• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lamtumira gjermane për “kancelaren e krizave” Angela Merkel

20:03 : 24/09/2021
në AKTUALITET, BOTA

Pas 16 vitesh, Gjermania po përgatitet t’i japë lamtumirën kancelares Angela Merkel, e cila po jep dorëheqjen pas zgjedhjeve të planifikuara për të dielën. Siç njofton nga Berlini korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, zonja Merkel ishte kancelarja e parë grua e Gjermanisë dhe udhëheqësja e saj e parë që u rrit në ish-Gjermaninë Lindore.

Karriera politike e Angela Merkelit filloi pasi Perdja e Hekurt po binte në Evropë.

Pas ribashkimit gjerman në 1990, ajo u emërua ministre për gratë dhe të rinjtë.

Ajo u bë udhëheqëse e Partisë së Demo-Kristianëve në vitin 2000 dhe fitoi me rezultat të ngushtë zgjedhjet e vitit 2005.

Ajo u përball me krizën e saj të parë të madhe vetëm tre vjet më pas: kolapsin global financiar. Ndërsa njerëzit i drejtoheshin në masë sporteleve të bankave gjermane, zonja Merkel u përpoq të qetësonte situatën.

Lexo edhe:

Negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, Rutte: ‘Topi’ në fushën e Rusisë

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

“Mund t’u themi njerëzve se depozitat e tyre janë të sigurta dhe se i garanton qeveria gjermane”, deklaroi në atë kohë zonja Merkel.

Kriza bankare u shndërrua në një krizë borxhi të euros. Zonja Merkel ngurroi të garantonte Eurozonën. Ajo u bë një figurë e urryer në Greqi, e cila zbatoi shkurtime të thella të shpenzimeve. Evropa u trondit, por monedha euro mbijetoi.

“Merkel njihet si një ‘kancelare e krizave’ pasi asaj i është dashur të kapërcejë disa kriza globale gjatë periudhës së saj në detyrë. Jo vetëm për Gjermaninë, por edhe brenda Bashkimit Evropian, me partnerët transatlantikë, si dhe me Kinën dhe Rusinë”, thotë Nico Friedl, korrespondent i gazetës “Süddeutsche Zeitung”.

Pushtimi rus në Ukrainë në vitin 2014 solli konflikt në Evropë. Kancelarja Merkel vazhdoi dialogun me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Stili i Angela Merkelit është të flasë, të flasë dhe të flasë, madje edhe me Kinën dhe me Rusinë”, thotë Ursula Weidenfeld, biografe e zonjës Merkel.

Sfida më e madhe e Kancelares Merkel erdhi me krizën e emigrantëve në 2015. Ajo nuk pranoi të mbyllte kufijtë e Gjermanisë ndërsa refugjatët dhe emigrantët vërshuan drejt Evropës. Më shumë se 1 milion emigrantë mbërritën në Gjermani – shumë prej tyre që i largoheshin luftës në Siri. Kjo shkaktoi një reagim të ashpër, por zonja Merkel mbajti pozicionin e saj.

“Nëse duhet të fillojmë të justifikohemi për shfaqjen e një fytyre miqësore në kohë krize, atëherë ky nuk është vendi im”, thoshte zonja Merkel.

Gjashtë vjet më vonë, zonja Merkel thotë se nuk është penduar.

“Ajo besonte se këta njerëz duhet të trajtoheshin siç duhet, se ata nuk duhet të bllokoheshin në kufij. Por kjo shkaktoi më shumë ndarje në Evropë se sa bashkim. Çështja se si blloku duhet të trajtojë emigracionin ende nuk është zgjidhur sot”, thotë zoti Friedl.

Në vitin 2016 erdhi Brexit-i dhe zgjedhja e Donald Trump-it si president i Shteteve të Bashkuara. Marrëdhëniet transatlantike ishin tensionuar dukshëm.

“Pasi kuptoi se nuk do të kishte ndonjë mënyrë për të gjetur një marrëdhënie që mund të ishte konstruktive me atë president, ajo thjesht ndërroi taktikë dhe krijoi miqësi me vajzën e tij”, thotë zonja Weidenfeld.

Angela Merkel ishte shpesh e vetmja grua në mesin e burrave me pushtet. E pyetur drejtpërdrejt në vitin 2017 nëse ajo ishte feministe, zonja Merkel tha se nuk donte të etiketohej. Në fillim të këtij muaji, pikëpamja e saj kishte ndryshuar.

“Sot e kam menduar përgjigjen time më shumë dhe kështu mund të them se po: ne të gjithë duhet të jemi feministë”, tha ajo.

Me pragmatizëm dhe vendosmëri, mbështetësit e saj thonë se Angela Merkel e ka udhëhequr Gjermaninë përmes krizave të shumta – dhe ka siguruar stabilitet për Evropën dhe Perëndimin.

Por kritikët thonë se ‘kancelarja e krizave’ nuk arriti të shikonte drejt së ardhmes.

“Ajo gjithmonë i zgjidhte problemet dhe çështjet që gjendeshin në tryezë. Por përsa i përket investimit në vazhdimësi dhe në linja politike më afatgjata se dy ose tre ose katër vjet, si ndryshimet klimatike, ajo nuk bëri sa duhet”, thotë zonja Weidenfeld.

Angela Merkel u rrit në qytetin e qetë Templin në veri të Berlinit, në atë kohë në Gjermaninë Lindore, dhe ende ka të afërm në atë qytet. Kryebashkiaku thotë se ajo mishëron karakterin lokal.

“Paraqitja e saj e qetë, natyra e saj me këmbë në tokë dhe çfarë shihni gjithashtu tek ajo është këmbëngulja prusiane – që kur fillon diçka, e çon deri në fund”, thotë Detlef Tabbert, Kryetar i Bashkisë Templin.

Për Gjermaninë, për Evropën, është fundi i një epoke. Për Angela Merkelin – ndoshta fillimi i diçkaje të re. /VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, Rutte: ‘Topi’ në fushën e Rusisë

10:48 : 16/05/2025
AKTUALITET

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025
AKTUALITET

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025
AKTUALITET

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025
AKTUALITET

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025
AKTUALITET

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025
Para
Instagram Post

Ndahen Jason Derulo dhe Jena Frumes

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, Rutte: ‘Topi’ në fushën e Rusisë

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com