Nga Basir Çollaku
Socialistët nuk janë në pushtet, Partia Socialiste, është një fraksion i pushtuar nga “Rilindja”, sekti i Ramës, qeverisja mandat pas mandati, është një privatizim i thelluar i kryeminsitrit, ku kabineti mbushet me të deleguar të tij të posaçëm, përherë e më shpesh jashtë partisë.
Socialistët janë jetim si konsumatorë të pushtetit, ndonëse janë prodhuesit e tij. Mazhoranca është kthyer në një përballje agresive, radikale, të “Rilindjes” me “Mjaft”-in, për territore, pushtet, pasuri, kontroll.
Rama dhe Veliaj, dy drejtuesit e sekteve, nënqeshin përballë njëri-tjetrit, fërkohen në prani të Soros, por kur janë më kurriz, kafshojnë sa munden. Në dy partizat “Rilindje” dhe “Mjaft”, zgjatimet e Partisë së Punës, pasardhësja biologjike e Partisë Komuniste, janë strehuar, investuar, rrethuar kryetarët, duke u shtyrë e tërhequr, sipas shëndetit të intersave.
Palët kanë përfshirë në projektet e tyre, biznese, Mafie, banda, organizata kriminale, krim të organizuar, duke copëzuar lidhjet, e formatuar dy soj ushtrish në terren, të bashkuara vetëm në muajt zgjedhorë, kur duhet mbajtur me çdo çmim salltaneti dhe sulltanati.
Grupet dominuese nuk kanë asnjëri hallin as të votuesve të tyre, as kundërvotuesit, as socialistët, apo idiotistët rreth pellgut politik ku majmen. Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë një mbështetje diplomatike e ndërkombëtare me një harmoni hipokrite krahasuar me raportet e shkruara nga vetë ata. Ky është tregues së vota, demokracia, përralla të tjera të lirisë, janë hirnosur me kohë nga zjarrmia e pushteteve.
Edi Rama pas tre mandateve kryebashkiak e tre kryeministër, është gjendur nën akuzë kurrupsioni e trafiqesh, pastrami parash, jo thjesht nga media dhe opozita, por edhe ndërkombëtarët. Të paktën ata jashtë borderove të tij. Nga 70 milionë eurosh pasuri sipas shërbimeve britanike këtu e 15 vite më parë, në 200 milionë euro sipas raportit të OSCE, pesë vitë më parë, shifra të do ketë ecur përpjetë në një progresion gati të pamatshëm.
Ka mbi 7 vite ku Shqipëria është fatkeqësisht kryesuese në raportet për trafikun e drogërave, cannabis, heroinë, kokainë, pastrimin e parave, ortakërinë e pushtetit me Mafian. Edi Rama u detyrua të heqë dy ministra të brendshëm Sajmir Tahirin dhe Fatmir Xhafën, kryesocialist i Tiranës dhe kryesisë së partisë për histori të rënda trafikut të drogës.
Njëri, Tahiri, nën akuzë zyrtare për përfshirje individualisht në organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtarë të lëndëve narkotike, tjetri Xhafa, më vëllanë Geron Agronin, të dënuar për trafik ndërkombëtarë heroinë.
Numri dy ish-Partisë Socialiste, tashmë i Rilindjes, Damian Gjiknurin e 184-ës, njeriu i super dosjes së grabitjes elektorale, modelit të tërmetit penal, njeriun e Unazës së Re me 20 milionë euro një kilometër, pjesë e sektit të gurusë indian, histori e hetuar nga partnerët për pastrim parash.
E mjaft akuza nëpër dosje andej nga SPAK ku heshtja ndoshta është flori. Arben Ahmetaj zëvëndëskryeminsitri me dosje plot për hetime prej shumë vitesh, sërish krah i djathtë i numërimit të paravë për Ramën. Taulant Balla kreu i grupit parlamentar, në akuzë të pandërprerë për miqësitë e lidhjet me bandat, me emër në jo pak përgjime. Ortakë të cilët Edi Rama nuk i lëshon dot, ndonëse partnerët ia kërkojnë me ngulm, t’ia dorëzojë drejtësisë, ‘non gratat’ e papërmendur ende. Erion Veliaj, njeriu i doktoruar në rrenë dhe mashtrim, ka sërish një shpërthim të sektit të tij, duke emëruar në pjesë të rëndësishme pushteti njerëzit e tij, të cilët rrallë e shohin numrin e kryeminsitrit.
Në Kuvend, qeveri, drejtësi, ekonomi, tendera, përplasja është kudo. Ndragheta nuk e vret mendjen punon me të dy sektet. Veliajt i ka dalë ndërmjetësi i Mafies drejtor me rendësi pranë tij, Ramës i furnizohej ministria ku firmoste vetë në dyqanin e Ndraghetës. Pas hapjes së dosjes nga prokuroria e Posaçme, të hetuarit për lidhje me Ndraghetën në Tiranë përlanë edhe njëzet milione euro tendera, para publike, madje edhe në Policinë e Shtetit. Pastaj vërshuan kullat, koncensionet, investimet errësirë në bregdet, ofshoret më shumë se shiu.
Qarqet janë dominuar nga drejtues bashkish me problem të rënda penale me drejtësinë. Mbrohen dhunshëm nga Rama. Qeveria e re është gjithnjë e më pak socialiste, por një vertikalizim rastësor i Edi Ramës, për ta pasur gjithnjë e më tepër larg votuesve, por yesmenë sekondash për porositë e tij, duke qenë borxhlinj ndaj shefit e jo kontributeve.
Në këtë gjeometri politike të mazhorancës, të pushtuar nga “Rilindja”, “Mjafti”, bandat rreth secilit sekt, socialistët janë njëlloj opozitarë, të larguar nga ajo ku kanë qenë pjesë në prodhim. Ata duhet ta rithemelojnë Partinë Socialsite, duke e pastruar nga sektet. Nëse duan të kenë një të tillë, kur drejtësia, të fitojë pavarësinë, dhe të merret seriozisht me sektet “Rilindje dhe Mjaft”. Jo drejtësia e sotme sigurisht. Ajo duhet të përballet vetë me drejtësinë.