• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studimi/ Korrupsioni dhe prokurimet publike, mbajnë larg Shqipërinë nga BE

09:51 : 04/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Studimi: Antikorrupsioni në përgjithësi dhe në prokurimet publike në veçanti sfida që duhet fituar nëse Shqipëria këmbëngul të përparojë në procesin e pranimit në BE.

Ky vit shënon në Shqipëri një goditje spektakolare kundër korrupsionit në prokurimet publike: Struktura e Posaꞔme Antikorrupsion, (SPAK) arrestoi 3 muaj më parë 18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë me akuzën e korrupsionit me anë të “shkeljes së barazisë në tenderat publikë, shpërdorimit të detyrës, tjetërsimit të fondeve dhe falsifikimit të dokumentave”. Zyrtarë të lartë janë dënuar me burgim për korrupsion me tenderat publikë dhe futjen e parave publike në xhepat e tyre.

Por kaq nuk mjafton. Korrupsioni në prokurimet publike është shqetësues. Në një studim të këtij viti, të mbështetur nga Komisioni Europian dhe të realizuar nga SELDI (South-East Europe Leadership for Development and Integrity) ku analizohet mjedisi i korrupsionit në rajon, konstatohet që “në Ballkanin Perëndimor prokurimet publike paraqesin një zonë rreziku të lartë për korrupsion, pasi ato përdoren jo vetëm për të prokuruar mallra dhe shërbime për përfitim publik por shpesh për të transferuar fonde publike në xhepa privatë.”

Gerta Papajorgji, drejtuese e sektorit të Komunikimit, në Kontrollin e Lartë të Shtetit, (KLSH), institucion i pavarur kushtetues që auditon përdorimin e fondeve publike dhe luan një rol vendimtar në identifikimin dhe raportimin e shkeljeve në përdorimin e këtyre fondeve, thotë për DW, se “rreziku për korrupsion në prokurimet dhe kontratat publike është i shumë i lartë”.

Antikorrupsioni në përgjithësi dhe në prokurimet publike në veçanti është sfida që duhet fituar nëse Shqipëria këmbëngul të përparojë në procesin e pranimit në BE, pasi ato përbëjnë kritere thelbësore në këtë proces.

Lexo edhe:

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

Horoskopi javor 21-27 korrik, ja 5 shenjat më me fat

OSBE: Asistencë teknike ndaj KLSH

Që kjo të ndodhë përveç vullnetit politik nevojiten kapacitete dhe infrastrukturë adekuate në raport me rëndësinë e këtyre sfidave.

”Mbështetja e Pranisë së OSBE-së për institucionin e KLSH është pjesë e përpjekjeve më të gjera për forcimin e kapaciteteve, transparencës dhe llogaridhënies së sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri,” thotë për DW, Arianna Briganti, Shefe e Departamentit të Mirëqeverisjes në Çështjet Ekonomike dhe Mjedisore, në Praninë e OSBE në Shqipëri.

Projekti synon të forcojë kapacitetet e KLSH në përmirësimin e cilësisë së auditimeve të prokurimeve publike në bashkëpunim me Autoritetin italian kundër korrupsionit.

“Vetë KLSH dëshiron të përmirësojë kapacitetet e veta për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar që gjetjet e auditimeve dhe rekomandimet për autoritetet kontraktuese të prokurimit publik të ndiqen tërësisht,” thekson për DW, Arianna Briganti.

Rruga për të parandaluar korrupsionin në prokurimet publike kalon nga “transparenca dhe dixhitalizimi” thekson Gerta Papajorgji.

“Matja e rreziqeve të korrupsionit përmes treguesve të saktë është baza për të ndërmarrë çdo veprim për ta luftuar atë dhe siguruar një administratë më të mirë publike”, thotë ajo për DW .

Asistenca teknike e OSBE për KLSH po jepet kur në Shqipëri që prej gjashtë muajsh ka hyrë në fuqi ligji i ri ”Për prokurimet Publike,” që synon të përmirësojë kuadrin rregullator të prokurimit publik në Shqipëri, sipas rekomandimeve të Komisionit Europian, Bankës Botërore dhe OECD/SIGMA ,( Organisation for Economic Co-operation and Development / Support for Improvement in Governance and Management in Central and Eastern European Countries)

“Përshtatja e proceseve të punës në KLSH me ligjin e ri, shfrytëzimi më i mirë i të dhënave të hapura, rishikimi i medologjive për matjen dhe përcaktimin e dëmit ekonomik dhe efektshmërinë e prokurimeve publike janë fusha të mundshme bashkëpunimi me KLSH. Kombinimi i këtyre masave vlen në reduktimin e riskut dhe konsolidimin e qasjes parandaluese të korrupsionit në prokurimin publik”, thekson Arianna Briganti.

A do të mbyllë ligj i ri hapësirat e të vjetrit për korrupsion?

“KLSH auditon “post factum” dhe përmirësimet ligjore do të shihen gjatë punës audituese në vijim. Nga puna audituese në terren dhe praktika e deritanishme e auditeve KLSH ka konstatuar hapësirat ligjore që favorizojnë korrupsionin në prokurimet publike. Te tilla janë procedurat “negocim pa shpallje” që kryhen në situata emergjente, kritere të paqarta dhe jo thelbësore për operatorët ekonomikë apo kritere që synojnë kualifikimin e një operatori të vetëm dhe kufizimin e të tjerëve, fryrje e fondit limit të kontratave, lejim i vazhdimit të procedurave të prokurimit publik edhe me vetëm një operator ekonomik të kualifikuar, duke cënuar kështu garantimin e konkurrencës së drejtë dhe barazinë në procedurat e prokurimit”, thotë për DW , Gerta Papajorgji.

Në 5 vitet e fundit KLSH ka bërë 49 kallëzime penale për zyrtarë në pushtetin vendor.

“KLSH ka intensifikuar bashkëpunimin me strukturat e reja të krijuara nga reforma në drejtësi dhe kontaktet me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, thotë për DW, Gerta Papajorgji.

OSBE, institucionet shqiptare dhe sinjalizuesit e korrupsionit

Rezultate domethënëse antikorrupsion në prokurimet publike vështirë se mund të arrihen duke ofruar asistencë teknike KLSH. Ajo që duhet është qasja gjithëpërfshirëse. Pikërisht këtë po bën OSBE.

“Ndihma jonë në fushën e luftës kundër korrupsionit është e bazuar në një qasje shumëpalëshe, ndërsektoriale dhe gjithëpërfshirëse. Jemi duke zbatuar një projekt, të financuar nga qeveritë e Italisë, Francës dhe Sllovakisë për të mbështetur Agjencineë e Prokurimit Publik dhe Shkollën e Administratës Publike në krijimin e një programi trejnimi profesional për zyrtarët e prokurimit publik që synon rritjen e kapaciteteve të tyre, përmirësimin e efikasitetit në planifikimin dhe monitorimin e procedurave të prokurimit”, thotë për DW, Arianna Briganti.

Antikorrupsioni në prokurimet publike është i lidhur ngushtë me sektorin privat dhe rolin e tij në rezultatet antikorrupsion.

“Në sektorin privat praktikat e sinjalizimit të korrupsionit janë të rëndësishme në ruajtjen e integritetit. OSBE ka mbështetur në 4 vitet e fundit 350 ndërmarrje private për të zhvilluar kapacitetet për sinjalizimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, në bashkëpunim meInspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI)”, thotë për DW, Arianna Briganti. /DW/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

15:36 : 20/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi javor 21-27 korrik, ja 5 shenjat më me fat

15:24 : 20/07/2025
SPORT

Shënoi në ndeshjen e parë të kampionatit, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

15:17 : 20/07/2025
RAJONI

Çdo vit rritet me 5% numri i rasteve me kancer në Kosovë

15:11 : 20/07/2025
SPORT

Parma në gjurmët e Brojës, pronarët e klubit të Serie A gati për bisedime me Chelsean

14:59 : 20/07/2025
BOTA

Ngrihet alarmi, BE: “Shein” dhe “Temu” po shesin produkte të rrezikshme

14:59 : 20/07/2025
Para

Agjencia për Median dhe Informimin, 6 shoqata kërkojnë ndihmë nga BE: Rama po cënon lirinë e gazetarëve

TË GJITHA

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

15:36 : 20/07/2025

Horoskopi javor 21-27 korrik, ja 5 shenjat më me fat

15:24 : 20/07/2025

Shënoi në ndeshjen e parë të kampionatit, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

15:17 : 20/07/2025

Çdo vit rritet me 5% numri i rasteve me kancer në Kosovë

15:11 : 20/07/2025

Parma në gjurmët e Brojës, pronarët e klubit të Serie A gati për bisedime me Chelsean

14:59 : 20/07/2025

Ngrihet alarmi, BE: “Shein” dhe “Temu” po shesin produkte të rrezikshme

14:59 : 20/07/2025

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

14:44 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com