Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur për aksionin opozitar në vijim dhe kërkesat që do të rreshtojë ajo në aprlament.
Alibeaj ka folur për Reformën Territoriale duke theksuar se ligji i 2015 ishte një dështim që nuk duhet të përsëritet më. Sipas tij, Reforma e re duhet të fillojë nga vetë PD. Duhet parë dështimet e 2015 dhe më pas të nisin konsultimet me qytetarët, akademikët dhe ekspertët.
Më tej, nënkryetari i PD sqaron se duhet një Reformë e re Territoriale sa më shpejt dhe si duhet.
‘’Po ju rikujtoj se debatet e mëdha që ka patur në 2016, po ju rikujtoj Opinionin eVenecias që në atë kohë thoshte që mandatet do të jenë sa më të shkurtëra që të jetë sa më pak koha. Kushtetuta e 2016 e ka zgjidhjen brenad, thotë që me kalimin e afatit 5-vjeçar nëse ende s’ka përfunduar afati i Vettingut i kalon KLGJ apo KLP.
Nuk e di pse ka lindur kjo ide, të shohim nëse do të ketë arsye. S’jemi kontaktuar, aq kemi dëgjuar dhe ne. S’ke si gjykon për këtë kur s’ke asgjë për të shkruar.
Reforma Territoriale
E para keni vënë re në gjitha takimet në këtë situatë të nxehtë, PD dhe grupi parlamentar po punojnë paralelisht për aksionin opozitar, një sërë çështjesh të rëndësishme. Nu kaknë lidhje me ato që ndodh brenda PD, por me problemet e publikusht shqiptar.
Në takimet që janë bërë në PD ësthë fakti i vjeljes në mënyrë të freskët të perceptimeve, ndjesive të funksionimit të Reformës Territoriale të 2015. Nuk është aspak dhe për askënd që ajo është një Reformë totalisht e dështuar. Ishte reformë që vendosi vizën në hartën e Shqipërisë nisur vetëm nga rezultati elektoral.
Sot ke buxhet shumë herë më tepër të shpërdoruar nga pushteti lokal dhe Bashki që janë depozitë punonjësish. Në Kuvend u votua në mënyrë të njëanshme. Nuk ka asnjë individ që kërkon shërbime nga pushtet vendor që është jofunksionale dhe ulëritëse nevoja për ta ndryshuar.
E kemi bërë të qartë, që dhe vetë procesi i rishikimit të reformës të fillojë për së mbari. Së pari brenda vetes sonë, të marrim të gjitha dimensionin e dështimit të kësaj reforme, në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, ekspertë, akademikë, të ofrojmë zgjidhje të re territorial. Që të gjithë atë dështim të mos përmendet e mospërsëritet. Rruga e duhur për ta rishikuar si duhet dhe sa më shpejt Reformën.
Duket qartë që është krijuar një masë kritike kudo që duhet të ndryshojë dhe besojmë do të ndryshojë. Do të jetë një nga kërkesat në aksionin tonë opozitar në parlament.
Ka prioritet tjetër. Duhet të jenë, ky është një nga korrigjimet që kemi bërë. Duhet të ekstraktohen nga ndjesitë reale të publikut shqiptar. Njëra është për të rishikuar apo rikorrigjuar që procesi i 25 prillit me vjedhjet, përdorimin e administratës, lëshimin pa fre të krimit, përdhunimi të buxhetit, të patronazhistëve. Shndërrimi në një process jo vetëm në letër, por dhe në realitet të korrigjojë defektet. ‘’- tha Alibeaj.
Më tej Alibeaj sqaroi se PD nuk do të ketë asnjë Pazar apo bashkëpunim me Edi Ramën. Për të , opozita do të merret vetëm me problemet e qytetarëve.
‘’Ne e dime matematikën e thjeshtë. Nuk na mungon aftësia, por ajo çfarë është e rëndësishme dhe i jep peshë, piketave të aksionit tonë opozitar, nuk duhet të nisemi nga forca që kemi. Forcë, peshë, influencë, identifikon çështjet që rezonojnë me publikun. Vetëm në këtë mënyrë do të binden masa më e madhe e shqiptarëve, që politika të merret me problemet që ata kanë interes.
Edhe në rrafshet e akademizmit, qytetarëve, partnerëve ndërkombëtare këto janë ato që do të përcaktojnë aksionin opozitar.
Një ofertë politike, një aksion politik opozitar e ka forcën nëse është i aftë të rezonojë me kërkesat e publikut. Besoj do të jetë e suksesshme.
Absolutisht që nuk e di çfarë do të kërkohet apo kuptohet me të qenit e lehtë apo jo.
Nëse ata që mendojnë këtë gjë, s’ka për të ndodhur pazar me Ramën. Jemi totalisht në dy hemisfera që s’kanë lidhje. Vota për opozitën është votë djerse, besimi, programi. Mandatet e tyre janë të vjedhura. S’ka sit ë ndodhë pazar apo bashkëpunim. Kërkesat që do të kemi ne nuk janë teka. Do të jenë një ekstraktim i kujdesshëm që çfarë qytetarin e ndjek dhe e ka çuar në situatë të dëshpëruar. Nëse bëjmë këtë, kemi bërë detyrën tonë. Do të ndiqet nga fluket e akademizmit, qytetarisë. Nëse pala tjetër do të ketë guxim do të keë rezistencë, arrogancë është pjesë e asaj.
Mun t’ju them gjë tjetër, do të jetë më serioze sepse unë personalisht e ndjej që sigurisht hapësira, Berisha ka pasur të themi të gjithë ne në këtë situatë dhe të jemi në gjendje ndoshta me stilistikë tjetër ti flasim veshëve të njerëzve. Me urti, maturi, me zë të ulët, me akte të forta kur duhet për të çuar zërin e qytetarëve aty ku duhet. Kjo për secilin për ne është dhe një lloj sfide.’’- përfundoi ai.