• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tensionet me Serbinë nuk i ‘shkrijnë akujt’ mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

18:54 : 27/09/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Kryeministri Edi Rama mbështeti qëndrimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, por ndasitë me homolgun e tij kosovar për bashkëpunimin rajonal nuk u kapërcyen.

Në një konferencë të përbashkët mes dy kryeministrave të hënën në Prishtinë u vu re gjuha e ndryshme që përdorën për të përshkruar takimin e tyre që zgjati rreth 1 orë e gjysëm.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u fokusua vetëm tek çështje teknike që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes dy vendeve, Rama preferoi të fokusohej tek politika rajonale dhe qëndrimi i Shqipërisë në konfliktin midis Prishtinës dhe Beogradit për masat e reciprocitetit.

“Është vërtetë për të ardhur keq që në vend të përparimit konkret të dialogut drejt njohjes reciproke dhe çlirimit përfundimtar nga e shkuara, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës,” tha Rama.

Sipas Ramës provokimet e Serbisë në kufi nuk kanë për qëllim të mbrojnë të drejtat e serbëve që banojnë në veri të Kosovës; megjithatë, ai theksoi se Prishtina duhet të tregohej e kujdesshme me përdorimin e forcave policore në veri.

Lexo edhe:

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

Qëlloi me a*më gjahu pas një konflikti në Hamallaj, arrestohet 27-vjeçari/EMRI

“Duhet bërë kujdes që çuarja e njësive speciale në atë zonë, nga nevoja për t’u siguruar se nuk cenohet siguria dhe rendi publik në momentin e shtrimit të problemit, të mos kthehet në një problem mes vetë Kosovës dhe miqve e partnerëve ndërkombëtarë,” theksoi kryeministri shqiptar.

Divergjencat midis Ramës dhe Kurtit mbi pjesëmarrjen në projektin e ‘Ballkanit të hapur’ – i inicuar nga Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç, u shfaqën dhe në konferencën e përbashkët të mbajtur në Prishtinë.

“Vëllain dhe fqinjin nuk i zgjedh,” tha Rama duke mbrojtur edhe një herë këtë projekt dhe idenë se përfshirja e Kosovës në të i shërben të ardhmes.

Ai e cilësoi një konflikt politik mosdakordësinë mes tij dhe Kurtit për këtë temë, ndërsa shtoi se “themeli i dakordësisë sonë është i një natyre tjetër, jo politike, por kombëtare, vëllazërore dhe është përtej çdo mosdakordësie të mundshme politike”.

Nga ana e tij kryeministri kosovar i shmangu komentet për këto çështje dhe problemet dypalëshe dhe në fund të konferencës sqaroi gazetarët se në takimin mes tij dhe Ramës marrëveshja e debatueshme e bashkëpunimit rajonal nuk ishte diskutuar.

“Për një orë e gjysmë nuk është përmendur as fjala Ballkan dhe as fjala Serbi, vetëm Kosovë dhe Shqipëri dhe mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi flasim vetëm për politikë ndërkombëtare,” saktësoi Kursti, duke shtuar se në takim kanë folur më shumë ministrat e dy qeverive se sa dy kryeministrat.

Kjo vizitë e Ramës në Kosovës u duk si një mundësi e re për të shkrirë akujt e marrëdhënieve mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti, por sipas Ben Andonit, analist i çështjeve të Ballkanit, ftohtësia mes tyre mbetet njësoj.

“Do jetë shumë e vështirë për të dy liderat respektivë të kenë marrëdhenie normale,” tha Andoni, ndwrsa theksoi se “egoja e tyre, veshur me parimet, nuk e lejon shkrirjen.”

“Me Kurtin Kosova është gjithnjë e më larg Shqipërisë, kurse me Ramën, Kosova nuk mund të jetë asnjëherë si primare në marrëdhënie, pasi kryeministri shqiptar do shumë më tepër hapësirë për egon e vet politike,” shtoi ai.

E vetmja arritje konkrete e takimi të sotëm në Prishtinë u duk se ishte caktimi i një kordinatori që do të organizojë mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në fund të nëntorit dhe ecjen përpara me zbatimin e marrëveshjeve të hershme.

Kjo detyrë iu besua Gentian Salës, për të cilin të dy kryeministrat vunë në dukje se është nënshtetas i dy vendeve. /BIRN/

Lajme të lidhura

BOTA

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

10:15 : 06/09/2025
AKTUALITET

Qëlloi me a*më gjahu pas një konflikti në Hamallaj, arrestohet 27-vjeçari/EMRI

09:55 : 06/09/2025
RAJONI

Kush e ‘kërcënon’ Serbinë dhe ku furnizohet me armë?

09:41 : 06/09/2025
AKTUALITET

Pë*dhunoi një 18-vjeçare italiane në plazh, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

09:11 : 06/09/2025
AKTUALITET

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

08:53 : 06/09/2025
AKTUALITET

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025
Para

KPA e largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Arben Vrioni

TË GJITHA

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

10:15 : 06/09/2025

Qëlloi me a*më gjahu pas një konflikti në Hamallaj, arrestohet 27-vjeçari/EMRI

09:55 : 06/09/2025

Kush e ‘kërcënon’ Serbinë dhe ku furnizohet me armë?

09:41 : 06/09/2025

Pë*dhunoi një 18-vjeçare italiane në plazh, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

09:11 : 06/09/2025

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

08:53 : 06/09/2025

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com