• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre rrugët që i mbeten PD-së

13:15 : 30/08/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Gentian Kaprata 

Ky fillim shtatori e gjen PD-në në situatën më të vështirë të gjendur ndonjëherë në jetën e saj relativisht të shkurtër. Ndërsa ka refuzuar të pranoj rezultatet negative që arriti në zgjedhjet e prillit të këtij viti, grupi i kandidatëve fitues të saj është i detyruar të hyj në Kuvendin e Shqipërisë. Tashmë është e qartë për edhe më fanatikun nga deputetët e ardhshëm demokrat- për të mos thënë, për çdo antar të saj- se alternativa për të bojkotuar është vetvrasje përfundimtare.

Në jetën politike ka vetëm një rregull, dhe ai është pjesmarrja. Nëse merr pjesë ka gjasa edhe të dëgjohesh; nëse nuk merr pjesë, nëse nuk flet, askush nuk mund të dëgjoj atë që ke ti në mendje edhe sikur të jetë i interesuar. Gjë, disafish e pamundur kjo, po të kemi parasysh karakteristikën përqëndruese të pushtetit te vetja, që e dallon këtë shumicë qeverisëse. Në këtë kuptim është e qartë se PD-ë do të hyj në Kuvend, por mbetet akoma e paqartë se kush është rruga që do ndjeki ajo për të bërë që fjala e saj të dëgjohet në këtë legjislaturë. Dhe çka është po kaq e rëndësishme, rruga që ajo duhet të ndjeki për tu vet-realizuar si shumicë qeverisëse për legjislaturën tjetër.

Tre, janë tipologjitë e mendimit politik që e përbëjnë PD-në e sotme, dhe duket se këto janë edhe rrugët e mundshme nëpërmjet të cilave ajo mund të synojë ardhjen në pushtet. Në këtë shkrim të shkurtër opinioni, ne do të tentojmë ti kuptojmë të treja ato, duke shpresuar se një rrugë e katërt që i “nakatos” ato në një “frymë” të vetme do ishte një gabim shumë i madh për opozitën. Në fakt, ne besojmë se ishte pikërisht kjo rrugë e katërt e PD-së që e la atë për tëtë vite në opozitë.

Kalimi herë pas hershëm dhe në mënyrë të përsëritur nga një opozitë revolucionare e ‘rëzimit të qeverisë me protesta’ të forta, te një opozitarizëm mbështetur në diskursin e vetëm “anti-komunist” dhe “anti-korrupsion”, të shoqëruar ndonjëherë edhe me premtime anemike liberalizuese dhe demokratizuese, është arsyeja pse PD-ë nuk ja doli të fitonte kundër qeverisjes më të keqe që ka pasur vendi në këto vite tranzicion. Ishte ky miksim tipologjish të mendimit që pamundësoi përfshirjen masive të votuesit gri (atij që mendon përpara se të vendosi), në projektin për ti dhënë Shqipërisë një qeverisje të ndryshme nga ajo që vegjeton prej tetë vitesh.

Lexo edhe:

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

Bërë këtë parantezë, ne prezantuam edhe tre grupet e mendimit në Pd-ë. Për ta nisur me grupin më të dëmshëm, mund të thuhet se këta besojnë se qeveria duhet “rëzuar”. Ajo duhet mbajtur në presionin e protestave ku intensiteti mund të shprehet edhe me dhunë. Nën këtë presion ajo detyrohet, përgjithësisht nga ndërkombëtarët, të dorëzoj pushtetin apo “të rëzohet” sikurse ju pëlqen atyre të thonë! Këta nuk kuptojnë se demokracia liberale përveç parimit se ‘liria duhet mbrojtur edhe me armë kur rezikohet’, ka edhe një tjetër. Për ta shprehur me fjalët e Linkolnit të madh, ky parim na thotë se “ajo që vendoset me votë, nuk mund të përmbyset me shpatë”!

Grupi i dytë i mendimit politik në PD-ë, janë akuzatorët. Këta mendojnë se duke e monopolizuar diskursin opozitar vetëm te akuzat ndaj qeverisë, do të krijojnë një masë kritike votuesish kundër saj. Duke qenë se sistemi është bipartizan, sipas tyre, kjo masë do të votoj për PD-në. Megjithëse edhe antarët e këtij grupi besojnë se ‘qeveria rëzohet’ ata nuk janë aq të dëmshëm sa antarët e grupit të parë. Por sidoqoftë, kanë një qasje të gabuar ndaj politikës dhe mbeten të dëmshëm për aspitatat qeverisëse të PD-së. Këta nuk kuptojnë se, fakti që në sytë e publikut ‘qeveria është e keqe’, nuk e bën ‘PD-në më të mirë’! Të paktën jo pas 30 vitesh rotacioni sipas të njëjtës skemë.

Grupi i tretë janë parimorët. Këta besojnë se ndryshimi nuk vjen nga ‘rënia e qeverisë’, por nga ‘ngritja e opozitës’. Kurse ngritja e PD-së mund të vij vetëm nëse kjo i kthehet parimeve, anti-komuniste dhe liberalo-klasike, mbi të cilat u krijua 30 vite më parë. Në të kundërt, këta besojnë se PD-ë do të kthehet në një fotokopje të PS-së dhe nuk do të arij të frymëzoj një masë të tillë votuesish sa të bëhet shumicë qeverisëse. Për më tepër, edhe nëse për ndonjë rastësi fatlume PD-ë do të vij në pushtet, sipas antarëve të këtij grupi, pak gjë do të ndryshojë për shoqërinë, sepse ky do të ishte një rotacion emra pushtetarësh, jo ndryshim i thellë programor në qeverisje.

Sigurisht që këto grupe mendimi nuk janë të strukturuara në nivelin që i prezanton ky shkrim modest opinioni. Në të kundërt PD-ë do të ishte një parti me fraksione, bile një parti demokratike. Prandaj është pothuajse e pamundur të presim që ajo të ndjeki vetëm një rrugë opozitarizmi, dhe akoma më pak atë të duhurën. Porse një gjë është e sigurt, nëse PD-ë vijon me këtë lëmsh strategjie e mendimi opozitar: sa te “revolucioni” e sa te “inkuizicioni”; për të mos harruar shakarat pa kripë të ‘zotimeve qeverisëse’ me gjëra falas, rritje rrogash, pensionesh e subvensionesh, asgjë nuk ndryshon për të dhe aq më pak për Shqipërinë, në të ardhmen e afërt.

Lajme të lidhura

SPORT

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025
KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
SPORT

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025
BOTA

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025
Para

Vjen firma për United, Ronaldo bëhet më i paguari në Angli

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com