• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Ja pse Kristiano Ronaldo firmosi me Mançester Junajtid

10:22 : 28/08/2021
në SPORT

Kristiano Ronaldo nuk është më një futbollist i Juventusit. Ylli portugez largohet nga Torinoja pas 3 sezonesh dhe 30 minutash të luajtura në të parën e këtij sezoni, në Udine, ku fotografia e fundit që la ishte një gol spektakolar në minutën e 94-t, i cili mund të jepte fitoren 3-2 “in extremis”, por që më pas u anulua me VAR.

Historia e portugezit me “Zonjën e Vjetër” u shkrua më shumë për numrat personal të CR7-ës, sesa për klubin, duke qenë se pavarësisht një shpenzimi prej gati 300 milionë eurosh, sërish në Torino trofeu i Ligës së Kampioneve mbeti një mirazh.

Gjithsesi, kudo ku hyn Kristiano Ronaldo është e pamundur që vëmendja, por edhe surprizat të mos mungojnë. Ndonëse prej muajsh kishin nisur zërat për largimin e tij nga Torinoja, vetëm dje erdhi konfirmimi zyrtar, mes një rrëmuje e cila përfshiu mjaft prej klubeve më të mëdha të Europës, por në fund ata që e bënë të tyrin, më saktë e ribënë ishte Mançester Junajtid.

Dita e djeshme ishte një çmenduri e vërtetë, por me aq shumë persona sa ishin vënë në punë gjithçka u zgjidh shumë shpejt. Në orën 9:20 të mëngjesit, Ronaldo u paraqit në “Kontinaza” ku kërkoi menjëherë një takim me trajnerin Alegri dhe me shokët e skuadrës, të cilëve u tregoi hapur dëshirën për t’u larguar nga Juventusi.

Këtë vendim e kishin mësuar edhe drejtuesit pas takimit të së enjtes me menaxherin Zhorzh Mendesh, ndërsa në të njëjtën kohë në aeroportin e Kazeles po bëhej gati avioni i tij privat që do ta dërgonte në Lisbonë, ku ai priste përgjigje mbi skuadrën e re.

Lexo edhe:

Shiste doza kokaine në Fier, vihet në pranga 30-vjeçari

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por rrezikoi banesat në fshat, arrestohet 63-vjeçari në Dimal

Ndërkohë, në Angli të gjithë e prisnin Ronaldon në Mançester, te Siti, ku Pep Guardiola në konferencë në mënyrë të papritur la dyshime mbi mbërritjen e portugezit, ndonëse e gjithë media europiane dhe botërore e kishte të sigurt firmën me “Qytetarët”. “Ronaldo do të zgjedhë vetë ku të shkojë.

Nuk vendos as Juventusi dhe askush tjetër. Vetëm këtë di t’ju them”, ishin fjalët e trajnerit spanjoll, që me sa duket, e dinte se diçka kishte ndryshuar. Dhe pikërisht kjo kishte ndodhur… Mançester Junajtid kishte ndërhyrë në mënyrë surprizë në mes të tratativës dhe këtë e bëri të kuptohej në spondën tjetër të Mançesterit Ole Gunar Solskjaer, trajneri i Junajtidit në konferencën për shtyp: “Nëse ke luajtur me Junajtidin, nuk mund të luash me Sitin. Ronaldo e di mirë se sa shumë e duam këtu dhe e vlerësojmë, prandaj nëse do e di se çfarë duhet të bëjë”.

Pak fjalë, pas së cilave fshihej diçka e madhe… Junajtid i kishte kërkuar ndihmë Sër Aleks Fergusonit, “babait shpirtëror” të Kristiano Ronaldos që të ndryshonte mendim dhe të refuzonte Sitin për të bërë rikthimin në skuadrën që i dhuroi në vitin 2003 skenën madhështore të futbollit dhe e transformoi në lojtarin që të gjithë e njohin sot. Dhe duke parë lidhjen e fortë që CR7 ka pasur gjithmonë dhe ka ende sot me Fergin, situata ndryshoi në mënyrë të çmendur derisa erdhi edhe zyrtarizimi te Mançester Junajtid, rreth orës 18:00.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiste doza kokaine në Fier, vihet në pranga 30-vjeçari

10:24 : 25/08/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por rrezikoi banesat në fshat, arrestohet 63-vjeçari në Dimal

10:16 : 25/08/2025
AKTUALITET

Shkaktoi aksidentin që i mori jetën 2 motrave në Sarandë, arrestohet 23-vjeçari, drejtonte automjetin i dehur

10:06 : 25/08/2025
AKTUALITET

Trafikanti shqiptar nga qelia: Qeveria britanike mund ta ndalojë kontrabandën e emigrantëve, por nuk do

09:42 : 25/08/2025
BOTA

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

09:37 : 25/08/2025
HOROSKOPI

Njohje të reja dhe mundësi financiare! 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

09:19 : 25/08/2025
Para

Jasmina thumbon Andin: Nuk kam nevojë për një mashkull me shpirt të varfër

TË GJITHA

Shiste doza kokaine në Fier, vihet në pranga 30-vjeçari

10:24 : 25/08/2025

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por rrezikoi banesat në fshat, arrestohet 63-vjeçari në Dimal

10:16 : 25/08/2025

Shkaktoi aksidentin që i mori jetën 2 motrave në Sarandë, arrestohet 23-vjeçari, drejtonte automjetin i dehur

10:06 : 25/08/2025

Trafikanti shqiptar nga qelia: Qeveria britanike mund ta ndalojë kontrabandën e emigrantëve, por nuk do

09:42 : 25/08/2025

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

09:37 : 25/08/2025

Njohje të reja dhe mundësi financiare! 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

09:19 : 25/08/2025

Kapet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik dr*ge e grup kriminal/ EMRI

09:04 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com