• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania: Shtetasi turk nën hetim për spiunimin e dyshuar të “gylenistëve”

22:24 : 01/10/2021
në BOTA

Lexo edhe:

Nipi i Frrokut sherr me çunat e Selimllarit, pjesë e përleshjes edhe nipi i Kokës

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga 26-vjeçari

Policia ka arrestuar shtetasin turk Ali D. për posedim të armëve dhe të një liste të mbështetësve të lëvizjes gyleniste, të cilën Qeveria në Ankara e ka cilësuar si “terroriste”. Prokurori i përgjithshëm federal në Gjermani ka njoftuar se hetimet e dala nga bastisja në një hotel në Dusseldorf kanë nxitur që rasti të trajtohet si spiunazh i dyshuar në emër të shtetit turk
Prokurorët gjermanë kanë njoftuar të premten se janë duke e hetuar një shtetas turk, i cili është arrestuar në qytetin Dusselforf nën dyshimin se i ka spiunuar mbështetësit e lëvizjes së imamit Fethullah Gulen, duke vepruar në emër të inteligjencës turke.Policia ka arrestuar shtetasin turk për posedim të armëve dhe të një liste të mbështetësve të lëvizjes gyleniste, të cilën Qeveria në Ankara e ka cilësuar si “terroriste”.

Prokurori i përgjithshëm federal në Gjermani ka njoftuar se hetimet e dala nga bastisja në një hotel në Dusseldorf, që rezultoi me kapjen e turkut të identifikuar vetëm si Ali D., kanë nxitur që rasti të trajtohet si spiunazh i dyshuar në emër të shtetit turk.

Prokurori i përgjithshëm, Peter Frank, ka thënë se Ali D. është i dyshuar për mbledhjen e informatave rreth mbështetësve të Gulenit në rajonin e Këlnit.

Arrestimi ka marrë shtysë më 17 shtator, kur një nëpunës i hotelit “niu Tab” në Dusseldorf ka zbuluar se njëri nga mysafirët posedonte armë. Forcat e policisë speciale kanë kontrolluar hotelin për orë të tëra, përderisa rrugët përreth tij kanë qenë nën bllokim.

Hetuesit policorë më pas kanë gjetur një pistoletë dhe 200 fishekë tek Ali D., bashkë me disa dokumente që përmbanin emrat e mbështetësve të lëvizjes. Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se personat që mund të kenë qenë në rrezik si pasojë e përfshirjes së tyre në listën e mbështetësve janë njoftuar lidhur me rastin.

Prokurorët besojnë se Ali D. po vepronte në emër dhe nën udhëheqjen e MIT-së, shërbimit turk të Inteligjencës. Autoritetet kanë theksuar se mesazhet e gjetura në telefonin e tij celular sugjerojnë për një gjë të tillë. Ai aktualisht ndodhet në mbajtje.

Ali D. fillimisht ishte hetuar nën dyshimin për konspiracionin e kryerjes së një krimi dhe për shkeljen e ligjeve gjermane për armët.

Zëdhënësi i prokurorit të përgjithshëm federal të premten ka thënë se ekzistojnë “dëshmi të mjaftueshme” që e bëjnë rastin një çështje të kundërinteligjencës.

Lëvizja Gulen, e cila vepron prej dekadash në Turqi, ka anëtarë në mbarë botën, përfshirë edhe në Gjermani.

Lideri i saj, Fethullah Gulen, aktualisht jeton në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka qenë dikur njeri i besuar dhe aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Të dy kanë pasur përplasje publike, kur policia turke ndërmori një sërë arrestimesh gjatë dhjetorit të 2013-s që përfshinë shumë aleatë të Erdoganit, në mesin e tyre edhe të birin e tij.

Erdogani ka fajësuar grupin dhe një fraksion ushtarak të përbërë prej mbështetësve të Gulenit për ndërmarrjen e tentimpuçit të 15 korrikut 2016.

Qeveria turke që atëherë ka karakterizuar lëvizjen Gulen si rrjet terrorist dhe e ka përndjekur për infiltrime dhe përmbysje të institucioneve shtetërore.

Presidenti turk ka kërkuar gjithashtu që Shtetet e Bashkuara ta ekstradojnë Gulenin në Turqi dhe që Gjermania të ndërmarrë veprime kundër mbështetësve të tij në territorin e saj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nipi i Frrokut sherr me çunat e Selimllarit, pjesë e përleshjes edhe nipi i Kokës

09:45 : 31/07/2025
AKTUALITET

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga 26-vjeçari

09:36 : 31/07/2025
AKTUALITET

Borsh/ Qëlloi me pistoletë shokun e tij nga Kruja pas sherrit në lokal, 2 të arrestuar (DETAJE-EMRAT)

09:12 : 31/07/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Borsh/ U nisën për të shitur peshq, “Benz”-i me shpejtësi skëterrë goditi çiftin e bashkëshortëve

08:49 : 31/07/2025
BOTA

DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime

08:37 : 31/07/2025
AKTUALITET

Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

08:26 : 31/07/2025
Para

Iu gjetën hash*sh dhe kok*inë në banesë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar

TË GJITHA

Nipi i Frrokut sherr me çunat e Selimllarit, pjesë e përleshjes edhe nipi i Kokës

09:45 : 31/07/2025

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga 26-vjeçari

09:36 : 31/07/2025

Borsh/ Qëlloi me pistoletë shokun e tij nga Kruja pas sherrit në lokal, 2 të arrestuar (DETAJE-EMRAT)

09:12 : 31/07/2025

Aksidenti tragjik në Borsh/ U nisën për të shitur peshq, “Benz”-i me shpejtësi skëterrë goditi çiftin e bashkëshortëve

08:49 : 31/07/2025

DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime

08:37 : 31/07/2025

Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

08:26 : 31/07/2025

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

08:21 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com