• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Babai i Aldi Ramës: Po na vrasin fëmijët, fajin e ka shteti

13:53 : 29/09/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Rufat Rama, babai i Aldi Ramës ka folur në një lidhje me telefon për “Shqipëria Live” për ngjarjen e rëndë që mori jetën e policit dhe 21-vjeçarit.

Babai i të riut që ekzekutoi efektivin në krye të detyrës fajëson shtetin se po vret rininë me varfëri e papunësi. Nuk hezitoi të falënderonte RENEA-n që bëri të pamundurën të shpëtonte jetën e djalit të tij, ndërsa shpjegoi se kishte menduar të thyente ligjet e të merrte djalin në Greqi për ta larguar nga shoqëria e keqe, por nuk ia kishte dalë.

Teksa po shprehte ngushëllimet për familjen e të ndjerit Saimir Hoxha, Rufat Rama u përlot… Më e vështirë për të është t’i tregojë prindërve të tij se Aldi ka ndërruar jetë pasi e dinë se ndodhet në burg. Sipas Rufat Ramës, nuk kanë informacion për ngjarjen e rëndë sepse jetojnë në varfëri dhe nuk kanë televizor.

Rufat Rama: Kohët e fundit u shkëput nga çdo familjar. Aldi jetonte me pensionin e gjyshit. Nuk i kërkoja kurrë lekë fëmijëve, më duket se i keqtrajtoj. I mësoja si ta mbajë lekun. I ka dërguar vëllai sa ka pasur mundësi, e ka dashur shumë. Vëllai është në gjendje shumë të keqe sot. Jeton në Greqi. Kishte mbi 10 ditë që nuk komunikonte me të. Ka mundësi të nisem nesër në mëngjes nga ora 8:00, por nuk e kemi vendosur. Kur më ka rënë brenda për herë të parë, thashë shyqyr zotit që nuk u bë gjë më e madhe se ishte fëmijë dhe bëra të pamundurën që të dalë djali.

Ndërsa për Aldin kur dëgjova se ka rënë për herë të dytë brenda për 5 cigare hashash, ishin fëmijë, jo grup kriminal. Ka shumë të rinj që e bëjnë këtë nga papunësia. Pse nuk përfundon në krim një bos? Po na vrasin rininë, po vrasin fëmijën tanë. Fajin e ka shteti. Nuk mundet të mbyllet një fëmijë në shtëpi pa bukë.

Lexo edhe:

Sot 1 vit nga vrasja e policit në Lezhë, zhvillohet ceremonia përkujtimore

FOTO/ Zbulohet kush është efektivi që dhunoi në komisariat Aldi Ramën

Nuk kam asgjë cfarë të them, jam gjysmë njeriu, nuk ngrihem dot në këmbë. Nuk di çfarë të them. Drejtësi deshëm, duhet të shiheshin këto gjëra të djalit tim. Unë falënderoj RENEA-n që ka vepruar me gjakftohtësi sepse djali vrau një efektiv. I falënderoj shumë se si u sollën. Gjyshërit e dinë që është në burg, nuk e dinë që nuk jeton më. Aldi ka qenë fëmijë shumë i mirë, vuante nga padrejtësia.

Nuk mund të flas me gjyshërit, nuk mund t’i dal para syve, do më mbysin, do më vrasin për Aldin. Nuk kanë televizor, të shkojnë këta gazetarët të shohin ku jetojnë. Jetonte në një dhomë me prindërit e mi. Nëna ime 90 vjeçe gatuante një pjatë gjellë për Aldin. Po u tregova gjyshërve, mbaruan të dy… Ata e rritën Aldin, ka qenë i dashur, nuk ka qenë kriminel. Ne jemi nga një familje e varfër, jo terroriste. Fëmija ka qenë i dashur, i vetmuar, pa prindërit afër, ka qenë me shoqëri shumë të keqe. Mamaja e Aldit është interesuar por çfarë do të bëjë…

Shikoni a ka Aldi makinë… Nuk ka pasur ndonjëherë makinë. I thashë ma merr djalin këtej, më tha nuk lejohej të largohej nga Shqipëria. Unë sot vuaj për këtë gjë. Por të dyja ngjarjet, u vra një baba e një fëmijë… E shikoni çfarë bëhet? I kam thënë djalit të vogël do të vij të të marr, por mos rri me atë shoqëri atje. Mendoja do shkel ligjin që të punonte, sot do ishte dhe polici dhe djali im gjallë. Kam 3 vjet e gjysmë që nuk shkel në Shqipëri, nuk ia njoh shokët.

Familjes së Saimir Hoxhës nuk di çfarë t’i them atyre fëmijëve, asaj nëne, prindërve, ju lutem shumë ngushëllime… Nuk di cfarë t’i them familjes që ka humbur djalin… Ngushëllime, nuk di gjë tjetër.

Etiketa: Aldi RamaRufat Ramasaimir hoxha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot 1 vit nga vrasja e policit në Lezhë, zhvillohet ceremonia përkujtimore

12:44 : 28/09/2022
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet kush është efektivi që dhunoi në komisariat Aldi Ramën

18:45 : 20/06/2022
AKTUALITET

Vrau policin Saimir Hoxha/ Aldi Rama ishte keqtrajtuar nga policia

09:11 : 19/06/2022
AKTUALITET

Në makinë me Aldi Ramën, lihen në qeli dy të rinjtë

09:20 : 27/10/2021
AKTUALITET

Vr*sësi i oficerit kishte kallëzuar policinë për dh*në

10:15 : 16/10/2021
AKTUALITET

“Me dy plagë në kokë, hyrëse dhe dalëse”, çfarë konstatoi mjekësia ligjore për Aldi Ramën

16:57 : 06/10/2021
Para

Kurti: Reciprociteti për targat dakordësi e vjetër, Serbia u përgjigj me manovra ushtarake

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com