• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vokshi: Shëndetësia falas, dështimi më i madh i Ramës. 380 mijë shqiptarë, në mëshirën e fatit

17:40 : 20/09/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Albana Vokshi, deputete e PD, duke iu referuar një raporti të Eurostat, shprehet se shëndetësia falas është mashtrimi dhe dështimi më i madh i Edi Ramës.

“Shqipëria është sërish në krye të listës së Europës për keq. Të dhënat e fundit nga Eurostat tregojnë përkeqësim të mundësisë që kanë shqiptarët për të kryer analizat e duhura shëndetësore. Janë rreth 380 mijë qytetarë që nuk përballojnë dot çmimet e larta në privat, pasi qeverisja e Edi Ramës dështoi ta sigurojë këtë shërbim jetik në sistemin publik. Kur flitet për shëndetësinë në Shqipëri, gjërat shkojnë keq e më keq”, shkruan Vokshi.

Në vijim ajo rendit disa fakte që raporton Eurostat dhe Banka Botërore:

• 13.5% e shqiptarëve (rreth 380 mijë) nuk kanë para e mundësi që të plotësojnë nevojat për ekzaminime shëndetësore, pasi janë shumë të shtrenjta. Numri është rritur me më shumë se 30 mijë në vetëm dy vjet. Veriu i Shqipërisë, më i varfëri, më i braktisuri më i pamunduri për shërbimë shëndetësore (23.1% nuk përballojnë shpenzimet për shëndet)
• Shqipëria, ka buxhetin më të ulët për shëndetësinë në Europë, 2.8% në 2018 (sipas një raporti të OECD&EC) ndërkohë që Maqedonia e Veriut e ka 4.1%, Bosnja Herzegovina 6.5%, Serbia 5.4%, Greqia 5.2% etj;
• Shpenzimet për frymë për shëndetësinë janë më të ulëtat në rajon, vetëm 116 € ndërkohë që në  Maqedoninë e Veriut  janë 186.5 €, Serbi 248.5€, 268 € në Bosnjë Herzegovinë;
• Shpenzimet private të shqiptarëve për shëndetin janë më të lartat në rajon. 93% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi (rryshfet, barna e kura te privati). Pagesa nga xhepi është më e larta në rajon me 58%, shumë më e lartë se në cdo vend të rajonit: 41% në Serbi, 35% në Maqedoninë e Veriut, 29% në Bosnjë-Herzegovinë, 15% në BE mesatare.
• Shqipëria është vendi me më pak mjekë në Europë: 1,2 mjekë për 1000 banore e shkon cdo ditë në ulje për shkak të largimit të mjekëve drejt vendeve të tjera kryesisht në Gjermani. Ndërkohë që Serbia e ka këtë raport 2.4 mjekë; Maqedonia e Veriut 2.8 mjekë, Greqia 6.8 mjekë.
• Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të vdekshmërisë gjatë priudhës së pandemisë. Komisioni Europian raporton që ky nivel në Shqipëri është më i lartë se dyfishi i mesatares në vendet e BE.

“Me Edi Ramën, më keq do të bëhet. Do të paguajmë më shumë lekë nga xhepi për shëndetin tonë, sepse sistemi shëndetësor nuk është në shërbim të qytetarëve por të klientëve të Edi Ramës”, shkruan Vokshi.

Lexo edhe:

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, bojkotohen gjyqet për 5 ditë

Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, bojkotohen gjyqet për 5 ditë

09:27 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

09:14 : 20/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, policia shoqëron disa të rinj si të dyshuar

09:05 : 20/10/2025
AKTUALITET

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra dhe magnituda

08:43 : 20/10/2025
BOTA

Studentë nga bota drejt Europës? Gara për talentet globale

08:40 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025
Para
Foto: News 18

Zëvendësoi Messin, Pochettino habit me arsyetimin e tij pas ndeshjes

TË GJITHA

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, bojkotohen gjyqet për 5 ditë

09:27 : 20/10/2025

Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

09:14 : 20/10/2025

Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, policia shoqëron disa të rinj si të dyshuar

09:05 : 20/10/2025

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra dhe magnituda

08:43 : 20/10/2025

Studentë nga bota drejt Europës? Gara për talentet globale

08:40 : 20/10/2025

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

08:23 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com