• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet në Rusi/ Dalin rezultatet e para, partia e Putin drejt një fitoreje bindëse

22:20 : 19/09/2021
në BOTA

Partia në pushtet e Rusisë, Rusia e Bashkuar duket se ka siguruar një fitore komode në zgjedhjet parlamentare treditore, megjithëse ka humbur terren ndaj kundërshtarëve të saj, sipas rezultateve fillestare dhe një sondazhi me votuesit në qendrat e votimit të dielën.

Me gati 13% të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Rusia e Bashkuar kishte fituar pak më shumë se 40% të votave.

Ndërkohë një sondazh i kryer nga INSOMAR në dalje të qendrave të votimit, rezultatet e të cilit u publikuan nga agjencia ruse e lajmeve RIA parashikon se Rusia e Bashkuar do të fitojë pak më shumë se 45% të votave.

Megjithëse kjo do të ishte një fitore e theksuar, do të përbënte një rezultat më të dobët se herën e fundit që u mbajtën zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, kur partia fitoi pak më shumë se 54% të votave.

Partia në pushtet ka pësuar një rënie të popullaritetit për shkak të rënies së standardeve të jetesës dhe i është dashur të përballet gjithashtu me një fushatë taktike votimi të organizuar nga aleatët e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny.

Lexo edhe:

No Content Available

Rezultatet fillestare treguan se Partia Komuniste përfundoi në vendin e dytë me rreth 24% të votave, e ndjekur nga partia nacionaliste LDPR me rreth 9%. Të dyja këto forca zakonisht mbështesin Kremlinin për çështjet kryesore.

Kritikët e Kremlinit thonë se votimi ishte një mashtrim, duke pasur parasysh një sërë goditjesh parazgjedhore që nxorrën jashtë ligjit lëvizjen e Navalny-t, ndaluan aleatët e tij të kandidonin dhe vunë në shënjestër mediat kritike dhe organizatat joqeveritare të cilat autoritetet i konsideruan si armiqësore.

Megjithatë, fitorja e pritshme e Rusisë së Bashkuar ka të ngjarë të përdoret nga Kremlini si dëshmi e mbështetjes së gjerë për Presidentin Putin, i cili ka qenë në pushtet si president ose kryeministër që nga viti 1999.

Aleatët e zotit Navalny, i cili po vuan një dënim me burg për shkelje të lirimit me kusht, akuzë që ai mohon, kishte inkurajuar votimin taktik kundër Rusisë së Bashkuar, një skemë sipas së cilës bëhet thirrje të mbështetet kandidati që ka shumë të ngjarë të mposhtë partinë në pushtet në një zonë elektorale të caktuar. Autoritetet u përpoqën të bllokonin iniciativën në internet.

Golos, një mbikëqyrës i pavarur i zgjedhjeve, tha se kishte regjistruar shumë shkelje gjatë votimit, përfshirë kërcënimet kundër vëzhguesve dhe fletëve të shumëfishta votimi, shembuj të qartë të të cilave qarkulluan në mediat sociale, ku disa individë u kapën nga kamera duke futur pako të fletëvotimeve në kutitë e votimit. /VOA

Etiketa: zgjehdje rusi putin boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

VIDEO/ Rebic spektakolar, Milani barazon shifrat ndaj Juventusit

TË GJITHA

PAMJE nga atentati për hakmarrje në Sarandë! Makina u hodh në erë me tritol, viktimë “Bushi”

08:29 : 05/10/2025
Viktima

Atentati me tritol në Sarandë/ Viktima, babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje

08:13 : 05/10/2025

Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:04 : 05/10/2025

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com