• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkolla “Udha e shkronjave”: Nxënësit po diskriminohen për shkak të masave anti-Covid

14:24 : 30/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE

Shkolla “Udha e shkronjave” kërkon mbrojtjen nga diskrimini të nxënësve në institucionet arsimore, që sipas tyre, është krijuar për shkak të masave anti-Covid në shkolla të diktuara nga institucionet shtetërore.

Shkolla në fjalë i ka dërguar një kërkesë këtë të Enjte Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në dokument, drejtori i shkollës shpjegon se diskriminimi ekziston mes nxënësve të shkollave shtetërore e private nisur nga zbatimi i distancës e deri te orët mësimore.

Kërkesa

Në dokument, shkruhet:

Lexo edhe:

“Më diskriminojnë”/ Turku Ozbek letër nga burgu: Më mbajnë të izoluar, s’më lënë të flas me familjen

Rindërtimi në Durrës, Berisha: Diskriminim politik! Po pasurohen me fatkeqësitë e të tjerëve

I nderuar zoti Robert Gajda,

Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Prej 9 marsit 2020 deri më sot, vendi ynë si e gjithë bota është futur në një sfidë të rëndë të menaxhimit të punëve shoqërore. Duket që pandemia Covid19 po e drejton shoqërinë në rrugë të reja. Është i kuptueshëm stresi i gjithanshëm sidomos i klasës drejtuese si në institucione shtetërore dhe si në ato private për të menaxhuar si duhet punët. Ruajtja e parimeve të drejta bazë të shoqërisë siç është edhe “mosdiskriminimi” është pasqyra e një shoqërie.

Vendosja e masave të arsyeshme të distancës, higjienës, maskës nga ana e institucioneve shëndetësore ka shkaktuar ndryshime të thella të domosdoshme për mbrojtjen nga infeksioni. Ndër këto tri masa antiCovid, më sfiduesja është distanca 1.5 metra në rastin e administrimit të procesit mësimor nëpër shkolla. E kuptojmë që jo në çdo rast ajo mund të zbatohet, ta zemë në lëvizje, në shkëmbime, në radha etj, sepse godinat dhe institucionet nuk janë parashikuar për infeksion të të tilla përmasave, pra është një forcë madhore. Por reagimi ndaj forcës madhore duhet të bëhet mbi bazën e parimit të mosdiskriminimit, parim i cili synon të ruajë moralin e shoqërisë, bashkimin në vlera.

Fakti që na detyron t’ju shkruajmë është situata ku shkollat shtetërore ofrojnë masivisht mësim me turne dhe shkollat private ofrojnë thuajse 100% mësim pa turne. Me informacionet që kemi besojmë që shkollave private iu është lejuar vjet dhe po u lejohet përsëri sivjet mosrespektimi i distancave 1.5 metra.

Zbatimi i diferencuar i masave 1.5 metra distancë në shkollat shtetërore dhe ato private ka sjellë si rezultat diskriminimin e dy grupeve të nxënësve të shkollave shtetërore dhe të atyre private dhe njëkohësisht favorizimin e njërit grup ndaj tjetrit në këndvështrime të ndryshme: a) të kohës mësimore që marrin dhe b) të ekspozimit ndaj infeksionit.

Mbrojtje jo e barabartë ndaj infeksionit

Nëse distanca 1.5 metra nuk zbatohet njëlloj si në shkolla shtetërore dhe ato private duke u lejuar këto të fundit (private) të kenë tjetër qasje, atëherë nxënësi i shkollave private, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë i bie të jetë më i ekspozuar ndaj infeksionit.

Mbrojtje jo e barabartë për të drejtën që fëmijët të kenë qasje në arsim cilësor

Kriteri i distancës 1.5 metra, ka bërë që shkollat shtetërore të kalojnë me turne. Kjo është një masë e këshilluar nga Ministria e Shëndetësisë jo për të krijuar diskriminim, por për mbrojtje më të madhe të shëndetit që është parësor, por nga ana tjetër, grupit të shkollave private po i lejohet të ketë mësim me kohë të plotë duke anashkalur zbatimin e distancës 1.5 metra dhe kjo do të sjellë një favor për ta në arsimin cilësor që ka nevojë për kohë më të madhe mësimore. Në këtë kuptim, shkollat private do të thellojnë cilësinë arsimore me nxënësit e shkollave shtetërore dhe për këtë arsye shumë prindër të shkollave shtetërore po shkojnë drejt shkollave private pikërisht për këtë arsye. Edhe sikur të mendohet që shkollat private kanë kushte për respektimin e distancës 1.5 metra (që me informacionet që kemi është e pavërtetë në shumicën e rasteve) diferencimi për shkak të Covid19 është duke ndodhur. Kishim një diferencim të natyrshëm (shkolla private duke ofruar disa shanse më tepër) tani me anë të Covid19, diferencimi ndërmjet të dy tipeve të shkollave po bëhet shumë herë më i madh dhe kjo do të dëmtojë rëndë koherencën e shoqërisë shqiptare. Diferencimi në arsim, do të dështojë performancën e prindërve të shkollave shtetërore në profesionet e tyre dhe në bizneset e tyre, duke thelluar diferencimin pasuror ndërmjet shtresave që i kanë fëmijët në shkollë shtetërore dhe atyre private. Kjo nuk është e drejtë.

Për të ruajtur barazinë e dy grupeve, ose duhet që shkollat shtetërore të kenë kohën e plotë mësimore që kanë patur ose duhet që me të njëjtin kriter të gjykohen edhe shkollat private. Kjo është kompetencë shtetërore dhe ne nuk mundemi të themi se cila është e mundshme, por që deri tani diskriminimi ekziston.
I nderuar komisioner për mbrojtjen nga diskriminimi,

Qëllimi i ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” (neni 2) është barazia para ligjit dhe mbrojtje të barabartë nga ligji; barazia e shanseve dhe mundësive për të ushtruar të drejtat, për të gëzuar liritë dhe për të marrë pjesë në jetën publike dhe mbrojtja efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin.

Shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet në favor të nxënësve dhe prindërve të shkollave shtetërore që duan kohë më të madhe mësimore, në favor të prindërve të tyre që nuk duan të dështojnë në punërat e tyre për shkak të zmadhimit të kohës së administrimit të fëmijëve, por edhe në favor të nxënësve të shkollave private për sa i përket uljes ndaj ekspozimit ndaj infeksionit dhe, si rezultat, në favor të të gjithë shoqërisë që duhet të ecë përgjithësisht me të njëjtën shpejtësi.

Shkëputja e madhe në standarde dëmton të gjithë shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm disa. Pasuri e përbashkët është jeta jonë kombëtare që është vetëm një dhe jo disa.

Me respekt,

Artur Shkurti

Etiketa: diskriminimudha e shkronjave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më diskriminojnë”/ Turku Ozbek letër nga burgu: Më mbajnë të izoluar, s’më lënë të flas me familjen

17:55 : 11/04/2025
Lajmet e Dites

Rindërtimi në Durrës, Berisha: Diskriminim politik! Po pasurohen me fatkeqësitë e të tjerëve

13:17 : 01/04/2025
BOTA

Një në tre evropianë me aftësi të kufizuara është në rrezik varfërie ose përjashtimi social

21:46 : 04/12/2024
RAJONI

Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve

21:41 : 20/11/2024
RAJONI

Osmani: Diskriminimi e bulizmi janë plagë të thella që dëmtojnë të ardhmen

20:21 : 02/06/2024
AKTUALITET

Google në telashe për diskriminimin e gjuhës shqipe, humbet gjyqin nëse s’ka përgjigje për 30 ditë

15:41 : 19/10/2023
Para
Foto: Instagram

Konkurrenti i “Për’puthen” kapet mat me të dashurën në aeroport (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com