Arjola Trimi, notarja shqiptare e cila përfaqëson Italinë në Lojërat Paralimpike, ka fituar sot medalje të artë në 100 metra stil i lirë, në kategorinë S3.
34-vjeçarja la pas amerikanen Leanne Smith dhe rusen Iuliia Shishova.
Kjo është medalja e dytë e artë për notaren, e cila dje përfundoi e para edhe garën e 50 metrave shpinë.