Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi u kap në flagrancë teksa shpërndante kokainë.
Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Fatjon Naçi, 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.