• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pandora Papers/ Biznesmeni Vasil Kallupi: Gazetari i BIRN ka shpifur dhe më ka baltosur…

20:55 : 07/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Vasil Kallupi është biznesmeni shqiptar që ka qenë në fokus të mediave ditët e fundit, pas publikimit të skandalit me përmasa globale, “Pandora Papers”.

Rrjeti investigativ BIRN, publikoi një artikull, lidhur me kompaninë e Kallupit, e cila kishte përfituar miliona euro, nga nënkontraktori i OST, EnergoInvest.

Në reagimin e tij për TPZ.al, Kallupi thotë se gazetari i BIRN “ka shpifur dhe e ka baltosur” figurën e tij dhe se ka instruktuar avokatët për të ndjekur çështjen. Kallupi nuk shpjegon në këtë deklaratë, se çfarë konsulence i ka ofruar kompanisë EnergoInvest, nga e cila ka përfituar plot 3.6 milionë euro, nëpërmjet kompanisë së tij offshore.

“Dokumentet e publikuara nuk zbulojnë asnjë sekret  ashtu siç  ka pretenduar  t’i paraqes gazetari, por konfirmojnë informacione zyrtare  të publikuara në Website-in zyrtar te kompanisë time. Manipulimi i radhës bëhet me të dhënat e llogarisë bankare, me pretendimin se unë kam pranuar 3.6 milion euro nga Energoinvest brenda një muaji pasi . E vërteta është se, unë kam  pasur disa bashkëpunime me Energoinvest, nga të cilat kam pranuar pagesa për punët dhe aktivitetet e realizuara sipas kontratave dhe raporteve për punën e kryer”, thotë ndër të tjera Kallupi.

Reagimi i plotë i VAsil Kallupit: 

Lexo edhe:

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

Lajmet e fundit të paraqitura në mediat e vendit  rreth emrit tim Vasil Kallupi dhe kompanisë time më detyrojnë të jap disa sqarime.

Nuk është e ndershme, etike dhe aspak profesionale, që një gazetar mendon se lartëson  veten profesionalisht,  duke publikuar artikuj  sensacional në vazhdën e skandalit të quajtur “Pandora Papers”. Nuk mund të hidhet baltë mbi punën dhe biznesin tim privat, duke pretenduar  se mediokriteti I gazetarisë  ka zbuluar “sekrete” dhe “bashkëpunime sekrete” . Nuk mundet që  ndërmjet shpifjes të ndërlidhen insinuata dhe të pavërteta që cenojnë drejtpërdrejt figurën time.

Me këtë reagim, dua që të njoftoj opinionin publik se pseudo gazetari  investigativ, Besar Likmeta  në emër të kauzës shumë të ndjeshme  në vendin tonë dhe  në rajon, ajo e luftës ndaj korrupsionit, por gjithashtu edhe për të pretenduar lavdinë e “një gazetari të madh” ka shpifur dhe keqpërdorur  informacione duke  përfshirë e keqinformuar  edhe rrjetet ndërkombëtare të gazetarisë investigative.

Me gjithë respektin për profesionin e gazetarisë,  pas të cilit qëndrojnë shumë profesionistë që flasin vetëm me zërin e së vërtetës , është detyrim moral I gjithë secilit për të demaskuar ata që shpifin e abuzojnë në emër të së vërtetës, duke manipuluar opinionin publik me informata të pavërteta.

Kompania ime, AL Energy është kompani  e regjistruar zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara në Dubai me Website zyrtar,  në të cilën janë publikuar të gjitha bashkëpunimet e mia me të gjitha kompanitë ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe kompaninë Energoinvest, përfaqësues i së cilës jam që nga viti 2012.

Nga kompania SMF e cila menaxhon kontabilitetin e kompanise time, janë vjedhur dokumentat personale . Këto dokumente të marra në rrugë jo ligjore, janë publikuar nga personi Besar Likmeta për të krijuar sensacion në opinionin publik.

Dokumentet e publikuara nuk zbulojnë asnjë sekret  ashtu siç  ka pretenduar  t’i paraqes gazetari, por konfirmojnë informacione zyrtare  të publikuara në Website-in zyrtar te kompanisë time.

Manipulimi i radhës bëhet me të dhënat e llogarisë bankare, me pretendimin se unë kam pranuar 3.6 milion euro nga Energoinvest brenda një muaji pasi .

E vërteta është se, unë kam  pasur disa bashkëpunime me Energoinvest, nga të cilat kam pranuar pagesa për punët dhe aktivitetet e realizuara sipas kontratave dhe raporteve për punën e kryer.

Manipulimi me etjen e popujve të Ballkanit për drejtësi dhe transparencë është pandershmëri dhe krim në  vetvete.

Tentativa e ulët  për të më njollosur mua dhe familjen time, vetëm pse posedoj një kompani që  ka publikuar zyrtarisht të dhënat në  Website,është veprim jo profesional që nuk i bën nder as shqiptarëve, as rrjeteve të gazetarisë investigative,  apo çdokujt  askujt tjetër që ka për qëllim drejtësinë dhe të vërtetën.

Vasil Kallupi ka shumë miqësi dhe është mik i shumë mjekëve, sportistëve, gazetarëve, këngëtarëve, politikanëve në mbarë botën , të gjithë emra të mëdhenj e të nderuar.

Lakimi I shumë emrave se unë isha mik me këtë apo atë, kishin vetëm një qëllim, shtrëmbërimin e të vërtetës dhe keq informim të opinionit publik. Gjithçka e paraqitur në emrin tim, vërtetojnë edhe një herë, jo profesionalizem dhe mungesë etike të disa ashtuquajturve gazetar. Pa dyshim papërgjegjshmëria dhe paaftësia e një gazetari, nuk mund të rrënoj mundin, djersë, dijen dhe sakrificën e një punëtori dhe  biznesmeni të ndershëm.

Bashkëpunimet me kompaninë Energoinvest apo shumë kompani të tjera kanë qenë publike dhe transparente në çdo moment për të gjithë gazetarët dhe qytetarët, prandaj paraqitja e bashkëpunimeve të mija me kaq pompozitet si zbulim “sekretesh” është akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm për një gazetar.

Duke marr shkas nga ngjarja, e cila cenon drejtpërdrejt personalitetin dhe biznesin tim, unë kam autorizuar avokatet e mi, qe do te ndërmarrin gjithë hapat ligjore duke kërkuar pushimin e këtij cenimi dhe rivendosjen e nderit dhe personalitet tim.

Me respekt

Vasil Kallupi

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025
SPORT

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025
AKTUALITET

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025
AKTUALITET

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025
SPORT

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025
Para

Pazaret me çmimin, energjia u shit lirë dhe u ble shtrenjtë nga Qeveria

TË GJITHA

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

19:29 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com