Qytetarët do ta paguajnë energjinë te rritja e faturës së ushqimeve, shërbimeve, sepse ligjisa e ekonomisë e con zinxhr faturën finale te konsumatori, pra ë familjarët. Askush nuk do të shpëtojë.

E pra, me ekrane të harlisura, ku mbron të pambrojtshmen, me pak fjalë tha që ju jeni shumë mirë.

Që ekonomia juaj është shumë mirë.

Që varfëria nuk ekziston.

Që shtresa e mesme lulëzon.

Që miqtë e tij që po plackisin, prona publike e private, tendera sekret e publik, nuk e dëmotojnë as konkurencën dhe tregu e lirë, dhe sigurisht as ju dhe as familjet tuaja.

Që ata 500 mijë shqiptarë që kanë ikur nga sytë këmbët, në fakt nuk kanë qenë të zotët t’ia dalin në Shqipëri, pikërisht ata që janë të zotët t’ia dalin kudo nëpër botë. I tha shqiptarëve sot që shteti nuk është Zoti, individi duhet t’ia dalë vet. Patjetër, ia del, në një vend ku zotësia ka vend. Jo në një vend ku batakciu fiton dhe i ndershmi mbaron. E rrotulloi edhe njëherë gjuhën tek e kaluara, sepse zgjodhëm 30 vjet më parë ekonominë e tregut, jo ekonominë e tij të tollonit. Por 30 vite më pas, ndërsa ka qeverisur gjatë gjysmës së tyre na ofron prapë tollonat e mungesës ushqimore.

U tha shqiptarëve nuk rrisim rrogat se s’bëjmë dot investime, por po të ishin bërë investime dhe jo korruptime, rrogat tashmë do të ishin rritur. Jemi vendi i fundit në ballkan, sepse nuk janë investime, janë ppp, paratë e pista të palacollëqeve. PPP-të miliona euroshe që firmosen si pa të keq, duke ua hedhur në kurriz sa këtij brezi e sa atyre që do vijnë për dekada me radhë. Bashkë me arbitrazhet që janë dora e gjatë e korrupsionit të këtij pushteti në xhepat tuaj. Bashkë me broxhin publik që është kacek me korrupsionin e kësaj lukunie të babziturish. Janë të gjitha aty dhe ai nuk mund të ofrojë asnjë zgjidhje, sepse ai dhe shpura e tij janë shkaktarët e kësaj fatkeqësie kombëtare, që e quan veten qeveri, e që sot kërkon nga ju edhe qindarkat e fundit, sepse nuk heq dorë nga PPP-të dhe dhe tenderat korruptiv.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të nis urgjenitsht hetimet, ndërkohë Partia Demokratike po bën gati kallzimiet në SPAK për abuzimet monsturoze dhjetra milionëshe të qeverisë së Ramës, të OSHEE dhe KESH, në kurriz të familjeve shqiptare.

Etiketa: duma boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Duma: Vendimi i Gj.Kushtetuese për mos shkarkimin e Metës është fitore

19:51 : 17/02/2022
AKTUALITET

Duma: Deklarata e Nishanit për garën është e pavërtetë

21:48 : 14/06/2021
AKTUALITET

Duma: Më duket shumë e shëmtuar kur debatojnë dy gra

21:12 : 28/03/2021
AKTUALITET

Fushata e PD/ Duma: Entuziazmi popullor në mitingun tonë me legjitim se distanca

22:31 : 25/03/2021
AKTUALITET

Duma takon familjet e prekura nga tërmeti: Për një muaj do ua ndërtojmë shtëinë nga e para

16:15 : 08/03/2021
AKTUALITET

Zgjedhjet e 25 prillit/ Duma: Votuesit ‘gri’ do të sjellin ndryshimin, votat do të shkojnë djathtas

21:48 : 18/02/2021
Para
Foto: AFP

Suedia shumë e fortë për Kosovën, "dardanët" mposhten 3-0 në Solna

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sherri me grushta brenda KZAZ 30, KQZ shkarkon vëzhguesit

16:05 : 15/05/2025

Zjarr në një depo kimikatesh në Spanjë, 80,000 banorë izolohen për shkak të tymit toksik

15:58 : 15/05/2025

As Vjosa Osmani nuk ‘zhbllokon ngërçin’ politik për konstituimin e Kuvendit

15:55 : 15/05/2025

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet Turqinë

15:53 : 15/05/2025

Vllaznia konfirmon Edi Martinin si trajnerin e ri të skuadrës

15:51 : 15/05/2025

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi/ EMRI

15:49 : 15/05/2025

Pezullohet pas sherrit numërimi i votave në Kashar! Muçollari: Agresori përfaqësues i PS-së

15:48 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com