• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Ilir Daja siguron tifozët: Partizani do të jetë pretendent, ja blerjet e fundit të “demave”

21:57 : 29/08/2021
në SPORT

Partizani ka mbyllur fazën përgatitore në Ohër dhe gjatë kthimit për në kryeqytet është ndalur dje në Pogradec, ku ka zhvilluar edhe testin e radhës me Pogradecin, që e fituan në shifrat 1-0.

Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, pas miqësores, trajneri Ilir Daja ka shuar gjithë kureshtjen e dashamirësve të kuq se çfarë po ndodh me merkaton e Partizanit, ku kanë ngecur dhe se çfarë presin deri në fund të muajit.

Daja ka konfirmuar se kongolezi Matondo është i “demave”, si dhe shumë pranë afrimit janë edhe dy mesfushorë. Ndërsa, me afrimin e një sulmuesi, duke marrë të mirëqenë tre afrimet e mësipërme, Partizani do të jetë i kompletuar dhe i gatshëm për të qenë konkurrues dhe për të realizuar objektivat e klubit.

Si shkoi faza në Ohër dhe si e patë ekipin ndaj Pogradecit?

Mbyllëm përgatitjet dyjavore në Ohër, ku kemi punuar me intensitet maksimal me dy seanca në ditë. Kjo duket edhe në ndeshjet miqësore ku ekipi nuk është në formën e duhur, pasi muskujt janë të ngarkuar. Gjithsesi, ka kaluar pa probleme vetëm me një dëmtim të Zhuniorit dhe një dëmtim mekanik të Celinës, pjesa tjetër është gati dhe do të përgatitet në Tiranë ku kemi edhe një miqësore të fundit të mërkurën me Egnatian, para startit të kampionatit. Këtë ndeshje do ta trajtojmë si një ndeshje kampionati, pak a shumë edhe me ndërrimet zyrtare dhe menaxhimin si një takim zyrtar. Ekipi ka një formë të mirë fizike, por ritmi nuk është aty ku duhet për shkak të muskujve të ngarkuar

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

Janë orët e fundit të merkatos dhe në intervistat e fundit keni treguar se ku synoni të përforcoheni. A do të ketë afrime apo do të vazhdoni kështu?

Sapo fola me drejtorin dhe lojtari nga Kongo (Masanga Matondo) e ka mbyllur kontratën. Ai duhet të vinte të hënën. Për shkak të linjave ajrore dhe situatës ka qenë i pamundur udhëtimi. Ai është një përforcim i shtuar. Presim edhe dy lojtarë që janë në procesin e përfundimit. Nëse realizohen këto 3 përforcime do të shohim mundësinë e një lojtari tjetër në sulm dhe besoj që jemi të kompletuar.

Cila është arsyeja që klubi nuk po jua plotëson këto dëshira merkatoje?

Nuk është problemi se nuk po m’i plotëson klubi sepse ne punojmë të gjithë në grup, por ata lojtarë që na janë afruar nga menaxherët nuk kanë bërë diferencën për t’u bërë pjesë e grupit dhe kjo ka qenë arsyeja që është vonuar deri në këto momente. Pastaj lojtarët gjatë këtyre muajve bëjnë një lloj “tenderi” dhe tani mund të gjesh ndonjë lojtar që mund ta plotësosh më mirë grupin.

Zhunior është i dëmtuar dhe nga merkatoja nuk ka ende asnjë prurje për majën e sulmit. Kush do të jetë zëvendësuesi i brazilianit dhe a e synoni ende Mario Gjatën?

Nuk mund të flas për lojtarë që nuk janë pjesë e Partizanit, pavarësisht se ne mund të synojmë shumë lojtarë të tillë, por që do flas në momentin që hidhet firma mbi kontratë. Ne tentojmë që atë pozicion ta dublojmë, por që mendoj se Zhuniori të hënën mund t’i bashkohet grupit në seancat stërvitore.

Rivalët kanë lëvizur dhe janë përforcuar shumë në merkato. A është Partizani një hap pas tyre në këto kushte?

Besoj që edhe ne kemi lëvizur shumë sepse ne e kemi filluar merkaton që në mbarimin e kampionatit për t’u përfaqësuar në eliminatoret e Konferencë Ligës dhe kemi marrë 6-7 lojtarë. Kemi disa futbollistë, duke filluar nga kapiteni Hoxha, zv.kapiteni Belica, Zhunior, Kardozo që kanë qenë pjesë e formacionit, si dhe Cara. Po ashtu, kemi disa të rinj me perspektivë si Rrapaj, Celina dhe ndonjë tjetër. Kjo do të thotë që nëse përforcohemi me 3-4 lojtarë cilësorë në këto ditë të mbetura, besoj që edhe ne do të jemi aty ku janë edhe ekipet e tjera. Do të kemi një kontigjent të gatshëm për të përballuar kampionatin dhe realizuar objektivat që ka gjithmonë Partizani.

Me ekipin që keni, Partizani do të luftojë për Europë apo për titull?

Çdo ekip që starton kampionatin nuk mund të parashikojë se ku do të jetë në momentin e fundit, jo vetëm Partizani. Ne do të fokusohemi te ndeshja e parë sepse kemi një ndeshje me kampionët që është në Durrës, e cila është një transfertë e vështirë. Më mbrapa, hap pas hapi do të precizojmë edhe objektivat finale, sepse nuk mund të flasësh për objektiva afatgjata pa parë ato afatshkurtra.

/Panoramasport

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025
SHOW BIZ

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025
SPORT

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025
Para

Çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni një lugë mjaltë herët në mëngjes?

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com