• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masat e reja anti-Covid/ Kategoritë dhe afati i vaksinimit të detyrueshëm. Zbardhen gjobat për shkeljen e rregullave

12:20 : 30/08/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, SHENDETI

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu njoftoi këtë të Hënë se do të nisë vaksinimi me detyrim ndaj Covid në vend, ndaj disa kategorive. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli saktësoi se vaksinimi me detyrim do aplikohet për stafin mjekësor, arsimtarët dhe studentët.

Gjatë komunikimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, u njoftuan masa të reja shtrënguese si zgjatja e orës policore me 60 minuta dhe rregulla më të rrepta për të hyrë në vend.

Për shkeljen e masave, u paralajmëruan penalizme me gjobë.

Vaksinimi me detyrim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu tha se qasjet e mosvaksinimit janë papranueshme, “se sot në Shqipëri mosvaksinimi bëhet një pengesë e rrezikshme e një vale të re infektimi”.

Lexo edhe:

GJKKO dërgon për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit

PSD e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

“Deri tani janë mbi 625 mijë persona të vaksinuar me 2 doza dhe mbi 816 mijë me 1 dozë. Zgjedhja për të bërë ose jo vaksinën s’është vetëm personale, por vë në rrezik jetën e familjarëve miqve, shokëve e shoqeve në klasa e auditorë, kolegëve apo kolegeve në vendin e punës. Shtatori do jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Detyrimi i disa kategorive (për tu vaksinuar) do bëhet në emër të së drejtës për të mos u infektuar”, tha Manastirliu, e cila theksoi se vaksina shmang format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.

Rakcolli bëri me dije se deri në 30 Shtator, studentët, arsimtarët dhe stafi mjekësor duhet të dorëzojë vërtetimin pranë qendrës së punës apo zyrës së përcaktuar nga institucionet arsimore kopjen e vaksinimit, që merret nga e-albania.

“Për ata që nuk e kanë, shtoi ajo, do të kërkohet paraqitje periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës, një dokument që do vlerësohet përveç mjekut dhe specialistit që e ka dhënë, edhe nga specialisti i ISHP për të evituar ndonjë vendim jo fort të saktë”, tha ajo.

Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid.

Masat e reja

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se rastet e reja ditore ose incidenca 2-javore është “rritur ndjeshëm” nga 86 për 100 mijë banorë në 300 për 100 mijë banorë, ndaj edhe nga 1 Shtatori do aplikohen masa të reja.

Ajo tha se nga 1 Shtatori, ora policore nga 24:00-6:00, bëhet 23:00-6:00.

Rakacolli shtoi se nga data 6 shtator, qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë 1 nga këto 3 kushte:

  • Të paraqesin pasaportën e vaksinës ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi.
  • Të kenë test PCR negativ brenda 72 orëve, ose testin e shpejt anti-genik brenda 48 orëve,
  • Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme, deri në 6 muaj pas shërimit.

“Kjo është e vlefshme edhe për ata qytetarë që kalojnë tanzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. Qytetarët shqiptarë, rezident në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit”, saktësoi Rakacolli.

Gjobat

“Rakacolli tha se në ndërtesën e aeroporteve do lejohen të hyjnë vetëm, pasagjerët që udhëtojnë duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës siç është rekomanduar”, tha Rakacolli.

“Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, transport publik, dhe në të gjitha vendet ku nuk sigurohet distancomi fizik. Në të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor vijon të mbetet në fuqi moslejimi i hyrjes së familjareve për personat që janë të shtruar”, shtoi.

“Në të gjitha rastet ku nuk zbatohen masat e rekomanduara do zbatohen penalitete, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskë në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe 5 mijë lekë nëse është përsëritës. Në rast se bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga institucionet e shëndetit publik, masa e penalitetit shkon nga 100 mijë deri në 700 mijë lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar”, tha Rakacolli, duke apeluar më tej për respektimin e masave të vendosura.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO dërgon për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit

11:37 : 23/07/2025
AKTUALITET

PSD e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

11:34 : 23/07/2025
AKTUALITET

‘Shqipëria Bëhet’ në KQZ: Lista e mbyllur u dorëhoq para 11 Majit, mandati t’i kalojë Lapajt

11:26 : 23/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ SPAK merr të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika të “Sky Tower” në Tiranë

11:22 : 23/07/2025
AKTUALITET

Vodhën mbi 400 mijë euro nga kompania ku ishin të punësuar/ Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

11:21 : 23/07/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ GJKKO shtyn procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes

11:08 : 23/07/2025
Para

Sulmi amerikan në Kabul, shuhet familja prej 9 anëtarësh

TË GJITHA

GJKKO dërgon për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit

11:37 : 23/07/2025

PSD e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

11:34 : 23/07/2025

‘Shqipëria Bëhet’ në KQZ: Lista e mbyllur u dorëhoq para 11 Majit, mandati t’i kalojë Lapajt

11:26 : 23/07/2025

Dosja “Veliaj”/ SPAK merr të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika të “Sky Tower” në Tiranë

11:22 : 23/07/2025

Vodhën mbi 400 mijë euro nga kompania ku ishin të punësuar/ Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

11:21 : 23/07/2025

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ GJKKO shtyn procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes

11:08 : 23/07/2025
Foto ilustruese

Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë të kontrabanduara nga Greqia, arrestohen 4 veterinerë

11:01 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com