Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në konferencën e Politikës Botërore nga ku nuk ngurroi ta nisë me një batutë.
Rama tha se është ndër kryeministrat më të gjatë në Botë prandaj dhe tundohet të flasë më shumë, për më tepër kur bëhet fjalë për një vend të vogël si Shqipëria, por do të mundohet të mos bëhet i mërzitshëm.
“Siç mund ta përfytyroni që jam mes Kryeministrave më të gjatë në Botë, këshutu që tundimi për të folur për botën është shumë i madh. Por vendi im është mes më të vegjëlve në botë, kështu që nevoja për të folur për të është akoma dhe më e madhe. Do përpiqem t’i rezistoj tundimit për të përmbushur këtë nevojë pa u bërë i mërzitshëm.
Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin përtej kufijve po bëhet më i madh pavarësisht hezitimeve dhe refuzimeve. Problemet me të cilat përballemi sot bëhen përherë më të ndërlidhura”, tha Rama.
Më tej ai u ndal në një nga një problemet që shqetësojnë botën, duke vënë theksin te bashkëpunimi që sipas tij është mënyra e duhur për t’i zgjidhur.
“Të marrim ndryshimin e Klimës, Ngrohja Globale është çështje sigurie. Një çështje me ndikim afatgjatë, prandaj sa më me efektivitet të merremi me të, aqë më shumë do të parandalojmë fenomebne si përmbytjet, etj. Pandemia ka marrë shumë jetë. AS jemi në gjendje të merremi vetëm me këtë murtajë? Përgjigja është jo. E njëjta gjë është dhe për sigurinë kibertike. Në këtë kohë sfidash globale, anagazhimi i të gjithëve ne në strukturat që kemi ngritur është i nevojshëm. Shqipëria beson se përtëritja e një angazhimi të thellë është shumë më i nevojshëm për të realizuar reformat.
Shqipëria vitin e kaluar kryesoi OSBE-në duke dhënë kontribute për paqen. Shqipëria do të jetë për herë të parë në OKB anëtare e përkoshme. Ne do t’i sjellim këshillit këndvështrimin e një vendi të vogël. Jemi të shqetësuar për pasojat për nxitjen e dhunës, shkeljes së drejtave të njeriut.
Jemi në të njëjtën linje me politikat e BE-së. Qeveria shqiptare ka nisur të reformojë sektorin e energjisë elektrike. Qeveria do të miratojë planin e ri. Brenda kësaj dekade presim të bëhemi eksportuese neto të energjisë. Nuk shmang dot të flas për rolin si model të EBA. Marrëveshja midis Emirateve dhe Izraelit ishte vijëmsi për t’i sdhënë fund konflikteve. Jo duke harruar të shkuarën por duke parë nga ardhmja. Ky historik madhor bërje paqe është një leksion për të gjithë. Ne kemi përjetuar në vetë të parë solidaritetin e Emirateve“, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama, nuk la pa përmendur ashtu si në çdo takim apo intervistë tjetër me interes botëror çështjen e afganëve. Ai deklaroi se Shqipëria i ka pritur afganët ndër të tjera për arsye se 30 vite më parë shqiptarët përjetuan vetë një fat të tillë.
“Fola pak më parë se qeveria shqiptare mori përsipër angazhimin për të pritur deri në 4000 afganë. Numër shumë i madh krahasuar me vende më të mëdha. Më kanë pyetur përse? Sepse duke bërë gjë të tillë ne nderojmë historinë dhe traditën tonë. Një prej faqeve më të mrekullueshme të historisë tonë është shpëtimi i hebrejve. Askush nuk iu dorëzua nazistëve.
Ne mund të mos jemi të pasur por kujtesa jonë nuk mund të jetë e shkurtër. 30 vite më parë afganë ishim ne, që i iknim talibanëve tanë. Na u desh asaj kohe të kalonim detin dhe të shfaqeshim si alienë në brigjet e Italise dhe Europës. Jemi këtu me aspiratën për t’iu bërë kandidat i BE. Së treti e bëjmë për fëmijët tanë. I themi të mos i kthejnë kurrizin atyre që kanë nevojë. Ata duhet të mësojnë nëpërmjet veprave se ka një kohë kur kërkon dhe një kohë kur duhet të japësh”, përfundoi ai.