• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Pandora Papers”/ Londra, qendër e rrjetit të kompanive të regjistruara në parajsa fiskale

23:09 : 05/10/2021
në BOTA

Udhëheqës botërorë, politikanë dhe yje të muzikës pop janë mes mijëra personave që fshehin pasuri të madhe përmes një rrjeti kompanish anonime. Të dhënat janë zbuluar përmes rrjedhjes së gati 12 milionë dosjeve nga arkivat e disa firmave ligjore, të cilat hedhin dritë mbi botën e fshehtë të parave që tranferohen në parajsa fiskale, të ashtuqujtura “Dokumentet Pandora”.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton.

Ndër zbulimet më befasuese të “Pandora Papers” është pasuria e fshehur e Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familjes së tij.

Dokumentet e rrjedhura tregojnë se gjatë 15 viteve të fundit familja Aliyev dhe bashkëpunëtorët e saj tregtonin në Britani prona në vlerën e 544 milionë dollarëve. Rachel Davies Teka punon për organizatën kundër korrupsionit “Transparency International”.

“Prej momentit që kjo familje mori pushtetin në vitin 1993, anëtarët e saj kanë marrë kontrollin e shumë prej industrive jetike të vendit dhe burimeve të tij natyrore dhe i kanë përdorur ato për t’u pasuruar. Dhe kjo po bëhet në kurriz të njerëzve të atij vendi. Këto veprime kanë pasoja tek popullata e vendit. Ka njerëz që vuajnë sepse udhëheqësit e tyre marrin burime të cilat duhet të ndahen mes qytetarëve në ato vende“, thotë Rachel Davies Teka, drejtuese e “Transparency International” për Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo edhe:

Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi dallime

Dokumentet e rrjedhura tregojnë se Mbreti Abdullah i Jordanisë ndërtoi një perandori të fshehtë me prona në Shtetet e Bashkuara dhe Britani në vlerën e më shumë se 100 milionë dollarëve. Por gjatë një fjalimi të hënën, ai i hodhi poshtë pretendimet për përpjekje për fshehje të pasurisë së tij.

“Nuk kam asgjë për të fshehur nga askush. Ne jemi më të fortë se kjo, dhe kjo nuk është hera e parë që Jordania vihet në shënjestër“, tha Mbreti i Jordanisë Abdullah II.

Ministrat e kabinetit pakistanez e familjarët e tyre, si dhe aleatë të ngushtë të kryeministrit Imran Khan, janë zbuluar se zotërojnë kompani në parajsa fiskale në vlerën e miliona dollarëve. Por zoti Khan tha se gjetjet do të hetoheshin.

Dokumentet e rrjedhuara tregojnë se Kryeministri çek Andrej Babis ka përdorur kompani anonime të regjistruara në parajsa fiskale për të financuar blerjen e një prone prej 22 milionë dollarësh në Francë. Zoti Babis, partia e të cilit garon në zgjedhjet e përgjithshme këtë javë, i doli në mbrojtje veprimeve të tij gjatë një debati televiziv të dielën.

“Paratë u dërguan nga një bankë çeke, ato u tatuan. Janë paratë e mia dhe u kthyen sërish në Republikën Çeke”, tha ai.

Sipas zbulimeve, Presidenti kenian Uhuru Kenyatta dhe gjashtë anëtarë të familjes së tij janë të lidhur me mbi 12 kompani të regjistruara në parajsa fiskale, njëra prej të cilave në vlerën e mbi 30 milionë dollarëve. Por nuk ka dhëna që tregojnë se familja Kenyatta ka vjedhur pasurinë shtetërore.

Pjesa më e madhe e veprimtarive të zbuluara nga “Pandora Papers”, janë të ligjshme, përfshirë përdorimin e kompanive të regjistruara në parajsa fiskale.

Por në shumë prej dokumenteve të rrjedhura ekziston një emërues i përbashkët dhe ajo është Londra. Kryeqyteti britanik dhe territoret e lidhura me të, siç janë Ishujt e Virgjër britanikë, ofrojnë një rrjet mekanizmash ligjore të krijuar për të fshehur se kush i zotëron vërtet paratë, thotë zonja Davies Teka.

“Mund të blesh prona në mënyrë sekrete nëse përdor një kompani të regjistruar dhe krijuar në një territor të huaj, në parajsa fiskale. Ne (Britania) gjithashtu ofrojmë shërbime luksoze për elitën botërore dhe për fat të keq kemi një numër shqetësues profesionistësh, llogaritarësh, avokatësh, agjentësh të pasurive të paluajtëshme të cilët ndihmojnë aktorë të korruptuar e kriminelë, që të pastrojnë, fshehin dhe menaxhojnë pasurinë e tyre“.

Në Britani Partia Konservatore në pushtet është përfshirë nga akuzat pasi dokumentet e rrjedhura ngritën dyshime për korrupsion ndaj disa donatorëve të partisë.

Ministri britanik i Financave Rishi Sunak hodhi poshtë pretendimet për shmangie të taksave nga ana e Londrës. Ai tha se qeveria e ka luftuar me forcë korrupsionin global.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

10:07 : 19/09/2025
RAJONI

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi dallime

10:02 : 19/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rrëmbyen e mbytën me litar Renis Dobrën, pamje nga momenti i arrestimit të vëllezërve Bushgjoka

09:45 : 19/09/2025
AKTUALITET

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

09:43 : 19/09/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Tiranë–Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosur

09:27 : 19/09/2025
Para

Premçi: Segmente të policisë jo aktive, pse iku shefja pas zbulimit të abuzimit 70 mln eurosh €?

TË GJITHA

Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

10:07 : 19/09/2025

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi dallime

10:02 : 19/09/2025

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025

VIDEO/ Rrëmbyen e mbytën me litar Renis Dobrën, pamje nga momenti i arrestimit të vëllezërve Bushgjoka

09:45 : 19/09/2025

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

09:43 : 19/09/2025

Aksident i rëndë në aksin Tiranë–Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosur

09:27 : 19/09/2025

Sot ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë

09:14 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com