• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Studimi/ Koronavirusi rrit mundësitë për tu prekur nga diabeti

19:00 : 03/10/2021
në SHENDETI

Studiuesit kanë zbuluar se COVID-19 mund të ndikojë negativisht në organin që prodhon insulinë, duke i vënë disa pacientë më në rrezik për t’u prekur nga diabeti.

Një studim i kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Sienës në Itali tregon se virusi sulmon qelizat që prodhojnë insulinën në pankreas, duke dëmtuar një enzimë që ndodhet në sipërfaqe të këtyre qelizave.

Sipas një tjetër studimi, të kryer nga Universiteti “Ëeill Cornell Medicine” në Nju Jork, COVID-19 sulmon gjithashtu qelizat ‘beta’ që prodhojnë insulinë dhe i bën ato më pak të afta të prodhojnë këtë hormon që rregullon nivelet e glukozës në organizëm.

Në një zhvillim tjetër, Vatikani njoftoi të martën se duke filluar nga kjo e premte (1 tetor), të gjithë punonjësit duhet të vërtetojnë se janë vaksinuar kundër COVID-19, ose të tregojnë se janë testuar negativisht për virusin.

Punonjësit e Vatikanit, të cilët nuk kanë certifikatën e vaksinimit për COVID-19 të Bashkimit Evropian, ose ndonjë dokument tjetër të ligjshëm, që vërteton vaksinimin, nuk do të lejohen të hyjnë në qytet-shtetin katolik, e nuk do të paguhen gjatë ditëve, që do të mungojnë në punë. Vatikani nuk po lejon asnjë përjashtim nga urdhri i tij.

Lexo edhe:

No Content Available

Në një zhvillim të ndërlidhur, kompania “United Airlines” thotë se 97 për qind e fuqisë punëtore të saj prej 67 mijë punonjësish kanë respektuar urdhrin e kompanisë për të marrë të paktën një dozë të vaksinën kundër COVID-19 deri të hënën. Kompania ajrore njoftoi të martën se 593 punonjësit që refuzuan të vaksinohen dhe nuk kanë aplikuar për përjashtim nga ky urdhër për arsye shëndetësore apo fetare, po përballen me largimin nga puna. Ata përbëjnë më pak se një për qind të fuqisë punëtore të kompanisë.

Në një letër drejtuar punonjësve të United, Shefi Ekzekutiv Scott Kirby tha se arsyeja për të cilën u kërkohet punonjësve amerikanë të zbatojnë urdhrin “lidhet thjesht dhe vetëm me garantimin e sigurisë së punonjësve tanë”.

Zyrtarët e shtetit të Nju Jorkut thonë se urdhri për vaksinim të detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor po zbatohet me sukses. Zyra e Guvernatores Kathy Hochul njoftoi të martën se rreth 92 për qind e më shumë se 650,000 punonjësve të spitaleve dhe qendrave të kujdesit për të moshuarit në këtë shtet, kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 përpara afatit të fundit të vendosur nga shtetit që është 4 tetori.

Urdhrat për vaksinim të detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk lejojnë përjashtime për arsye fetare, duke e bërë atë një nga më të rreptët në Shtetet e Bashkuara. Zonja Hochul lëshoi një urdhër ekzekutiv të hënën, që i krijon asaj mundësinë të thërrasë personel mjekësor nga Garda Kombëtare për t’i paraprirë një mungese të mundshme të personelit mjekësor thelbësor në spitale dhe shtëpi pleqsh.

Ndërkohë, një rrjet spitalesh private në Karolinën e Veriut pushoi nga puna rreth 175 punonjës në 15 spitale dhe 800 klinika këtë javë për mosrespektimin e urdhrit për vaksinim të detyrueshëm, që përbën dhe rastin me numrim më të madh të pushimeve nga puna për këtë arsye. 175 punonjësit e “Novant Health” ishin mes 375 punonjësve gjithsej të cilët u pezulluan javën e kaluar për shkak të mosvaksinimit, por atyre iu dha edhe pesë ditë afat shtesë për të marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Një zëdhënëse e “Novant Health” tha se më shumë se 99 për qind e afërsisht 35,000 punonjësve të saj e kanë respektuar urdhrin.

Etiketa: koronavirusi diabeti boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Shkëlqeu ndaj Real Madrid, ja nota dhe statistikat e Keidi Bares

TË GJITHA

Pas ultimatumit të Ramës për të liruar hapësirat publike, ministri i Brendshëm zbret në terren

16:22 : 06/07/2025

Vatra e zjarrit në zonën e Finiqit vijon të jetë aktive prej 5 ditësh

16:11 : 06/07/2025

“150 euro, mos bërtit që mos të të them 200″/ Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganierët kërkonin ryshfet

16:05 : 06/07/2025

Gara fiktive/ Përparim Dema thyen rekord, 10 vjet shef i komisariatit Rinas, kërkon 5 vite shtesë. Fiton dhe Daullja në Tiranë

15:57 : 06/07/2025

Lapaj vijon takimet me qytetarët: Në Tregan morëm 12.96%, kërkojmë më shumë mbështetje

15:56 : 06/07/2025

EMRAT/ Shkarkimi i zyrtarëve të burgut të Drenovës, emërohen drejtuesit e rinj

15:42 : 06/07/2025

Berat/ Zjarret përfshijnë sipërfaqe pyjore, rrezikohen banesa dhe toka bujqësore

15:25 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com