• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA për pandeminë: Paratë u shpenzuan më shumë për pajisje mbrojtëse sesa për përmirësimin e shërbimit

20:36 : 23/09/2021
në AKTUALITET, SOCIALE

Në Tiranë, Organizata “Together for Life” publikoi sot dy raporte monitorimi mbi buxhetin për shëndetësinë gjatë Ppandemisë Covid-19, të përgatitura me mbështetjen e Fondacionit Ëestminister për Demokraci në Shqipëri.

Në këto studime theksohet se të sëmurët me Covid-19, që u kuruan në shtëpi gjatë 15 muajve të pandemisë u përballën me kosto të larta për mjekime nga fondet e veta, duke shpenzuar së paku 1 mijë dollarë për person.

Ekspertët vërejtën se paketa e rimbursimit nga qeveria për shpenzimet ndau vetëm afro 40 dollarë për person.

Në monitorimet e organizatës “Together for Life” dhe Fondacionit Ëestminster për Demokraci në Shqipëri, për rimbursimin e mjekimeve të Covid-19 për periudhën 9 mujore shtator 2020-maj 2021, thuhet se paketa e rimbursimeve qeveritare për qytetarë të COVIDIT nuk pati ndikim te të sëmurët.

Ata harxhuan nga portofoli familjar afro 1 mijë dollarë secili, por rimbursimi ishte vetëm 40 dollarë për vetëm 1 mijë e 708 persona.

Lexo edhe:

Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra, flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan

Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për “Albascan”

“Raporti vëren se sipas deklarimeve zyrtare, të paktën 4.7% e popullsisë ishte e infektuar nga Covid-19 deri në maj të këtij viti, ndërsa popullsia që ka marrë rimbursim për shpenzimet e kurimit nga Covid-19 është 0.25%. Ekspertët theksojnë se shpenzimet për trajtimin e sëmundjes ishin 10 deri 20 herë më larta se fondet e përfituara nga rimbursimi” – thotë Denisa Canameti, eksperte e organizatës “Together for Life”.

Në një raport të dytë mbi monitorimin e buxhetit të shëndetësisë në 9 muajt e fundit, autorët theksojnë se Pandemia nuk po ushtron presion të lartë për fonde shtesë në buxhet,

Por ata vërejnë se shpenzimet në sektorin e shëndetësisë në dy vitet e fundit janë rritur me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore.

Buxheti i shtetit i këtij viti parashikoi një rënie të lehtë (0.2%) në shpenzimet totale për financimin e sektorit të shëndetësisë.

Vitin e kaluar sektori i shëndetësisë zinte vetëm 7.4 për qind të shpenzimeve totale buxhetore, me një rënie të lehtë nga viti 2018, ndonëse pandemia shënoi dy valë të rënda infektimesh në gusht dhe nëntor.

“Përvoja tregoi se jo spitalet por parandalimi i përhapjes së koronavirusit është mjeti kryesor në përballimin e pandemisë. Pra, fondet e dhëna për vaksinat janë fonde për parandalimin e sëmundjes. Fillimisht nuk kishte protokolle. Njerëzit e shqetësuar për shëndetin u shtynë të merrnin mjekime vet. Ministria e shëndetësisë ka bërë disa protokolle, dhe ministria financon ato protokolle të bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nuk mund të jetë përgjegjëse nëse erdhën më shumë medikamente. Ato nuk janë përdorur të gjitha ashtu si duhet. Njerëzit pa dashur kanë përdorur jashtë rregullave edhe medikamente, që u kanë edhe keq” – thotë zëvendësministrja e shëndetësisë, Mira rakacolli, njëkohësisht drejtuese e Komitetit Teknik kundër Pandemisë.

Analistët vërejnë se fondet për shëndetësinë kanë ardhur në rënie dy vitet e fundit në raport me totalin e buxhetit të shtetit.

Shpenzimet për përballimin e pandemisë ne aspektin shëndetësor pritet të jenë sa 12,6 % e totalit të buxhetit të sektorit të shëndetësisë për dy vitet 2020 dhe 2021.

Raporti i monitorimit të buxhetit vëren se nga fondet për krizën shëndetësore vitin e kaluar një pjesë e madhe 38 për qind shkuan për pajisje mbrojtëse për stafet mjekësore dhe shumë pak për të përmirësuar shërbimet ndaj pacientëve./VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra, flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan

18:11 : 16/08/2025
AKTUALITET

Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për “Albascan”

18:09 : 16/08/2025
SPORT

Premier League nis me rregulla të reja, portieri e pëson pas mbajtjes së topit mbi 8 sekonda

17:53 : 16/08/2025
BOTA

Takimi me Trump, Sky News: Putin kërkon Donetskun në këmbim të ngrirjes së frontit në Ukrainë

17:41 : 16/08/2025
AKTUALITET

Skandal/ Qumështi “Erzeni” transportohet në kamionçina të hapura, në diell përvëlues! AKU hesht

17:30 : 16/08/2025
SPORT

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

17:26 : 16/08/2025
Para

Rama takon në Nju Jork Xhorxh Sorosin: Mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur

TË GJITHA

Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra, flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan

18:11 : 16/08/2025

Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për “Albascan”

18:09 : 16/08/2025

Premier League nis me rregulla të reja, portieri e pëson pas mbajtjes së topit mbi 8 sekonda

17:53 : 16/08/2025

Takimi me Trump, Sky News: Putin kërkon Donetskun në këmbim të ngrirjes së frontit në Ukrainë

17:41 : 16/08/2025

Skandal/ Qumështi “Erzeni” transportohet në kamionçina të hapura, në diell përvëlues! AKU hesht

17:30 : 16/08/2025

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

17:26 : 16/08/2025

Nuk preferohen nga të rinjtë, mbyllen masivisht klubet e natës në SHBA dhe Europë

17:14 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com